Ngjela në Top Story: Zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm, asnjë shkelje

20/12/2017 21:39

I ftuar në Top Story, avokat Ngjela u shpreh se nuk ka asnjë shkelje në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm, ndërsa jep edhe arsyet se pse u ngritën tensionet mes palëve.

“Problemi ishte se ata që po drejtojnë reformën në drejtësi janë më të zgjuar se opozita. Duke qenë të bindur se këta do ta bllokonin KLP, i cili frenon akuzën. Për mendimin tim, frenimi ka qenë Basha-Rama filloi në maj. Amerikanët nuk kanë qenë të bindur se këta nuk do t’i bllokonin nga të dyja palët. Këta po bllokonin KLP dhe ata bënë një lojë shumë të bukur, duke ngritur një ligj organik, i cili thotë se vërtetë se kushtetuta ka nxjerrë një ligj për KLP, por nëse ai nuk është i ngritur, atëherë del një prokuror i përkohshëm, i cili është ky që zgjodhëm. Prokurorin e Përkohshëm e kanë zgjedhur vetë amerikanët, nuk e ka zgjedhur Rama. Kjo i ngriti të gjitha tensionet, pasi tani do të bëjnë edhe KLP, sepse ky është shumë i rrezikshëm dhe i ka trembur të dyja palët”, tha Ngjela.

Më tej, Ngjela thotë se opozita nuk do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese sepse, sipas tij, nuk e fiton.

Në lidhje direkte në Top Story, ndërhyn Monika Kryemadhi, e cila thotë se nuk ka pse të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese pasi mund të ngrihet KLP.

Top Channel