Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Komitetin Drejtues. Monika kryemadhi tha se Kryeministri Rama kërkon të destabilizoje vendin, ndaj kërkoi që LSI t’i bashkohet protestës së të hënës para Parlamentit, për të kundërshtuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

“Ky grup parlamentar do të ketë vlerë dhe do të ketë forcë me mbështetjen dhe përkrahjen, që jo vetëm anëtarët dhe simpatizantët e LSI, por për të gjithë ata që mendojnë se ky vend po shkon në drejtim të gabuar, të jenë nesër në 09:30 para Kuvendit të Shqipërisë. Ti tregojmë edhe një herë këtij Kryeministri “lolo”, i cili është bërë një “lolo” i krimit dhe i trafikut, që koha e tij po mbaron. Nuk ka më asnjë minutë, asgjë nuk mund ta shpëtojë atë, as ministër, as polici. Ora e tij ka ardhur, jo për shkak të opozitës, por për shkak të urrejtjes që njerëzit kanë për atë”, tha Kryemadhi.

Top Channel