Ministri i Brendshëm i Francës nis një vizitë dy ditore në Tiranë, me ftesë të ministrin Fatmir Xhafaj.

Ministri Gerard Collomb dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë të premten në Ministrinë e Brendshme bisedime zyrtare me ministrin Xhafaj dhe ekipin e tij.

Në axhendë janë parashikuar takime të veçanta me kreun e shtetit Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Grupi i deputetëve dhe kryetarët e bashkive franceze që janë pjesë e delegacionit do të priten në takime të veçanta edhe nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë vizitës në Tiranë, ministri Collomb do të zhvillojë vizitë në kompaninë ‘Aleat’ që prodhon dokumentat biometrikë si dhe në ‘Muzeun e Gjetheve’.

Top Channel