Sapo Parlamenti zgjodhi kryeprokuroren e përkohshme në mungesë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Komisioni i Shoqërisë Civile ia doli të dërgojë në Kuvend katër kandidatë për një vend vakant për në KLP.

Ata janë Alfred Balla, Andi Murataj, Entela Hoxha dhe Mimoza Qinami. Mimoza Qinami ishte e kualifikuar më herët, ndërsa të mërkurën u dëgjuan tre kandidatët e tjerë.

Andi Dobrusha thotë se akuzat ndaj shoqërisë civile për bllokim të qëllimshëm janë pa bazë, pasi kjo situatë nuk ka çeduar vetëm tek shoqëria civile, por tek të gjithë hallkat.

Me këtë fazë u kompletuan kandidatët e shoqërisë civile, avokatisë dhe pedagogëve juristë për 5 anëtarë që Kuvendi zgjedh për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Tashmë procedurat e përzgjedhjes janë në dorë të komisioneve ad hoc që duhet të ngrejë Parlamenti për këtë organ, si dhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Top Channel