Ndihma për të përmbyturit, nisma nga fondacioni “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, “Telekom”, “Balfin”

18/12/2017 20:01

Fondacioni “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës, “Telekom Albania” dhe “Balfin Group” ftojnë publikun në një fushatë mbledhje fondesh.

Krahas shumave që do të vihen në dispozicion nga partnerët, çdokush nga ju mund të japë kontributin e tij duke dërguar një apo më shumë mesazhe telefonikë me tekst “Ndihma Jonë” në numrin 55099, që shihni të afishuar në ekran, nga çdo operator celular në vend.

Kosto e një mesazhi është 100 lekë plus tarifën normale të operatorit tuaj. Të ardhurat e siguruara nga dërgimi i mesazheve do t’u shtohen fondeve të ofruara nga partneret, për t’iu shpërndarë më pas në formë ndihmash, direkt familjeve të prekura nga përmbytjet.

Kujtojmë se gjatë përmbytjeve të fundit u dëmtuan mbi 4700 banesa, ose 7 herë më shumë se në 2015-ën, 40 biznese, 56 shkolla dhe 65 ura. Në këtë prag festash të fundvitit, kur njerëzit tradicionalisht marrin dhe ofrojnë dhurata, le të jete dërgimi i mesazheve dhurata e çdokujt prej nesh për familjet e dëmtuara nga përmbytjet.

Top Channel