Policia e Beratit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili dyshohet se ka tentuar të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, ndërsa akuzohet kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare, arrestohet nga policia 49-vjeçari nga Kuçova.

Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi Aliosha Emini, 49 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.

Top Channel