Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi shpërndante hashash në ambientet e jashtme pranë shkollave.

Burime zyrtare të policisë së Beratit thonë se është arrestuar Alvaro Nallbani. “Arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike Canabis Sattiva pranë ambjeteve të jashtme të shkollave. Nga kontrolli fizik që ju ushtrua shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet dhe sekuestrua nje sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar Canabis Sattiva e ndarë në doza”, bën të ditur policia e Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Top Channel