Kontigjenti i 6-shtë u kthye në Atdhe pasi përfundoi misionin në Kabul ndërsa ushtarakë të tjerë shqiptarë u nisën me mision në Herat. Por vitin e ardhshëm Shqipëria do rrisë prezencën e saj përkrah aleatëve në misionet paqëruajtëse.

“Mbetemi të angazhuar për të vijuar kontributin duke rritur me 60% prezencën tonë në Afganistan për vitin 2018, duke ju përgjigjur kështu pozitivisht strategjisë së re të presidentitTrump mbi Afganistanin. Përfaqësimi në këto misione është shndërruar tashmë në simbolin e profesionalizmit dhe të përkushtimit të ushtarakëve tanë”, tha minsitrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Eligert Çelaj është një nga ushtarakët e Forcave të Armatosura që mbushi 24 vjeç në ditën që u nis me mision në Herat.

Top Channel