E diel, 17 Dhjetor 2017
21:46
Kaka tërhiqet nga futbolli, ai i luajtur

Ka fituar gjithçka në karrierën e tij si futbollist, Ricardo Izecson dos Santos Leite, apo siç e njohin të gjithë Kaka, ka vendosur që t’i jap fund futbollit të luajtur.

20:03
Profili i 3 kandidatëve; Kush pritet të zgjidhet Kryeprokuror i përkohshëm

Kush janë tre kandidatet ende në garë, që pritet të votohen të hënën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm?

19:38
Viktimat e 21 Janarit, dëmshpërblim 2.1 milionë euro për 4 familjet

Një muaj përpara 21 janarit qeveria i ka akorduar 970 mijë euro shtesë familjeve të katër viktimave. Ky është dëmshpërblimi i dytë pas atij të 18 janarit të këtij viti, që e çon shifrën në një total mbi 2 milionë euro.

19:10
Homazhe madhështore për Mbretin e Rumanisë

Me dhjetëra mijëra persona u janë bashkuar familjeve europiane mbretërore për të përcjellë në banesën e fundit Mbretin e Rumanisë, Mihai i Parë, të cilit i është organizuar një funeral mbretëror këtë të diel.

18:59
Protesta e opozitës, ja rrugët ku bllokohet qarkullimi

Në kuadër të zhvillimit të protestës të subjektit të Partisë Demokratike, më datë 18 Dhjetor 2017, ora 09:00 -13:00, para Parlamentit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ju bënë me dije se:

18:37
Basha takon aleatët: Protestë kundër puçit kushtetues

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përfundim të tryezës së aleateve të PD ka ribërë thirrje për përkrahje të protestës kundër asaj që ai e quajti puçi Kushtetues

18:03
Shkëlqen Saimir Pirgu; Vlerësime për “Madame Butterfly” në Zvicër

“Më në fund e kuptojmë fluturën” shkruan kritika zvicerane duke iu referuar operas ‘Madame Butterfly” dhe suksesit që kjo opera po korr në Zyrih, protagonist i së cilës është tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu.

18:01
Kukësi përmbys rezultatin në Durrës dhe gjen 3-pikshin

Kukësi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me përmbysje, 1-2 Teutën në Durrës, që nga ana e saj ka pësuar humbjen e 3-të radhazi.

17:50
Alarmi për sëmundjen e veshkave; Mjekët: Vdekshmëria, rritje e frikshme

Sëmundjet e veshkave, gati po kthehen ne epidemi dhe kjo ka alarmuar mjeket nefrologe pasi dhe vdekshmëria është rritur.

17:14
Juventus kalon Bolognën dhe merr vendin e dytë, Ajeti asist në fitore

Juventusi ka triumfuar me rezultatin e pastër 0-3 në transfertën ndaj Bolognës dhe është rikthyer në vendin e dytë të renditjes. Bardhezinjtë nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, duke dominuar gjatë gjithë 90-minutëshit.

16:52
Shahu: Kryeprokurori, i paracaktuar! Mua më vlerëson “Vettingu”, jo Komisioni i Ligjeve

Duke përmbushur kriteret e ligjit si magjistrat dhe me 15 vjet përvoje pune si prokuror, Granti Shahu, ishte njeri nga të shtatët që kaloi pragun e Komisionit të Ligjeve për seancën dëgjimore të komisionit.

16:02
‘Tinka e përjetshme’, për 85-vjetorin e aktores së madhe

Përvjetorin e saj të 85-të, aktorja e madhe e skenës shqiptare, Tinka Kurti, e ka festuar në Shkodrën e saj të dashur.

15:37
Rivarrosja e ushtarëve grekë, qeveria shqiptare financon kërkimin e eshtrave

Qeveria Rama duket synon të përmirësojë marrëdhëniet me Greqinë, pikërisht në momenti kur pret më shumë se kurrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin europian.

15:12
Pasuritë e bllokuara të Balilajve, familjarët apelojnë vendimin

Klement Balili dhe familjarët e tij që janë vendosur nën hetim pasuror sipas ligjit Antimafia, kundërshtojnë në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda masën e sekuestros ndaj pasurive të tyre.

14:53
Luftëtari ‘shkatërron’ Partizanin, Starova jep dorëheqjen

Luftëtari është rikthyer të jetë sërish surpriza e Superiores, të paktën për një 90-minutësh, teksa ka mposhtur Partizanin me rezultatin e thellë 5-0.

14:27
Katastrofë për Milanin, shkatërrohet nga Verona

E keqja e Milanit të këtij sezoni nuk ishte as Montella, pasi ajo duket se është ende në kampin kuqezi.

14:22
‘Green border 2’, SHÇBA arreston 1 polic dhe dy shtetas

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë goditur një rrjet të trafikimit të qenieve njerëzore, mes tyre edhe një punonjës policie.

13:55
Shkelja e rregullave të qarkullimit, 12 të ndaluar në Tiranë në 48 orë

Policia Rrugore e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me Drager e Radar, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

13:47
Administrata “Turmp” ndalon fjalët “fetus” e “transgjinor”

Një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në SHBA, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ose CDC, mori udhëzime se fjalë si “fetus”, “diversitet” apo “transgjinor” nuk janë të përshtatshme për t’u përdorur në raportimet e buxhetit.

13:21
Johnson për May: Britania, jo shtet vasal i BE

Boris Johnson nguli këmbë se Britania nuk duhet të shndërrohet në një shtet vasal të BE, duke u detyruar që të pranojë rregulloret e unionit.

13:15
Cristiano si Pele!

Cristiano Ronaldo mbylli një vit kalendarik spektakolar me fitoren e “Topit të Artë” dhe Botërorin e Klubeve, madje në finalen e madhe të së shtunës ishte vendimtar me golin e shënuar në portën e Gremios. Rrjeta në kuadratin e brazilianëve i dha mundësinë futbollistit luzitan që të vendosë të tjera rekorde në karrierën e atij që po cilësohet ende pa varur këpucët në gozhdë, më fituesi në histori.

13:11
Hetimi Trump-Rusia, republikanët përpiqen të dëmtojnë

Republikanët në SHBA u akuzuan se po përpiqen që të diskreditojnë hetuesin Robert Mueller të çështjes Trump-Rusi duke sajuar pretendimin se ekipi hetues siguroi në mënyrë të jashtëligjshme e-mailet e ekipit tranzicional të presidentit.

12:40
Spiuni nga Koreja e Veriut arrestohet në Australi

Policia australiane arrestoi një person ne Sidnei që vepronte si një agjent ekonomik i Koresë së Veriut.

12:27
Pentagoni, hetim për UFO. Zbulohet programi sekret

Pentagoni pranoi për herë të parë ekzistencën e një programi të paklasifikuar për hetimin e UFO-ve.

12:10
Probleme në kalanë e Beratit, gurë dhe shkëmbinj bllokojnë rrugën

Reshjet e dendura që kanë rënë dy ditët e fundit kanë shkaktuar probleme në zonën e kalasë së Beratit.

11:52
Rikthimi tek Italia, Prandelli po “joshet” nga pankina

Shkolla e trajningut italian konsiderohet nga më të mirat në botë, për të mos thënë numri 1 mes pankinave. Por pas dështimit të bujshëm për t’u kualifikuar në Botërorin 2018, askush mes emrave të mëdhenj nuk po pranon të ulet në një minë lundruese si stoli i të kaltërve.

11:49
Madridi pret Barçën, politikë dhe sport

“El Clasiko” e viteve të fundit ka qenë gjithmonë një klishe’ e rivalitetit mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por më 23 dhjetor, futbolli botëror do të përjetojë përveç derbit të famshëm të futbollit spanjoll, edhe një përplasje politike.

11:38
Çfarë rrezikon Milani nga UEFA?

Refuzimi i pritshëm nga ana e UEFA-s për marrëveshjen që do të qetësonte aspektet financiare të Milanit nuk hap gjithsesi skenarë apokaliptikë për klubin e futbollit italian. Nuk rrezikohen përjashtime nga kupat kontinentale, por do të shkojë gjithçka drejt një marrëveshjeje që më parë e kanë pranuar edhe ekipe të tjera të Apenineve si Inter dhe Roma.

11:18
LSI në protestë, Kryemadhi: Rama po destabilizon vendin

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Komitetin Drejtues. Monika kryemadhi tha se Kryeministri Rama kërkon të destabilizoje vendin, ndaj kërkoi që LSI t’i bashkohet protestës së të hënës para Parlamentit, për të kundërshtuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

10:27
Aksident i rëndë në Birmingham, të paktën 6 të vdekur

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Birmingham të Anglisë, ku 6 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

10:07
Qëllohet me thikë një 31-vjeçar në Fier

Një 31-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, pasi ishte qëlluar me thikë.

08:42
Zidane me sytë nga “El Clasicos”: Ronaldo kurrë nuk dështon!

Francezi i Realit të Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas triumfit në Kupën e Botës për klube, ku spanjollët triumfuan minimalisht me gol të Ronaldos.

08:34
Ronaldo pa limite: Numrat nuk gënjejnë, por nuk ndalem

Nëse nuk mund të cilësohet si më i miri i të gjitha kohërave në botën e futbollit, pa më të voglin dyshim, Cristiano Ronaldo është ndër më të mirët në sportin më popullor në botë.

E shtunë, 16 Dhjetor 2017
21:23
Kapen 2 kg heroinë në port; ndalohet shoferi i kamionit

Policia e Portit në Durrës sekuestroi një sasi të konsiderueshme heroinë, që dyshohet se po tentohej për t’u trafikuar në Itali.

21:00
“Gjurmë Shqiptare”: Mali i shenjtë i Mirditës

Sot mbi tokë nuk duket më asgjë, por dokumentat tregojnë se aty dikur ngrihej një vend i shenjtë me histori të jashtëzakonshme që nuk duhet humbur.

20:27
City “shkërmoq” Totenham

Në letër pengesa e radhës e Manchester City-t të Guardiolas duhej të ishte një “kockë e fortë”, por fusha tregoi një tjetër pamje.

20:03
Napoli rimerr kreun, kalon pa problem Torinon

Napoli e shfrytëzoi në maksimum hapin fals të Interit ndaj Udinezes. Skuadra e Sarri-t fitoi në transfertën e vështirë kundër Torinos.

19:58
Prokurori që u bë shkrimtar

Pasi shkroi librin e parë në vitin 2002, por edhe më pas, njerëzit e pyesnin si ishte e mundur që dikush që punonte si prokuror, ulej të shkruante romane. Ishte njeriu i ligjit. Për shumë vite, Gianrico Carofiglio ka qenë gjykatës dhe zëvendësprokuror i Antimafias në Bari.

19:57
Real rrëmben edhe Botërorin, 5 trofe për 2017

Ka mjaftuar një gol nga i përhershmi Cristiano Ronaldo, në pjesën e dytë të ndeshjes, që Reali i Madridit të shpallet kampion i dyfishtë i botës për klube.

19:34
Shteti pagoi Balilin; tendera e kontrata pas shpalljes në kërkim

Më 14 dhjetor 2016 Ambasadori Amerikan Donald Lu i kërkoi publikisht Qeverisë arrestimin e Klement Balilit.

19:09
Paris SG, “poker” për t’iu kundërpërgjigjur atij të Monacos

“Pokerit” të Monacos një natë më parë, kryesuesit e PSG-së i janë përgjigjur me të njëjtën monedhë pasditen e kësaj të shtune, teksa kanë mposhtur 4-1 në transfertë ekipin Rennes.

18:49
Protesta e PD, kundërshtohet zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm

Lulzim Basha mblodhi fillimisht krerët e Partisë Demokratike në rrethe e më pas grupin parlamentar të kësaj partie për të diskutuar për protestën e paralajmëruar ditën e hënë para sallës së seancave plenare të Kuvendit.

18:44
Shkon për të mbushur ujë, zhduket në Valbonë 35-vjeçari

Një punonjës i një firme mirëmbajtje të rrugëve në Tropojë është zhdukur rreth mesditës së të shtunës.

18:38
“Unë i vogël pilot ëndërroja”. Batuta e Metës me Donald Lu

Promovimi i librit “Në Opinionin tim…” të autores Valbona Zeneli ka bërë bashkë në një sallë Presidentin Ilir Meta dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu.

18:15
Rama-Zaev, takim në Pustec me komunitetin maqedonas

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev u takuan këtë të shtunë me komunitetin maqedonas në Bashkinë e Pustecit, në Qarkun e Korçës.

18:15
Protesta e së hënës, Basha mbledh drejtuesit e PD në rrethe

Lulzim Basha mblodhi në selinë qendrore të Partisë Demokratike kryetarët në rrethe të kësaj force. Në takim është diskutuar për protestën e ditës së hënë.

18:07
Arrestohet banda e parukieres shqiptare

Dëgjonte bisedat e klientëve të saj në parukeri, e më pas organizonte vjedhjet në shtëpitë e tyre.

17:55
Premier League, triumf londinezësh një javë nga fundi i fazës së parë

Fundjavë londineze mund të quhet kjo e javës së 18 dhe të parafundit të fazës së parë në Premier League.

17:37
Reshjet pezullojnë takimin Flamurtari-Laçi

Reshjet e dendura të shiut kanë detyruar pezullimin e takimit të fundit të kësaj të shtune, të vlefshme për javën e 15 të Kategorisë Superiore, atë mes Flamurtarit dhe Laçit në Vlorë.

17:31
Bayern, tre pikë të vuajtura në Stuttgart. Këlni arrin fitoren e parë

Për të tretën ndeshje me radhë, Bayern Munchen nuk arrin të shënojë më shumë sesa një gol në duelet e Bundesligës, por këtë të shtunë mund të konsiderohet edhe me fat, që nuk humbi dy nga 3 pikët e fituara.

16:57
Vjen humbja e parë, Udineze arrin atë që s’e arriti as Napoli, e as Juve

Atë që e ka bëri Juventusi dhe Napoli në fushën e tyre, e bën Udineze, e për më tepër jashtë fushe. Friulianët befasuan Interin, duke fituar 3-1 në San Siro ndaj kryesuesve të Serisë A.

16:54
33 turq kërkojnë azil në Greqi

Roja Bregdetare greke ka konfirmuar se 33 shtetas turq, të ndaluar në bordin e një motoskafi mëngjesin e datës 15 dhjetor, në afërsi të ishullit grek Inuses, kanë kërkuar azil politik në Greqi.

15:31
Kukësi gjen paqe, Halili bën “Mea Culpa”. Milinkoviç: Na duhen dy fitore

Me sa duket është rikthyer paqja te kampionët në fuqi, të paktën sa i përket stafit drejtues, ku trajneri Milinkoviç, në prag të ndeshjes me Teutën ka dalë në konferencën për shtyp përkrah drejtorit të klubit, Naim Halilin.

15:14
“Shkolla e natës”, të rinj e të rritur, në kërkim të diplomës së gjimnazit

Krahas gjimnazeve dhe shkollave të mesme profesionale ekziston edhe një shkollë tjetër. Dikur quhej Shkolla e Natës, ndërsa sot “Gjimnazi me Kohë të Pjesshme”.

15:10
Të diplomuar ose jo, rrethi vicioz i të rinjve që kërkojnë punë

Papunësia e të rinjve është një problem i mprehtë social. Shpesh të rinjtë gjenden të mbërthyer në një rreth vicioz, që e bën më të pasigurtë të ardhmen e tyre. Edhe ata që kanë një diplomë, nuk kanë eksperiencë pune që u kërkohet nga punëdhënësit, kurse ata që kanë, zakonisht e kanë në një punë jashtë profilit të tyre.

15:08
Skuadra që shpëton jetë, 11 djemtë e Shkodrës që sfiduan përmbytjet

11 anëtarët e grupit të kërkim-shpëtimit të Policisë së Shkodrës janë një nga ekipet më të specializuara për të përballuar rastet e emergjencave natyrore, kryesisht nga përmbytjet.

15:06
Vllaznia rikthehet te fitorja, ndal Kamzën 3-2

Pas dy humbjeve radhazi dhe eliminimit në Kupë, Vllaznia rikthehet te fitorja, e këtë e bën ndaj një prej skuadrave surprizë të sezonit, Kamzës.

14:56
Skënderbeu, shumë i fortë. Lushnja e ka me arbitrin

Lushnja provoi më të mirën e saj në përballjen me kryesuesit e kampionatit, por nuk ia doli të merrte një rezultat pozitiv, në takimin që ngriti siparin e javës së 15 të Superiores.

14:36
Kërcënimi i Koresë së Veriut, Mattis: Nuk bindem që raketat mbërrijnë në SHBA

Raketat e Koresë së Veriut nuk mbërrijnë dot deri në Shtetet e Bashkuara. Sekretarin amerikan të Mbrojtes, James Mattis nuk e bindin pretendimet e vendit të izoluar komunist, se raketat e tij balistike ndërkontinentale mund të godasin Amerikën kontinentale.

14:17
Kushti i LDK-së për Demarkacionin: Haradinaj të kërkojë ndjesë publike

Demarkacioni, çështja kyçe me të cilën BE-ja ka kushtëzuar liberalizimin e vizave për Kosovën, duket se po shkon më në fund drejt zgjidhjes.

14:11
Pacolli kritikon Shqipërinë: Nuk ka bërë sa duhet për njohjen e pavarësisë

Lobimit për njohjen e Kosovës ndërkombëtarisht, Behgjet Pacolli i dha peshën kryesore në intervistën e tij të gjatë për Radio Televizionin Publik, RTK.

14:06
Reshjet e shiut, përmbytet qendra e Laçit

Moti i keq i orëve të fundit ka ngritur sërish sirenat e alarmit në shumë qytete të vendit. Kanë mjaftuar vetëm disa minuta rrebesh shiu dhe rruga kryesore e qytetit të Laçit duket sikur përshkohet nga një lumë.

14:00
Përplasen autobusi me dy makina, tre të plagosur

Tre mjete janë përplasur rreth mesditës në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në afërsi të Xibrakës.

13:58
Mesfushori i Tottenhamit, i pasur me një thesar…nga rastësia

Disa futbollistë janë të pasur prej trashëgimisë familjare, sigurisht edhe nga ata që e njohin botën e luksit përpara se të nisin të gjuajnë topin e parë. Ka nga ata, padyshim shumica, që bëhen të pasur teksa luajnë. Por, ka edhe nga ata që pasurohen krejt rastësisht.

13:25
Kryemadhi: Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti

Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti, shkruan kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një status në Facebook, referuar edhe protestët që do të bëjë opozita të hënën në Kuvend.

13:15
Po vjen “The Voice Kids”

Padurimi për startin e “The Voice Kids’ nuk e përmban pothuajse fare stafin, të cilët hera – herës postojnë foto dhe video nga përgatitjet. Këtij tundimi nuk i ka shpëtuar as anëtarja e jurisë së “The Voice Kids”, këngëtarja Miriam Cani.

13:08
“Four Four Two” kundër rrymës, nuk i jep çmimin Ronaldos

Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë të “France Football” si futbollisti më i mirë i vitit, por jo të gjithë mendojnë në këtë mënyrë.

12:40
Vasili: Prokurori i përkohshëm plaçkë tregu e kryeminsitrit

Kreu i grupit parlamentar të LSI thotë se maxhoranca po e trajton Kryeprokurorin e Përkohshëm si plaçkë tregu.

12:27
Dropull, ende shumë fshatra të izoluar

Fshatrat Llongo dhe Koshovicë në Bashkinë e Dropullit janë ende të izoluar pas përmbytjeve të fillim dhjetorit.

12:16
Mot i keq në Durrës e Vlorë. Pezullohen lundrimet e anijeve deri të dielën

Durrësi dhe Vlora janë përfshirë nga moti i keq këtë mëngjes. Era e fortë ka sjellë pezullimin e lundrimit deri të dielën. Në Vlorë tragetet janë me vonesë, ndërsa në Durrës kanë mbërritur në orar.

12:15
Bashkëpunimi Tiranë-Metz, projekte për mjedisin, kulturën e teknologjinë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur homologun e tij të Metz, Dominique Gros, ku diskutuar rreth mundësisë së projekteve të përbashkëta për mjedcisin, kulturën dhe teknologjinë e avancuar.

12:07
PD-LSI, protestë të hënën. Kundërshtojnë zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm

Opozita do t’i përgjigjet me protestë mazhorancës, që ka vendosur të zgjedhë të hënën me votat e saj Kryeprokurorin e Përkohshëm.

11:50
Merkel: Brexit, edhe më i vështirë

Një ditë pasi krerët e BE-së sinjalizuan vazhdimin e negociatave të Brexit-it, Angela Merkel paralajmëron se këtej e tutje procesi ka për të qenë më i vështirë e në fazën e dytë do të jetë i mbushur me probleme.

11:02
Kanada, gjenden të vdekur çifti i miliarderëve

Një miliarder kanadez dhe bashkëshortja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Toronto në rrethana ende të paqarta.

10:43
Tiranë, rehabilitohen lulishtet e lagjeve

Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e lulishteve mes lagjeve, krahas mbjelljeve dhe krasitjeve.

10:27
Meta: Dixhitalizimi, për të rritur dobinë publike në interes të shoqërisë

Presidenti Ilir Meta, në Kongresin e Noterisë me temë “Dixhitalizimi, për të rritur dobinë publike në interes të shoqërisë”, deklaroi se ky proces e lehtëson punën e noterit dhe rrit transparencën”.

10:10
OSHEE Tiranë, 18 abonentë për ndjekje penale

OSHEE në Tiranë ka dërguar për ndjekje penale 18 abonentë, gjatë 1722 kontrolleve të përbashkëta me policinë e shtetit.

E premte, 15 Dhjetor 2017
23:40
Sërish trazira për Jeruzalemin, 3 të vrarë

Nuk ka paqe për palestinezët, pas vendimit të presidentit amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. 3 palestinezë u vranë në Gaza gjatë përleshjeve me trupat izraelite pranë kufirit.

21:27
Fiks Fare / Triporti në Vlorë jashtë kontrollit, administratori: Mbizotëron më i forti

Përmbytjet e fillim dhjetorit shkaktuan dëme edhe në anijet në zonën e Triportit në Vlorë. Ndryshe nga zonat e tjera ku shteti ndërhyri, në Triport peshkatarët luftuan me thonj për të nxjerrë anijet e mbytura nga fatkeqësia natyrore. Dhe, deri më sot, nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

20:27
Pako e dyshimtë në Vlorë, dyshohet lëndë shpërthyese

Policia e Vlorës njofton se rreth orës 18:55 minuta është njoftuar përmes një telefonate për një pako të dyshimtë të vendosur pranë automjetit të një personi.

19:54
Gara për kreun e VV, tensione të brendshme në partinë që themeloi Albin Kurti

Vetëvendosja në Kosovë, nga mënyra e strukturimit mund të konsiderohej pa frikë si organizata më hermetike për sa i përket unitetit, por edhe mosrrjedhjes së informacioneve.

19:48
Pronat e Balilit, kush i dha 21 Ha tokë dhe historia e “Santa Quaranta”

Erjon Braçe akuzoi një ditë më parë në Parlament ish-ministrin e Bujqësisë se i ka dhënë toka me qira familjes Balili gjatë kohës që ushtronte detyrën.

19:45
Takimi treditor i Korçës, Kotzias: Shpresojmë të mbyllim çështjet e hapura

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, si dhe Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, kanë pasur një takim në kryeqytetin grek, ku kanë diskutuar për rolin kyç të Greqisë në çështjet e zgjerimit të BE-së, e konkretisht për vendet kandidate si Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

18:26
Disiplina “disiplinon” Këlcyrën; ndëshkime të ashpra për dhunën

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar ashpër skuadrën e Këlcyrës.

17:05
Xhafaj pret homologun francez

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Ministrin e Shtetit dhe Ministër i Brendshëm i Francës Gerard Collomb, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë.

17:02
Skënderbeu, Daja: Laçin e kemi harruar, vazhdojmë rrugëtimin tonë të qetë

Pas humbjes së parë sezonale që pësoi nga Laçi, skuadra e Skënderbeut duket e gatshme për t’u rikthyer te suksesi në Lushnje, ku do të përballet me rivalin e radhës.

16:45
Flamurtari, Duro: Maksimumin në dy ndeshjet e fundit të 2017-s

Flamurtari-Laçi do të jetë një nga përballjet e rëndësishme të së shtunës në Kategorinë Superiore. Vlonjatët do të mundohen të konfirmojnë vendin e dytë, duke konfirmuar një sezon pozitiv që po kalojnë.

16:30
Mbledhja e përbashkët “Rama-Zaev”, në qendër ekonomia

Ekonomia ka qenë në qendër të takimit të dy qeverive, shqiptare dhe maqedonase në Pogradec. Në konferencën e përbashkët për shtyp të të dy krerëve të qeverive shqiptare dhe maqedonase, Edi Rama tha se u arritën një sërë marrëveshjesh, ku veçoi atë për ndërtimin e linjës hekurudhore Lin-Ohër dhe atë për një akses me të madh të palës maqedonase në portin e Durrësit.

16:16
Trump, bisedë telefonike me Putin: Ndihmë për Korenë e Veriut

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike të enjten mbrëma me homologun e tij rus, Vladimir Putin, e pas saj u publikua edhe një deklaratë e shkurtër mbi përmbajtjen e bisedës.

16:09
Tiranë, sherr mes dy shtetasve. Plagoset një 23-vjeçar

Një konflikt mes dy shtetasve është shënuar këtë të premte rreth orës 14:30 në bulevardin “Gjergj Fishta” të kryeqytetit.

15:40
Partizani kërkon titullin kampion për vitin 2016

Dënimi që mori Skënderbeu në vitin 2016 nga UEFA ka lënë një hapësirë të mbyllur ende: titullin kampion të Superiores.

15:30
Starova i trembet Luftëtarit: Çani, dështimi i Partizanit

Partizani po nxiton të arrijë kohën e humbur dhe çdo ndeshje për “të kuqtë” është një finale e sezonit. Starova e ka në filozofinë e tij këtë moto dhe nuk dëshiron të komentojë pothuaj asgjë tjetër, përveç ndeshjes së radhës.

15:25
Jeruzalemi, Erdogan kërkon “anulimin” e vendimit të Trump në OKB

Turqia po hedh hapin e parë të një nisme në Kombet e Bashkuara për të anuluar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.

15:17
Fier, emergjencë nga plehrat

Prej 2 vitesh bashkia e Fierit ka shpallur emergjencën mjedisore që do të thotë se çdo ngarkesë me mbetje urbane që derdhet nga qyteti dhe rrethinat e tejkalon kapacitetin e fushës.

14:49
FIFA kërcënon Spanjën me përjashtim nga “Rusi 2018”

Spanja rrezikon të përjashtohet nga Botërori i Rusisë. Lajmi i bujshëm publikohet nga e përditshmja spanjolle “El Pais”.

14:49
Mbledhje e dy qeverive, Rama: Kontribut të përbashkët për rajonin

Ka nisur në Pogradec mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka shprehur vendosmërinë e përbashkët të dy vendeve për të kontribuar në ndërtimin e një rajoni të ndërlidhur nga çdo pikëpamjes.

14:22
Rusi, ish-ministri i Putinit dënohet me 8 vite burg për mitmarrje

Tetë vite heqje lirie, në një burg të regjimit të ashpër, është dënimi i dhënë ish-ministrit rus të Ekonomisë, Alexei Ulyukayev, për mitmarrje.

13:59
Zgjedhjet e 21 dhjetorit në Katalonjë, situata mbetet e nderë

Katalanasit i drejtohen më 21 dhjetor qendrave të votimit, për zgjedhjet që do të përcaktojnë lidershipin e tyre të ri, në vazhdën e zhvillimeve dramatike të muajve të fundit: shpalljes së pavarësisë dhe ndërhyrjes së fortë të Madridit me vendosjen e kontrollit të drejtpërdrejtë mbi rajonin rebel.

13:38
Unaza e Madhe, përfundon segmenti TEG- Farkë

Tashmë është hapur rruga e re nga rrethrrotullimi i TEG drejt Farkës, dhe ka mbetur përfundimi i segmentit nga Farka deri në Uzinën e Autotraktorëve, pjesë e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës.

13:35
Mbetjet toksike në Itali, 200 mijë tonë fshiheshin si mbetje urbane

“Po, edhe kjo na duhet, fëmijët që shkojnë në spital. Ende s’kanë vdekur, nuk më intereson fare nëse ndihen keq. Të ishte për mua, plehrat i hidhja edhe në mes të rrugës”.