E mërkurë, 20 Dhjetor 2017
08:36
Putin, për Kosovën: Pro zgjidhjes që del nga dialogu Prishtinë-Beograd

Nga Moska mbërrin një sinjal domethënës për Kosovën: Vladimir Putin deklaroi se do të mbështesë çdo zgjidhje të ngërçit shumëvjeçar, me të cilën do të pajtohen Beogradi dhe Prishtina.

00:48
Projekt-ligji republikan i taksave, kalon në Senat për votim

Kongresi, i kontrolluar nga republikanët, pritet të konfirmojë rishikimin më të gjerë të sistemit tatimor të SHBA-ve në më shumë se tre dekada.

E martë, 19 Dhjetor 2017
23:05
Insigne rikthehet me gol, Napoli kalon në çerekfinalet e Kupës

Napolit i mjaftoi vetëm një gol për të kaluar në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra jugore mundi 1-0 Udinesen në “San Paolo” pas një ndeshje të cilën e dominoi plotësisht.

23:03
Korçë, qëllohet me armë 39-vjeçari, sapo ishte kthyer nga Gjermania

Një 39-vjeçar nga Korça është plagosur me armë zjarri nga disa persona, të cilët i kishin zënë pritë në aksin nacional Korçë -Ersekë.

22:54
Aksident në Lushnje-Fier, 3 persona të plagosur

Një aksident me 3 persona të plagosur ka ndodhur në vendin e quajtur “Vajkan”, në aksin rrugor Lushnje-Fier.

22:08
Ndikimi rus në Maqedoni, Talat Xhaferi flet në Top Story

I ftuar në Top Story, ndër të tjera, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë foli edhe për ndikimin rus në Shkup.

21:13
Sulmi në Berlin, qeveria pranon dështimin

Krerët e Gjermanisë pranuan se qeveria nuk siguroi mbështetje të përshtatshme për të afërmit e viktimave të sulmit të vjetshëm terrorist në një treg Krishtlindjesh në Berlin dhe gjithashtu mangësi në procedurat e sigurisë para sulmit.

21:10
Trafik droge nga nëpunësi i aeroportit

Policia braziliane shkatërroi një rrjet për trafikun e drogës që operonte në aeroportin ndërkombëtar të Rio de Janeiros.

21:10
Talat Xhaferi në Top Story: Gjuha Shqipe, brenda janarit pritet të votohet

7 muaj pas krizës më të madhe politike në Maqedoni dhe sulmit mbi Parlament, në Top Story mbrëmjen e së martës ka qenë i ftuar kryeparlamentari i Maqedonisë, shqiptari Talat Xhaferi.

21:03
Zbërthehet kreu i FIFA, Infantino për Italinë dhe “VAR”

Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino mbylli çdo derë të mundshme që të rikthehet Italia në Botërorin e vitit të ardhshëm.

20:59
15 vjet Fiks Fare, urimi i politikanëve

Emisioni “Fiks Fare” ngriti siparin 15 vite me parë, si emisioni i parë investigativ në Shqipëri. E në jo pak raste pjesë e kronikave të saj janë bërë politikanët shqiptarë, por çfarë thonë ata në këtë ditëlindjen të 15-të.

20:29
Plehrat në Shkumbin; Masakra mjedisore në qarkun e Elbasanit

Përveç qytetit të Elbasanit, të gjitha bashkitë e këtij qarku nuk kanë asnjë zgjidhje për plehrat të cilat shkaktojnë një masakër të vërtetë mjedisore.

20:17
“Fiks Fare”, 15 vjeç; Ditëlindja e emisionit të parë investigativ në vend

Plot 15 vite më parë, emisioni “Fiks Fare” ngriti siparin, si emisioni i parë investigativ në Shqipëri.

19:55
Balili, një hap para shtetit. Baroni i drogës i shpëtoi të gjitha aksioneve

Kur policia greke më 11 maj të vitit 2016 përmendi emrin e Klement Balilit si kreu i një rrjeti të trafikut të drogës, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” lëvizte i lirë në Sarandë, ku ishte emëruar drejtor i Transporteve.

19:55
Skënderbeu kërkon titullin e 2016-s, hedh në gjyq FSHF-në

Skënderbeu nuk ka ndërmend të heqë dorë nga titulli kampion i sezonit 2015-2016, i hequr nga Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit pas dyshimeve për trukime ndeshjesh.

18:25
Bilanci i 2017-ës, 65 gazetare të vrarë në botë

Të paktën 65 punonjës të medias në të gjithë botën janë vrarë në detyrë gjatë këtij viti raporton organizata për lirinë e medias, Reporters Without Borders.

17:55
“Reali ta harrojë Neymar-in!”

Neymar vazhdon të jetë temë diskutimi në media. Në fillim të këtij muaji, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez bëri një deklaratë nëpërmjet së cilës pranonte dëshirën për të pasur brazilianin në skuadër, një deklaratë kjo që ka gjetur përgjigjen e menjëhershme nga ana e Paris Saint Germain, fillimisht me Unai Emery e më pas me Drejtorin Sportiv, Antero Henrique.

16:55
Atletico denoncon Barçën: Kontakte të parregullta me Griezmann

Atletico Madrid ka denoncuar Barcelonën në selinë e FIFA-s për “çështjen Griezmann”. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle “Marca”, që shpjegon se klubi “blaugrana” ka pasur kontakte të parregullta nga ana ligjore me sulmuesin francez, i cili është nën kontratë me “Los Colchoneros” deri në vitin 2022.

16:49
Raiola, në Milano për Donnarummën. Shtyhet takimi me Fassonen

Mino Raiola ka zbritur në Milano prej fillimjavës, me synimin për t’u takuar me administratorin e deleguar Marco Fassone mbi të ardhmen e Gigio Donnarummës, diçka që pritet me vendosmëri nga tifozët milanistë e jo vetëm.

15:26
Lidh zonën e Belshit, ura e dëmtuar nga Shkumbini

Ura e Çengelajt, e cila i shërben të gjithë zonës së Belshit, u dëmtua rëndë nga prurjet e mëdha të lumit Shkumbin në janar të vitit 2015, ku edhe të tjera ura në fakt u shembën.

15:20
Edhe kalatë me koncesion. Pr.ligji, vendimin e merr Kumbaro

Qeveria ka dërguar në Parlament një projektligj të ri, i cili i hap rrugën dhënies me koncesion të monumenteve të kulturës. Projektligji për trashëgiminë kulturore dhe muzetë është hartuar nga Ministria e Kulturës.

15:10
PS, votim me emrat e PD. Opozita: Zgjedhja e kryeprokurores, jolegjitime

Arta Marku u zgjodh me 69 vota, por edhe me emrat e deputetëve demokratë që protestonin kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm.

15:03
Filter për SPAK? Prokurorët në Kushtetuese: Ligji na heq kompetencat

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim ankimin e Unionit të Prokurorëve për një nga ligjet më të rëndësishme të reformës në drejtësi, ligjin 35 të këtij viti, që bën ndryshime të rëndësishme në Kodin e Procedurës Penale.

14:40
Starova udhëheq stërvitjen e së martës. Heshtje në kampin e kuq

Sulejman Starova është kthyer në krye të Partizanit, duke udhëhequr skuadrën në seancën stërvitore të ditës së martë.

14:25
“Mentaliteti amerikan i Luftës së Ftohtë” zemëron Kinën. Reagon edhe Rusia

Raporti i politikës së re amerikane të sigurisë kombëtare e ka irrituar Kinën, që reagoi menjëherë duke deklaruar se Uashingtoni duhet të heqë dorë nga ide të tilla të vjetëruara.

14:16
Tiroli Jugor, Austria nxit separatizmin në provincën e Italisë

Austria mund të jetë shkaktare e një tjetër beteje për pavarësi, me veprimin e saj të fundit, teksa i ka ofruar pasaporta gjermanishtfolësve të një province në Italinë veriore.

14:00
Seleksionimet e të rinjve, Bushi e Mustedanagiç shprehen të kënaqur

Trajnerët e ekipeve të moshave të Shqipërisë ishin të impenjuar në një fushatë seleksionimesh, ku në fokusin e tyre kanë qenë mbi 2.700 fëmijë të datëlindjeve 2000-2006.

13:59
Balla: Të rishikohet rregullorja e Kuvendit

Taulant Balla thotë se vendimi i së hënës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm është plotësisht vendim kushtetues, ndërkohë që kërkoi rishikimin e rregullores së Kuvendit, për të nëshkuar, sipas tij, deputetët që nuk ushtrojnë detyrën.

13:21
Rehabilitohet Kisha 237-vjeçare e Shën Prokopit

Në prag të Krishlindjes, Bashkia e Tiranës u bën një dhuratë besimtarëve të krishterë, pasi do të rikonstruktojë Kishën e Shën Prokopit në Parkun e Liqenit të Tiranës.

13:15
Basha: U realizua një puç. Prokurorja zgjidhet me 3/5 në Kuvend

Opozita e cilëson të pavlefshëm votimin e djeshëm për kryeprokuroren Arta Marku.

13:13
Thaçi: Të varemi nga prodhimi vendas

Prodhimet “Made in Kosova” u rikthyen në vëmendje me mbrëmjen gala të klubit të prodhuesve kosovarë. Edicioni i ri i fushatës së nisur majin e vitit të kaluar u fokusua tek arritjet, por edhe objektivat e së ardhmes.

13:04
Dybala irriton Juventusin, vëllai takohet me drejtuesit e PSG-së

Ajo që po ndodh mes Paulo Dybala dhe Juventusit mbetet ende një mister. Por, raporti mes klubit bardhezi dhe talentit argjentinas, i cili të dielën kundër Bolognës e pa veten në pankinë për të dytën herë me radhë, duket se është minuar.

13:03
Procedohen 10 deputetë, Policia: Prishën rendin publik gjatë protestës

Policia arrestoi 6 shtetas, të cilët akuzohen për veprime të dhunshme në protestën e opozitës, që u zhvillua paraditen e së hënës në hyrjen e Kuvendit.

12:49
Një ish i UEFA-s: Milan? Zero rrezik falimenti. Marrëveshja vullnetare duhej miratuar

Nëse Umberto Lago do të ishte ende president i Dhomës së Kontrollit Financiar të UEFA-s, Milani do ta kishte të miratuar tashmë “marrëveshjen vullnetare” të propozuar nga administratori i deleguar Marco Fassone.

12:32
Williams-Kubica, menaxheri Rosberg ofron 7 mln USD për 7 garat e para

Robert Kubica nuk heq dorë nga plani i tij i rikthimit në F1 me skuderinë Williams.

12:19
Tjetër raketë mbi Rijad, sërish nga rebelët Houthi

Një raketë balistike u diktua në qiellin e Rijadit, e nisur sipas koalicioni saudit prej rebelëve “Houthi”, me të cilët ai lufton në Jemen që prej marsit të vitit 2015.

11:23
BE si SHBA, dënon dhunën në protestën e së hënës

Edhe delegacioni i Bashkimit Europian është bashkuar me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dënimin e dhunës gjatë protestës së një dite më parë jashtë dhe brenda Kuvendit të Shqipërisë.

11:11
SHBA, veto rezolutës për anulimin e vendimit të Trump për Jeruzalemin

Ashtu siç pritej, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton përballë një draftrezolute të paraqitur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që refuzonte vendimin e presidentit Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

10:56
Këshilltari i Trumpit: Ndërhyrja ruse, kërcënim për sigurinë kombëtare

Këshilltari i Donald Trump për Sigurinë Kombëtare ka akuzuar Rusinë për një “fushatë të sofistikuar subversive” për të minuar shoqëritë e lira dhe të hapura.

10:37
Basha: Shqiptarët protestuan si në çdo vend kur shkelet Kushtetuta

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në Facebook “brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në çdo vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia”.

10:33
Dalja e trenit nga shinat, hetohet për tejkalim shpejtësie. Tre të vdekur

Treni i dalë nga shinat, duke vrarë 3 persona një ditë më parë në Uashington të Shteteve të Bashkuara, ishte duke udhëtuar me 130 km në orë në një kthesë me limit shpejtësie prej më pak se 50 km në orë. Kjo është verifikuar nga të dhënat e motorit të pasëm të trenit.

10:17
Dita e parë e Kryeprokurores

Megjithëse ende me leje të zakonshme deri në datën 20 janar, në orën 08:20 minuta të së martës Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku la në shtëpi në lagjen Perash të Shkodrës dy vajzat e saj dhe nisi udhëtimin drejt Tiranës për të marrë detyrën e re të kryeprokurores.

10:03
Strategjia e sigurisë, Trump: Amerika, e para

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli të hënën një strategji të re të sigurisë kombëtare, e bazuar mbi mesazhin e fushatës “Amerika e para”.

09:37
Zhbllokohet Qafa e Llogarasë, kalimi bëhet me zinxhirë

Reshjet e dëborës krijuan mbrëmjen e kaluar vështirësi lëvizjeje në Qafën e Llogarasë.

09:29
Vlorë, sekuestrohen 77 kg kanabis

Policia e Vlorës ka sekuestruar 77 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga një 51-vjeçar si zotërues të lëndës narkotike.

08:56
Dëbora bllokon Llogaranë. Ngrica edhe në veri e juglindje të vendit

Reshjet e shumta të dëborës që përfshinë veriun dhe jugun e vendit sollën problematika në disa zona.

E hënë, 18 Dhjetor 2017
21:40
Meta vlerëson Visho Ajazin me dekoratën e “Artë të Shqiponjës”

Presidenti Ilir Meta i dha ish-shefit të SHISH, Visho Ajazi Lika dekoratën e Artë të Shqiponjës.

21:28
Taulant Balla në Top Story: Në prill 2018 zgjidhet Kryeprokurori i ri

Në Vatikan për të sinjalizuar zgjedhjen e një Pape të ri del tym i bardhë. Sot në Shqipëri u vendos një standard i ri. Për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përkohshëm nga Kuvendi doli tym i kuq. Por çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e Shqipërisë. A është ky sinjali se Reformës në Drejtësi po i del tym i zi?! Për këtë në studion e Top Story kanë qenë të ftuar Edmond Spaho dhe Taulant Balla.

21:04
Bora bllokon Qafën e Llogarasë

Jo vetëm në juglindje të vendit, reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe Qafën e Llogarasë.

20:05
Dëbora mbulon juglindjen

Nisin reshjet intensive të dëborës në juglindje të vendit.

20:03
U hiqen licencat Balilajve, 4 kompanitë u paguan 850 mijë dollarë nga shteti

Gati një vit e gjysmë pasi Klement Balili kërkohet nga Drejtësia dhe disa javë pas sekuestrimit të disa prej pronave të tij dhe familjarëve të tij, policia i hoqi tre licenca dy kompanive të sigurisë fizikë që janë në pronësi të të kërkuarit për trafik droge Klement Balili.

20:01
Ndihma për të përmbyturit, nisma nga fondacioni “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, “Telekom”, “Balfin”

Fondacioni “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës, “Telekom Albania” dhe “Balfin Group” ftojnë publikun në një fushatë mbledhje fondesh.

19:55
“Habilaj”, procesi vazhdon. Prokuroria e Catanias po heton persona të paidentifikuar

Prokuroria e Catanias ka mbyllur hetimet paraprake për të dyshuarit si pjesëtarë të bandës së Moisi Habilajt. Katër persona, mes tyre ai që njihet si financuesi i bandës, Nezar Seitaj, po procedohen të veçuar. Ndërkohë hetimet paraprake po vazhdojnë për persona të paidentifikuar. Çfarë do të thotë kjo? Shpjegimin e jep avokatja e njërit prej të arrestuarve.

19:52
Si zgjidhet kreu i FSHF? Çfarë thotë Statuti dhe rreziku nga politika

Si zgjidhet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit? Presidenti zgjidhet nga Asambleja me 66 anëtarë.

19:50
Rikandidimi i Armand Dukës, 16 vite në krye të FSHF-së e favorizojnë

Intervista e Igli Tares për Top Channel trazoi ujërat. Tare foli për “njerëzit e rinj me frymë europiane”, që duhet të jenë pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas një interviste të ngjashme të ish-kapitenit Lorik Cana, foli më në fund Armand Duka.

18:22
Treni del nga shinat në Uashington, ka viktima

Disa të vdekur dhe shumë të plagosur raportohen pasi një tren i shpejtësisë së lartë “Amtrak” ka dalë nga shinat në mesin e udhëtimit të tij mes Seattle dhe Portland.

18:01
Selanik, takim ndërrajonal i shefave të policive

Në Selanik u mbajt këtë të hënë takimi i parë shumëpalësh i shefave të policive të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Pala shqiptare përfaqësohej nga zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi.

18:00
Varrezat e ushtarëve grekë, Kotzias përshëndet vendimin e Shqipërisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias e ka quajtur sot vendimin e qeverisë shqiptare, për të financuar plotësisht një operacion të kërkimit dhe rivarrosjes së ushtarëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, një hap shumë pozitiv.

17:48
Kryemadhi: Rama në gjak me rininë shqiptare

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, reagoi me anë të një deklarate për mediat duke ngritur akuza ndaj Kryeministrit Rama, pasi sipas saj ka urdhëruar arrestimin e 8 vajzave.

17:00
Protesta e opozitës, 6 policë të lënduar, mes tyre edhe dy femra

Në një deklaratë pasditen e sotme, Policia e Shtetit bën të ditur se gjatë protestës së paradites të opozitës kanë mbetur të lënduar 6 efektivë policie.

16:54
Greqi, masakër në familje nga truproja e ish-kryeministrit

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Greqi, ku një 47-vjeçar, polic në shërbim të ish-kryeministrit grek Kostas Simitis, ekzekutoi bashkëshorten, vjehrrën dhe vajzën e tij 4-vjeçare, e në fund u vetëvra me pistoletën e shërbimit.

16:31
Ferrari kërcënon Liberty Median: Krijojmë kampionat alternativ

Siç është bërë traditë tashmë, drejtuesit më të lartë të Ferrarit janë takuar me përfaqësues të medies italiane në prag të Krishtlindjes.

16:04
Partizani, refuzohet dorëheqja e Starovës. Trajneri: Bëni durim!

Të nesërmen e dorëheqjes së Sulejman Starovës, te skuadra e Partizanit sigurisht nuk mund të ishte klima më optimale e mundshme.

15:32
LRI protestë në Rinas

Një grup të rinj të forumit rinor të LSI-së protestuan në aeroportin e Rinasit kundër Kryeministrit Edi Rama.

15:29
SHBA: Dënojmë dhunën. Reforma në Drejtësi po zbatohet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar menjëherë pas votimit në Kuvend të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

15:11
“Shuplaka” e Luftëtarit, rezultati më i keq për Partizanin

Humbja 5-0 e Partizanit përballë Luftëtarit në Gjirokastër dhe largimi i trajneri Sulejman Starova tregon edhe njëherë se situata brenda skuadrës së “kuqe” nuk është aspak e qetë.

15:09
Blerjet e festave, Bashkia e Tiranës sugjeron 15 tregje

Tradita për të blerë sa më shumë produkte për ta pasur plot tryezën në ditë festash e shfrytëzojnë tregtarët të cilët abuzojnë me rritjen e çmimeve në prag të tyre.

14:48
Veliaj: E drejta e votës, detyrim ndaj emigrantëve

“Unë jam shqiptar” është ekspozita e çelur në Tiranë, kushtuar diasporës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrimit.

14:45
Përmbyset rezultati në Istog. Festoi AAK, fitoren e merr LDK

Gani Dreshaj i AAK-së festoi fitoren në Komunën e Istogut, e përgjatë të gjithë ditës në mediet e Kosovës u lakua emri i tij si fitues i zgjedhjeve të ripërsëritura, për shkak të disa parregullsive.

14:31
Meta dekoron Visho Ajazin: SHISH ka bërë detyrën dhe në presionin e politikës

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” ish drejtorit të SHISH-it, Visho Ajazi Lika.

14:27
Opozita nuk djeg mandatet, Basha: Protestë e madhe popullore në janar

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin në protesta për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm nga ana e mazhorancës.

14:14
Avokati i Tahirit kërkon ndryshimin e masës së ndalimit të lëvizjes jashtë vendit

Avokati Maks Haxhia apeloi vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda, që i ndalon ish-ministrit Saimir Tahiri daljen jashtë vendit.

14:10
Elbasan-Librazhd, mungesa e sinjalistikës, burim aksidentesh

9 aksidente rrugore janë shënuar këtë fundjavë vetëm në Qarkun e Elbasanit, 2 prej të cilave me pasojë vdekjen.

13:46
Rama: Zgjedhja e kryeprokurores, legjitime

“Shqipëria është në prag të çeljes së negociatave, dhe një shfaqje si kjo e sotmja është pikë mbrapa”, ka thënë kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp nga selia e kryeministrisë, pak pas betimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

13:38
Vuçiç në Moskë, takim dhe marrëveshje me Putin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç mbërrin sot për një vizitë treditore në Moskë, ku do të takohet me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin.

13:28
Bayern, Hoeness ironizon Neymarin: Nuk më duket aq i zoti

Raportet mes Neymar dhe Bayern Munchen janë shumë të veçanta dhe motivet për këtë janë të ndryshme.

12:21
Kush është Arta Marku?

41-vjeçarja Arta Marku u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016.

12:15
Kryeprokurori i ri, Balla: Opozita t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Pas përfundimit të seancës parlamentare kreu i grupit të deputetëve socialist Taulant Balla tha se opozita nëse ka kontestime për kryeprokuroren e re ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

12:05
Integrimi i Ballkanit, Mogherini takon udhëheqësit e rajonit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini vazhdon të hënën traditën e takimeve joformale me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

12:03
Basha: Puç kushtetues! Berisha: Djegie solemne mandatesh

Lulzim Basha e quajti puç kushtetues votimin e Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme e vendit nga ana e mazhorancës.

11:35
Arta Marku betohet si Kryeprokurore e përkohshme

Arta Marku ka bërë në Kuvend betimin si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

11:05
Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë

Gjatë protestës së opozitës para selisë së Parlamentit nuk munguan incidentet.

11:03
Kanos nënën me thikë, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar ka kanosur me thikë nënën e tij duke i kërkuar para. Ngjarja e e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit në shtëpinë e Françesko H., 25 vjeç.

10:32
Kryeprokurori mbetet në rend dite. Tensione në Kuvend, seanca ndërpritet sërish

Fillimisht Lulzim Basha e më pas Monika Kryemadhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës shqyrtimin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

10:29
Sarandë, arrestohet superhajduti i makinave

Shkonte me autobusat e linjës nga Tirana në Vlorë e Sarandë duke kryer një sërë vjedhjesh, por është arrestuar nga policia e Sarandës.

10:21
Luan Rama: Prokurorët e zgjedhur të tërhiqen nga kandidimi

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama i bën thirrje prokurorëve të përzgjedhur nga PS të tërhiqen nga kandidimit, “nëse nuk janë pjesë e skenarit politik për kapjen e prokurorisë!”.

10:02
Tensione në seancë, Basha: Po shkelet Kushtetuta! Tërhiquni!

Protestuesit e opozitës nisën të grumbulloheshin para godinës së seancave plenare të Kuvendit pas orës 9:00, për t’iu përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike për të protestuar kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm.

09:33
Vrasja në Shkodër, autori me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit

35-vjeçari Angjelin Shkami është vrarë nga një i burgosur i cili ishte me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, dhe shkak ka qënë një çështje borxhi mes tyre.

09:17
Protesta, PD mbledh grupin parlamentar

Pak para seancës për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, Partia Demokratike mblodhi grupin parlamentar, për të koordinuar veprimet brenda dhe jashtë Kuvendit.

09:01
Trump nuk po planifikon shkarkimin e Mueller

Donald Trump i mohoi raportet se po planifikon shkarkimin e prokurorit të posaçëm, Robert Mueller, njeriu i vendosur në krye të hetimit mbi përfshirjen e supozuar të Rusisë në presidencialet e vitit 2016.

08:51
Kuvendi voton kryeprokurorin, opozita në protestë

Në një kohë që në Kuvend do të votohet për të zgjedhur kryeprokurorin e përkohshëm, opozita zhvillon një protestë në sallë dhe jashtë saj, siç tha një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

00:42
Hyka: Kalimi te Mainz, një dështim. Në SHBA jam mirë

“Kalimi im te Mainz ka qenë një dështim, nuk e mendova gjatë, ëndërr ishte të luaja në Gjermani”, ka deklaruar mesfushori i kombëtares kuqezi Jahmir Hyka për mikrofonin e Supersport. Duke folur për karrierën e tij, Hyka një prej lojtarëve të paktë shqiptarë që ka provuar të luaj në një kontinent tjetër si Amerika, tregon se ka një ndryshim nga futbolli në Europë.

00:12
Sprinti i Abazajt për 10 sekonda nga ‘porta në portë’

Askush nuk e priste që Luftëtari të fitonte ndaj Partizanit me rezultatin 5-0 dhe askush nuk e mendonte se në këtë ndeshje do të shënohej edhe një super gol nga një aksion personal nga “porta në portë” i Kristal Abazaj.

E diel, 17 Dhjetor 2017
23:01
Dueli Berisha-Strakosha mbyllet në “paqe”

Gjashtë gola kanë pësuar dy gardianët kuqezi në derbin mes portierëve shqiptarë të Serie A, Atalanta-Lazio, e cila u mbyll në barazim 3-3, pas një ndeshje spektakolare.

22:38
Barça, 11 pikë para ‘El Clasico’

Barcelona e çoi në 11 pikë diferencën me Realin Madrid në javën që i paraprin ‘El Clasico’ së famshme të futbollit spanjoll. Katalanasit shkatërruan 4-0 Deportivo La Korunjën në një përballje ku dominuan totalisht në stadiumin “Camp Nou”.

21:46
Kaka tërhiqet nga futbolli, ai i luajtur

Ka fituar gjithçka në karrierën e tij si futbollist, Ricardo Izecson dos Santos Leite, apo siç e njohin të gjithë Kaka, ka vendosur që t’i jap fund futbollit të luajtur.

20:03
Profili i 3 kandidatëve; Kush pritet të zgjidhet Kryeprokuror i përkohshëm

Kush janë tre kandidatet ende në garë, që pritet të votohen të hënën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm?

19:38
Viktimat e 21 Janarit, dëmshpërblim 2.1 milionë euro për 4 familjet

Një muaj përpara 21 janarit qeveria i ka akorduar 970 mijë euro shtesë familjeve të katër viktimave. Ky është dëmshpërblimi i dytë pas atij të 18 janarit të këtij viti, që e çon shifrën në një total mbi 2 milionë euro.

19:10
Homazhe madhështore për Mbretin e Rumanisë

Me dhjetëra mijëra persona u janë bashkuar familjeve europiane mbretërore për të përcjellë në banesën e fundit Mbretin e Rumanisë, Mihai i Parë, të cilit i është organizuar një funeral mbretëror këtë të diel.

18:59
Protesta e opozitës, ja rrugët ku bllokohet qarkullimi

Në kuadër të zhvillimit të protestës të subjektit të Partisë Demokratike, më datë 18 Dhjetor 2017, ora 09:00 -13:00, para Parlamentit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ju bënë me dije se: