Rikthimi i Romela Begajt: Medaljet i kam fituar me gjak

21/12/2017 18:10

Peshëngritja shqiptare u trondit pas Botërorit të Kazakistanit në vitin 2014, kur pasi u shpall kampione e botës në stilin e shkëputjes, Romela Begaj rezultoi pozitive në kontrollet antidoping.

Megjithatë, Romela Begaj tregoi se nuk dorëzohet kurrë dhe reagimi ishte i menjëhershëm duke treguar se gjithçka ishte e merituar për peshëngritësen shqiptare.

Romela Begaj dhuroi spektakël në Botërorin e zhvilluar në fillim të këtij muaji në Amerikë, duke u shpallur kampione e Botës. Në peshën deri në 69 kg, Begaj i kaloi me sukses të tre provat në stilin e shkëputjes, me 103, 105 dhe 107 kg. Në ketë stil, Romela konkurroi fort me dy peshëngritëset kolumbiane, duke u rrëmbyer medaljen e arit.

Romela Begaj ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ku u shpreh se medaljet i ka fituar me gjak dhe nuk mund të ja mohojë njeri.

“Medialjet e mia janë nga 2005 deri tani janë të fituara me gjak. Si herën e parë dhe këtë herë, unë vetëm ujë kam marrë”, shprehet peshëngritësja.

Më tej, ajo thotë se Shqipëria është një vend i vogël, por me kampionë të mëdhenj.

Top Channel