Lufta në Lindjen e Mesme, reagon Trump: Nuk do të ketë tarifa në Ngushticën e Hormuzit gjatë armëpushimit, por nëse nuk arrihet marrëveshja…
“Walt Disney” ra dakord që të blejë asetet televizive të kompanisë “21st Century Fox” për një total prej 52.4 miliardë dollarësh.
Marrëveshja përfshin edhe 39% të aksionevë që “Fox” ka te transmetuesi satelitor “Sky”, si dhe studion e filmave “20th Century Fox”.
Lajmi u konfirmua nga kompania “Disney”, ndërsa mësohet se asetet e mbetura të “Fox”-it, përfshirë “Fox News” dhe “Sports” do të formojnë një kompani të re.
Kjo marrëveshje miliardere i jep fund më shumë se gjysmëshekulli zgjerimi mediatik nga pronari i “Fox”-it, Rupert Murdoch, i cili tashmë është 86 vjeç.
Murdoch trashëgoi një gazetë të vetme australiane nga babai i tij në moshën 21-vjeçare dhe atë e shndërroi në një nga perandoritë më të mëdha të lajmeve dhe filmave në botë.
Veç miliardave të shitjes, Murdochut do t’i mbetet kontrolli i “News Corp”, që zotëron gazetat “The Times” dhe “Sun”, megjithëse prania e tij në botën e lajmit do të reduktohet ndjeshëm.
Blerja kolosale do t’i shtohet katalogut masiv të “Disney”-t dhe duket se është një strategji e qartë për t’u përballur me rivalët dixhitalë.
Ekspërtët thonë se blerja miliardere e përfocon pozicionin e “Disney”-t, si një prej kompanive kryesore mediatike në botë dhe e vendos në pozicion që të konkurrojë fuqishëm me perandoritë e internetit, si “Amazon”, “Facebook” apo “Netflix”.
Top Channel