E premte, 15 Dhjetor 2017
14:49
Mbledhje e dy qeverive, Rama: Kontribut të përbashkët për rajonin

Ka nisur në Pogradec mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka shprehur vendosmërinë e përbashkët të dy vendeve për të kontribuar në ndërtimin e një rajoni të ndërlidhur nga çdo pikëpamjes.

14:22
Rusi, ish-ministri i Putinit dënohet me 8 vite burg për mitmarrje

Tetë vite heqje lirie, në një burg të regjimit të ashpër, është dënimi i dhënë ish-ministrit rus të Ekonomisë, Alexei Ulyukayev, për mitmarrje.

13:59
Zgjedhjet e 21 dhjetorit në Katalonjë, situata mbetet e nderë

Katalanasit i drejtohen më 21 dhjetor qendrave të votimit, për zgjedhjet që do të përcaktojnë lidershipin e tyre të ri, në vazhdën e zhvillimeve dramatike të muajve të fundit: shpalljes së pavarësisë dhe ndërhyrjes së fortë të Madridit me vendosjen e kontrollit të drejtpërdrejtë mbi rajonin rebel.

13:38
Unaza e Madhe, përfundon segmenti TEG- Farkë

Tashmë është hapur rruga e re nga rrethrrotullimi i TEG drejt Farkës, dhe ka mbetur përfundimi i segmentit nga Farka deri në Uzinën e Autotraktorëve, pjesë e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës.

13:35
Mbetjet toksike në Itali, 200 mijë tonë fshiheshin si mbetje urbane

“Po, edhe kjo na duhet, fëmijët që shkojnë në spital. Ende s’kanë vdekur, nuk më intereson fare nëse ndihen keq. Të ishte për mua, plehrat i hidhja edhe në mes të rrugës”.

13:32
Gjykata “hap” çështjen e ÇEZ, urdhëron prokurorinë të vazhdojë hetimet

Gjykata e Tiranës vendosi të premten që të detyrojë prokurorinë të vazhdojë hetimet për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE.

13:26
“Hapet” çështja e ÇEZ, Balla: Gjykata rrëzoi prokurorinë

Gjykata kthen për hetim çështjen për privatizimin e OSHEE dhe për socialistin Taulant Balla, ish kreu i komisionit hetimor të CEZ, në një deklaratë për mediat, ky është një lajm i mirë.

13:05
Kandidatët për kryeprokuror, kualifikohen Marku, Elezi dhe Tafani

Vetëm Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani plotësojnë, sipas komisionit të ligjeve, kriteret formale për kryeprokuror të përkohshëm.

12:40
Veliaj: Kush ka një makinë të dhurojë dy pemë

Thirrjes së bashkisë së Tiranës për dhurimin e pemëve i janë përgjigjur jo vetëm biznese por edhe përfaqësi të huaja diplomatike.

12:33
Fushë Krujë, shpërthen eksplozivi në një ndërtesë 3-katëshe

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë orëve të natës në një ndërtesë 3-katëshe në Fushë Krujë.

12:28
7 vjet nga lëvizja pa viza, Basha: Me Ramën, Shqipëria hapa prapa

Me anë të një statusi në “Facebook”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rikujtuar heqjen e vizave për Shqipërinë.

11:54
Azilkërkuesit në Francë, ministri francez: 20 përqind në kampe janë shqiptarë

Azilkërkuesit shqiptarë janë një problem për Francën dhe për këtë arsye në korrik dy qeveritë nënshkruan një marrëveshje për frenimin e fenomenit.

11:34
Meta thirrje politikës: Hapa seriozë për reformën, larg politizimit të skajshëm

Kreu i shtetit Ilir Meta i ka bërë thirrje partive politike të ndërmarrin hapa seriozë për konstituimin e institucioneve të reja, që reforma në drejtësi të bëhet reale.

11:14
Të shtunën në shkollë, DAR nxjerr vendimin

Drejtoria Arsimore Rajonale ka nxjerrë vendimin që këtë të shtunë, më 16 dhjetor të zhvillohet mësim, duke zëvendësuar datën 27 nëntor, e cila u bë pushim për shkak të kushteve të vështira të motit.

10:58
Polonia, drejt largimit nga BE?!

Përplasjet e zgjatura mes Polonisë dhe bllokut europian mbi ngërçin e emigrantëve kanë ngjallur frikën se vendi mundi të largohet nga radhët e BE-së, sidomos pas zhvillimeve të javës së kaluar kur Brukseli vendosi ta ndëshkojë Varshavën që refuzon me kokëfortësi të pranojë azilkërkues, duke i hequr fuqinë e votës në Këshillin Europian.

10:50
Kavot nënujore, Britania: Kërcënohen nga Rusia

Një nga oficerët më të lartë të ushtrisë britanike paralajmëroi për një kërcënim të ri që Rusia paraqet ndaj kavove të komunikimit dhe internetit që shtrihen në fundin e deteve.

10:27
Çështja “Donnarumma”, Raiola: Mirabelli e ka personale!

Pas fitores në kampionat dhe më pas në Kupën e Italisë, duket se Milani i Gattuso-s po merr formë, por në shtëpinë kuqezi është rikthyer sërish problemi “Donnarumma” për të cilin ka folur sërish edhe menaxheri i portierit, Mino Raiola.

10:18
Shembja që rrezikon 7 fshatra – VIDEO

Banorët e fshatit Muçaj në Njësinë Administrative Tregan në Elbasan kërkojnë ndihmë për rrugën që rrezikon të shembet dhe t’i izolojë.

10:03
Teatri i Hapur i Tiranës

Teatri i Hapur i Tiranës në Parkun e Liqenit Artificial ka nisur të marrë formë. Rehabilitimi i plotë Amfiteatrit të Tiranës po kryhet nga APR dhe shumë shpejt do të funksionojë për të gjithë artistët.

09:47
Abuzimi i fëmijëve, Komisioni: Kisha, beqari vullnetare

Hetimi pesëvjeçar mbi abuzimet seksuale në Australi ka dalë në përfundimin se institucionet kanë dështuar rëndë në mbrojtjen e fëmijëve, duke shtyrë kryeministrin të deklarojë se rezultatet e tij kanë ekspozuar një “tragjedi të vërtetë” kombëtare.

09:34
Tahiri, gjykata konfirmon ndalimin. Ish-ministri: Do flas shumë shpejt

Me avokatin në krah, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mbërriti tek Krimet e Rënda në orën 9.30 minuta, sipas orarit të caktuar nga gjykata për seancën e marrjes në pyetje.

09:20
“Bridge”, sekuestrohet heroinë në Shijak. Arrestohet 39-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Bridge” ku ka sekuestruar heroinë dhe u arrestua një 39-vjeçar.

09:14
Nazareti pa Krishtlindje! Protestë për Jeruzalemin

Nazareti, vendi ku jetoi Jezu Krishti sipas shkrimeve të shenjta, vendosi të anulojë festimet e Vitit të Ri në shenjë protestë ndaj njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga presidenti amerikan Donald Trump.

08:05
Shpërblimet e fundvitit, nis sot shpërndarja

Shpërblimet e fundvitit, prej 3 mijë lekë për pensionistët , do të nisin këtë të premte me ata që kanë datën e pensionit.

E enjte, 14 Dhjetor 2017
21:36
Tensionet në Parlament, Top Story: Simptomat e një krize të fortë?

Parlamenti u përfshi nga debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, që u përplasën për krimin dhe trafikun e drogës. Përplasjet shkaktuan ndërprerjen e seancës në disa raste. A janë këto simptomat e një krize të fortë politike?

21:02
Rrugët në Shqipëri “dënojnë me vdekje” shqiptarët

Mungesë sinjalistike horizontale dhe vertikale, rrethrrotullime të papritura, rrugë pa ndriçim, mbikalime të rrezikshme. Kjo është panorama e akseve nacionale në Shqipëri. Fiks Fare vazhdoi edhe mbrëmjen e së enjtes me vëzhgimin në aksin Tiranë- Lezhë –Shkodër sëbashku me ekspertin e qarkullimit rrugor, Ing Artur Sulçe.

20:57
“Mos ma prek Valbonën”, organizatorët e protestës me hotele pa leje në park

Organizatorët e protestave në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Valbonës kanë ndërtuar vetë pa leje në këtë zonë. Nga një vëzhgim i Fiks Fare rezulton se në Valbonë janë ndërtuar disa biznese, hotele dhe bujtina, të cilat rezultojnë se janë pa leje.

20:54
Hanuka hebraike, Meta: Shembull frymëzimi

Presidenti Ilir Meta ka festuar në Presidencë Festivalin Tradicional Hebraik të Dritave.

20:42
Donald Trump ndryshon internetin; rrëzohet “net neutrality”

Donald Trump dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara morën një vendim që me gjasa do të reflektohet në mbarë botën.

19:44
KKT, tjetër kullë në qendër; Saga e Muzeut të Shkencave, që u prish për një kullë

Kompleksi “Eyes of Tirana”, i projektuar nga një studio daneze me një sipërfaqe prej 55 mijë metra/katrorë, do të ngrihet përpara Sheshit Skënderbej, në pjesën ku bashkohet rruga e Durrësit me rrugën e Kavajës. Godina do të jetë 26 katëshe, me hapësira për hotel, zyra dhe apartamente. Ndërtimi i këtij objekti do të nisë në vitin 2018.

19:26
Itali, superoperacion për kapjen e pasuesit të Toto Rinnës

Gati 3 javë pas vdekjes së Salvatore Riinës, kreut të “Cosa Nostra”-s, policia italiane ka nisur mëngjesin e së enjtes një superoperacion, me mbi 130 efektivë në terren, për arrestimin e emrit më të përfolur si pasues i Riinës, Matteo Messina Denaro.

19:23
NASA zbulon një sistem të tërë të ngjashëm me sistemin tonë

Ashtu siç paralajmëroi që në fillim të javës, këtë të enjte shkencëtarët e NASA-s dolën për të dhënë “lajmin e madh”.

18:40
Disiplina mban pezull vendimin për dhunën në Përmet

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit kishte parashikuar paraditen e kësaj të enjteje, si kohën për të formalizuar sanksionet ndaj autorëve të dhunës ekstreme në një ndeshje të Kategorisë së Dytë.

18:08
Treni përplas autobusin e shkollës, 4 viktima

Një tren dhe një autobus shkolle u përplasën në afërsi të Perpignan, në jug të Francës, duke vrarë të paktën 4 fëmijë.

17:56
Disney nxjerr “në pension” Murdoch

“Walt Disney” ra dakord që të blejë asetet televizive të kompanisë “21st Century Fox” për një total prej 52.4 miliardë dollarësh.

17:56
Trafik njerëzish drejt Greqisë, arrestohen dy efektivë të Policisë Kufitare

Dy punonjës të Policisë Kufitare në Gjirokastër u arrestuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat me akuzën e dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionit pasiv.

17:25
Zv.kryeministrja Mesi në Ministerialin e Mirëqeverisjes në Paris

Zv.Kryeministrja Senida Mesi përfaqësoi Shqipërinë në Paris në Ministerialin e SIGMA-s “Mirëqeverisja publike – ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarëve dhe bizneseve”, konferencë e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, ku morën pjesë përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve evropiane, anëtarë të ndryshëm të përfaqësive diplomatike dhe vendet partnere të SIGMA-s.

17:22
Kuotat për emigrantët, Tusk: Ndarëse dhe joefektive

Udhëheqësit e Bashkimit Europian janë thellësisht të ndarë për sa i takon skemës së kuotave të strehimit të emigrantëve, ndërsa mblidhen në Bruksel për samitin e radhës.

17:21
Shqipëri-Maqedoni, mbledhja e përbashket e qeverive të premten

Mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë do të zhvillohet në Pogradec ditën e premte.

17:07
Gjykim i shkurtuar për grupin e Treblovës, dyshohet për lidhje me Habilajt

Gjykata për Krime të Rënda vendosi të marrë në shqyrtim me gjykim të shkurtuar dosjen kundër katër të pandehurve të çështjes “Treblova”, për të cilët Prokuroria dyshon se kanë lidhje me grupin e Habilajve të vënë para drejtësisë në Itali.

16:24
Donnarumma, tifozët i vendosin ultimatum: Largoje Raiolën!

Ndoshta është ende herët për të thënë se “plaga” e rihapur mes Gigio Donnarummës dhe tifozëve të Milanit do të “shërohet” shpejt. Por e sigurtë është se, ultrasit kuqezi kërkojnë që portieri të ndajë mendjen dhe të ndërmarrë një tjetër rrugë nga ajo që ka ndjekur deri më sot.

15:35
Plehrat mbysin Vjosën, në lumë hidhen 50 mijë ton mbetje, në një vit

Buzë Vjosës duket sikur sapo ka ndodhur një katastrofë ajore. Por në fakt është një katastrofë mjedisore, pasojat e së cilës do të vazhdojnë për dekada. Kjo është pamja që ka lënë Vjosa pas daljes nga shtrati pak ditë më parë…

15:28
Tirana merr çmimin “Qyteti Inovator” në Ankara

Tirana vlerësohet me çmim si një nga 3 qytetet me inovatore për vitin 2017 në samititn botëror të qyteteve inteligjente që po zhvillohet në Ankara të Turqisë.

15:23
Tahiri te Krimet e Rënda për Habilajt, Sotën dhe Audin

Saimir Tahiri është thirrur për t’u pyetur të premten në orën 9.30 te Krimet e Rënda nga gjyqtarja Liljana Baku. Ligji parashikon thirrjen e ish-ministrit të Brendshëm brenda 5-ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.

15:15
Debati në Kuvend, batutat që shkaktuan tension në sallë

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me mjaft tensione mes palëve, ku nuk kanë munguar as batutat. Më të shpeshta kanë qënë ato mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Sali Berisha.

15:05
Pasuritë e “kryeprokurorëve”? Shtëpi, troje, biznese, dhurata dhe parà nga bastet sportive

Disa prej kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm zotërojnë pasuri të patundshme dhe llogari bankare deri edhe në shumë të konsiderueshme, ndonjë tjetër ka deklaruar pasuri më modeste.

15:03
“Procesi i Berlinit”, May mbledh në Londër konservatorët

Kryeministrja britanike Theresa May ka mbledhur në Londër konservatorët e Ballkanit për të diskutuar me ta “Procesin e Berlinit”, nismë e Kancelares gjermane Angela Merkel për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor të një blloku, nga i cili Britania e Madhe zgjodhi të shkëputet.

15:00
Çështja e emrit të Maqedonisë, progres, por ende jo zgjidhje

Klima për zgjidhjen e çështjes së emrit është përmirësuar, si te pala greke, ashtu edhe tek ajo maqedonase. Kështu u shpreh në Bruksel ndërmjetësuesi i OKB-së, Metthew Niemitz.

14:36
Debati për Konferencën Islamike/ Shehu: Qëndrim antiamerikan. Bushati: Nuk votohet

Ditmir Bushati ka sqaruar në seancën kuvendore pozicionin e shtetit shqiptar për Palestinën. Bushati tha se Shqipëria ka të njëjtin qëndrim që kishte në OKB, duke iu përgjigjur kështu deputetit demokrat Tritan Shehut.

14:22
Nga burgu në burg, sërish pas hekurave Saleo Stojani

Ai është një ndër emrat më të lakuar të krimit ordiner, i sapodalë nga burgu i është rikthyer qelisë sërish.

14:05
Qymyri po helmon Ballkanin. Shkak për 60 mijë vdekje të parakohshme

Më shumë se 60 mijë vdekje të parakohshme në Europë mund të parandalohen gjatë dekadës së ardhshme, nëse merren masa urgjente ndaj ndotjes së ajrit nga centralet më të pista të qymyrgurit në Europë.

13:58
Ministri i Brendshëm francez vizitë dy ditore në Tiranë

Ministri i Brendshëm i Francës nis një vizitë dy ditore në Tiranë, me ftesë të ministrin Fatmir Xhafaj.

13:49
Interi kërkon përforcime te Barcelona

Gerard Deulofeu është emri i ri i merkatos për Interin. Sipas Tuttosport, spanjolli është i pakënaqur nga aktivizimi në Barcelonë dhe po kërkon një skuadër që t’i krijojë mundësinë të aktivizohet më shumë, dhe ai të fitojë një vend te Spanja për finalet e Botërorit.

13:41
Akuzohej për ngacmim seksual, vetëvritet republikani nga Kentucky

Dan Johnson, ligjvënësi republikan i Kentackyt që refuzoi të jepte dorëheqjen pas akuzave për agresion seksual ndaj një 17-vjeçareje, u gjet i vdekur mbrëmjen e së mërkurës. 57-vjeçari, sipas të gjitha gjasave është vetëvrarë duke përdorur një armë zjarri.

13:39
Mat, qëllohet me armë zjarri një automjet

Një automjet është qëlluar me armë zjarri rreth orës 10.55 në fshatin Bruç të Matit. Policia është njoftuar nga një telefonatë dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

13:35
“Mjekët pa kufij”, mbi 6.700 të vdekur mes “Rohingya”-ve

Të paktën 6.700 myslimanë të komunitetit “Rohingya” janë vrarë brenda një muaji, pas shpërthimit të dhunës në Mianmar gjatë muajit gusht.

13:33
Shpërndahen 400 certifikatat e para të “statusit të naftëtarit”

Janë shpërndarë 400 certifikatat e para të “Statusit të Naftëtarit”, ndërkohë që në total janë bërë 4 mijë aplikime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

13:04
Ministria, kontrata toke me Balilin, denoncimi i Braçes. Spaho: Arrestojeni për drogë

Deputeti socialist Erion Braçe denoncoi në Kuvend lidhjen e kontratave për toka bujqësore mes Ministrisë së Bujqësisë dhe shoqërisë së Klemend Balilit gjatë kohës që ai ishte i shpallur në kërkim.

12:54
“Skandali i shpikur Trump-Rusi dëmton SHBA”

Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi kundërshtarët e homologut amerikan Donald Trump se kanë dëmtuar Shtetet e Bashkuara me “shpikjen e historive” rreth lidhjeve të tij me Rusinë. Në një konferencë për shtyp tashmë traditë për çdo fundviti, Putin tha se kontaktet mes ekipit të Trump dhe zyrtarëve rusë ishin normale.

12:32
Akuza e Braçes, ish ministri Panariti: Kontrata është dhënë me VKM

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar me një status në Facebook ndaj akuzave sot në Kuvend të deputetit socialist, Erion Braçe.

12:25
“Sheshel në burg”, Prokuroria e Hagës kërkon rrëzimin e vendimit që e la të lirë

Prokurori Mathias Marcussen i kërkoi gjykatës së Hagës përmbysjen e vendimit për ta lënë të lire Vojisllav Sheshelin dhe kërkon dënimin e tij me 28 vjet burg, ose një rigjykim të çështjes.

11:55
Rama: Nuk kam kërkuar ndihma për përmbytjet

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me demokratët në sallën e Kuvendit lidhur me ndihmat e përmbytjeve të fillimdhjetorit. Ai tha se nuk ka kërkuar ndihma nga askush, duke thënë se janë ata përgjegjës për ndërtimet pa leje.

11:28
Blinin karburant me euro false, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kishin blerë karburantin me euro false.

11:18
Aksident në Cërrik-Gramsh, një viktimë

Një 65-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e të enjtes në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.

11:13
OSHEE: Në dy ditë, tre kompani private dëmtojnë linjat

Vetëm në dy ditë tre kompani private kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike duke sjellë ndërprerje të energjisë për disa zona.

11:09
Ngjyra e flamurit përgjatë Bulevardit

Në rrugët e reja por dhe ato ekzistuese të Tiranës po reflektohen të njëjtat parametra si bulevardet evropiane, ku mendohet për hapësirat që respektojnë ata që duan të lëvizin me makina, por në të njëjtën kohë dhe për kalimtarët dhe biçikletat.

11:02
Prostitucion, arrestohen dy femra në Durrës

Dy femra janë arrestuar për prostitucion në sajë të operacionit të koduar “Rent”.

10:58
Katër persona me maska grabisin një banesë në Shkodër

Rreth 5 mijë euro kanë arritur të grabisin 4 persona të maskuar në banesën e shtetasit A. S në fshatin Dobraç të Shkodrës.

10:50
Greqia e “paralizuar”, grevë 24 orëshe

Prej orës gjashtë të mëngjesit, Greqia është paralizuar nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe që organizojnë konfederata e sektorit publik ADEDY dhe atij privat GSEE.

10:43
Rinis seanca, përjashtohet Flamur Noka

Seanca plenare ka rinisur pas përjashtimit nga seanca të deputetit Flamur Noka, i cili u përfshi në incident me kryeministrin Rama në foltoren e Kuvendit.

09:45
Sfidat në Ballkanin Perëndimor, Basha në Londër

Lulzim Basha do të marrë pjesë në Londër në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor.

09:32
Përdhunon të miturën, arrestohet 49-vjeçari

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili dyshohet se ka tentuar të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, ndërsa akuzohet kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare, arrestohet nga policia 49-vjeçari nga Kuçova.

02:34
Trump distancohet nga kandidati humbës në Alabama

Partia Republikane humbi zgjedhjet për Senatin në Alabama, pas 25 vjetësh, teksa kandidati demokrat Doug Jones arriti të marrë një rezultat historik.

E mërkurë, 13 Dhjetor 2017
22:56
Premier League, City i Guardiolës vijon të jetë i pamposhtur

Manchester City nuk di të ndalet! Djemtë e Guardiolës regjistrojnë një “poker” në transfertë, përballë ekipit uellsian të Swanseat, duke ruajtur distancën prej 11 pikësh kundrejt ndjekësve më të afërt dhe rivalëve nga i njëjti qytet, Manchester United.

22:46
Kupa e Italisë, Milani eliminon Veronën. Në çerekfinale gjen Interin

Ndeshja e fazës së 1/8-ave të Kupës së Italisë kundër Veronës, e luajtur në “San Siro”, rezultoi tepër e lehtë për të besuarit e Gennaro Gattusos.

22:37
Bundesliga, Bayern “kalon klasën” përballë Këlnit

Bundesliga gjermane mbylli këtë mesjavë, javën e 16 të saj, me Bayern Munchen që shkëputet edhe më shumë nga ndjekësit më të afërt, jo më Leipzig që barazoi një natë më parë, por Schalke 04 që rikthehet në vendin e dytë të klasifikimit.

21:54
Materialet e Prokurorisë, Tahiri përmendet sërish në përgjime

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të ndalojë Saimir Tahirin të dalë nga Shqipëria duke i bllokuar ish-ministrit të Brendshëm pasaportën dhe kartën e identitetit.

21:42
“Masakrohet” nga tifozët, Donnarumma shpërthen në lot

Vërshëllima, ofendime dhe parulla kundër Gigio Donnarummës në “San Siro” përpara fillimit të ndeshjes Milan-Verona.

21:39
Avokati i Tahirit për Top Story: Letra jonë s’ka vlerë juridike

Avokati i Samir Tahirit, Maks Haxhia në një lidhje telefonike me Top Story-n tha se letra e paraqitur nga ish-ministri më 24 tetor nuk ka vlerë juridike.

21:28
Rinas, riatdhesohen 160 shtetas nga vendet e BE-së

Tentuan më kot të fitonin azil, por janë rikthyer mbrëmjen e sotme nga vendet e BE-së në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” plot 160 shtetas.

20:40
Rrugët në Shqipëri “dënojnë me vdekje” shqiptarët

Mungesë sinjalistike horizontale dhe vertikale, rrethrrotullime të papritura, rrugë pa ndriçim, mbikalime të rrezikshme… Kjo është panorama e akseve nacionale në Shqipëri. “Fiks Fare” bëri një vëzhgim në disa akse kryesore, së bashku me ekspertin e Qarkullimit Rrugor, inxhinier Artur Sulçe.

20:36
Botërori i Klubeve, Reali eliminon “të magjishmen” Al Jazira

Reali i Madridit është finalisti i dytë i Botërorit të Klubeve, por biletën për në finalen e madhe e preu pas shumë vuajtjesh.

20:35
Rruga Tiranë-Elbasan, mbi 300 milionë euro të hedhura dëm

Ndërtimi i Autostradës Tiranë-Elbasan nisi më 29 prill të vitit 2011. Pas “Rrugës së Kombit”, ajo ishte vepra e dytë më e madhe publike që ndërtohej në historinë e Shqipërisë.

19:37
Exclusive / A po hetohet Tahiri në Itali? Provat që vënë në dyshim dëshminë e pafajësisë

Emri i Saimir Tahirit për herë të parë doli nga dosja e Habilajve e Prokurorisë së Katanias. Për të vërtetuar që përdorimi i emrit të tij ishte rastësor dhe i papërfshirë në hetime, ish-ministri i Brendshëm doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se brenda 48 orëve kishte mundur të merrte nga Prokuroria e Katanias këtë vërtetim që dëshmonte se ai nuk është person nën hetim nga italianët.

19:35
Shqipëria në OBI, kundërshtohet vendimi i Trump për Jeruzalemin

Shqipëria mori pjesë në Samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që shpalli Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e Palestinës dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndjekë hapat e saj.

18:43
Pakti me PD, zgjedhjet e reforma në drejtësi, Rama: 2017, vit interesant

Kryeministri e cilësoi si interesant 2017-n. Në analizën e tij të shkurtër bërë në pritjen e fundvitit me ambasadorët dhe përfaqësues të trupit diplomatik të huaj në Tiranë, Edi Rama u ndal tek zgjedhjet, marrëveshja e 18 majit dhe reforma zgjedhore.

18:41
Tensione pas ndeshjes së Kupës, Tirana denoncon dhunën policore

Kupa e Shqipërisë ka regjistruar tension në një prej ndeshjeve të kthimit, pasi në Shkodër u duk se policia i tejkaloi kompetencat.

18:30
Bushati: 6 muajt e parë të 2018, vendimtarë

Në takimin e fundivitit me ambasadorët dhe përfaqësues të trupit diplomatik të huaj në Tiranë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cilësoi si vendimtarë për integrimin 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm.

16:03
Zgjedhja e kryeprokurorit, nis në Kuvend dëgjesa për 7 kandidatët

Kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm kanë nisur seancën dëgjimore në Kuvend

15:26
“Eksport” mbetjesh nga Shqipëria drejt Kroacisë

Shumica e mbetjeve që ndosin brigjet kroate mbërrijnë nga vendet fqinje: Shqipëria, Greqia e Mali i Zi, e problemi sipas autoriteteve vendase është i vazhdueshëm.

15:08
Shullazi mbetet në burg, dëshmitarët rikonfirmojnë akuzat

Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar të lirojë nga paraburgimi Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij në procesin që po zhvillohet për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie në formën e grupit kriminal.

15:03
Kupa e Shqipërisë, Tirana kalon me vuajtje ndaj Vllaznisë

Ka përfunduar faza e 1/8 e Kupës së Shqipërisë, ku kryesisht kanë vendosur rezultatet e ndeshjeve të para, duke mos dhuruar surpriza.

15:02
Çështja Tahiri-Habilaj, Top Channel publikon sot fakte të reja

Top Channel ishte i pari që publikoi dosjen e Katanias, 416 faqe të saj, ku përmendet emri i ish-ministrit Tahiri.

15:01
Osumi, “kosh plehrash”. Mbetjet hidhen në lumë

Berati, qyteti simbol që promovon Shqipërinë në fushata dhe spote turistike fsheh një anë të errët.

14:53
“Eja këndo me ne”, edukimi i fëmijëve përmes artit

Projekti “Eja këndo me ne”, iniciativë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletiti si pjesë e kolonës kulturore “Edukimi përmes artit”, ka kulmuar me fazën finale të tij në një mbrëmje konkursi mes shkollave të Tiranës në Muzeun Historik Kombëtar.

14:26
Skandali farmaceutik, BIRN: Arsyeja e zhdukjes së ilaçeve në tregjet europiane

RoActemra, ilaç i përdorur për kurimin e artritit reumatik është vetëm një prej dhjetëra barnave që po zhduken me shpejtësi nga raftet e farmacive bullgare.

13:29
Kryeprokurori i ri, Manja: Ftoj opozitën të bëhet pjesë e procesit

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, njoftoi në një dalje për mediat mbajtjen e një seance dëgjimore në orën 15:00 për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

12:57
PSG e Real në “luftë” edhe për Donnarummën

PSG dhe Real Madrid nuk do të sfidohen vetëm në fushën e lojës, por edhe në merkaton e transferimeve.

12:33
Shpërblimet e fundvitit, kategoritë që përfitojnë

Qeveria ka miratuar shpërblimet e fundvitit për kategoritë shoqërore si dhe për ushtarakët dhe efektivët e policisë që përballuan situatën e përmbytjeve.

12:19
Tirana me qendër të re emergjencash mjekësore

Tirana ka tanimë një qendër të re për emergjencat mjekësore e ngritur nga fondacioni zviceran për inovacion çka do të mundësojë një komunikim më të shpejtë me spiatalet dhe klinikat shëndetësore.