E shtunë, 07 Prill 2018
15:01
Festimet e Pashkëve, radhë të gjata në Kapshticë

Festimet për Pashkët Ortodoske kanë shtuar lëvizjet hyrësë dhe dalëse me shtetet fqinjë gjatë 24 orëve të fundit.

14:42
Shenjat e horoskopit “dinë” shumë mbi shëndetin tuaj!

Yjet thuhet se dinë diçka mbi shëndetin tuaj, ndaj është e rëndësishme të dini se ç’parashikojnë ato. Çdo shenjë zoodiakale është e lidhur me një pjesë të trupit, kështu që duke ditur se cila pjesë e trupit tuaj është më e ndjeshme, atëherë ndoshta mund t’iu ndihmojmë të bëni një jetë më të shëndetshme dhe të lumtur.

14:41
Turqi/Kur njerëzit kanë frikë të shprehen, berberët janë burim i çmuar

Shkova në qytetin turk që qeveria atje e sheh si “djep terrorizmi” dhe një mysliman më vuri tehun e mprehtë në fyt. “Mbështete kokën dhe rri i qetë”, më tha.

14:07
Po bënte punën e tij kur iu drejtua kamera, dhe… (VIDEO)

Ngjarjet sportive në SHBA janë mjaft zbavitëse dhe për publikun e pranishëm, jo vetëm për lojtarët.

14:02
Bosnje, pas 26 vitesh Sarajeva ka sërish një teleferik funksional

Plot 26 vite pasi u shkatërrua në Luftën e Bosnjes, teleferiku i famshëm i Sarajevës është rikthyer në funksionim.

13:53
City dhe Bayern përgatiten për festën e titullit

Manchester City dhe Bayern Munchen luajnë sot për të festuar përpara kohe titullin kampion në kampionatet e tyre respektive.

13:52
Japonia riaktivizon Marinën, për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore

Japonia ka aktivizuar të shtunën njësinë e saj të parë të Marinës, që pas Luftës së Dytë Botërore, të trajnuar për të zmbrapsur ata që do të tentojnë të pushtojnë ishujt japonezë përgjatë brigjeve të detit të Kinës Lindore, që Tokio druan se janë vulnerabël ndaj sulmeve të Kinës.

13:43
Vdekje misterioze, shuhet në moshën 18-vjeçare mbrojtësi i ekipit francez

Mbrojtësi i ekipit të kategorisë së dytë në Francë, Le Havre, Samba Diop ka ndërruar jetën në moshën 18-vjeçare.

13:40
Zidane: Nuk bëjmë korridor për Barcelonën

Zinedine Zidane deklaroi para mediave se nëse Barcelona fiton titullin kampion në Spanjë një javë përpara “Klasikes” kundër Realit, madrilenët nuk do të rreshtohen për të bërë “korridorin” në nder të kundërshtarit.

13:39
Vasili: Ky kryeministër e ka hak, bile pak, drurin e popullit

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në Facebook lidhur me protestën e sotme të shoqërisë civile para selisë së kryeministrisë.

13:32
Shuhet profesor Nasi Bozheku

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare doktori dhe profesori i njohur i neurologjisë, Nasi Bozheku. Lajmin për vdekjen e profesorit e njoftuan familjarët që konfirmojnë se një edemë polmonare është bërë shkak.

13:15
Vunoi, qendër argëtimi. Edicioni i dytë i “South Outdoor Festival”

Vunoi do të shndërrohet në qendrën e kulturës dhe argëtimit këtë fundprill, në edicionin e dytë të “South Outdoor Festival”. Kjo nismë e qeverisë gjermane synon t’i paraprijë sezonit turistik veror.

13:14
Inter, Cancelo e Rafinha; E ardhmja vendoset nga Champions

Interi do të përballet me një finale të fortë sezoni. Sigurimi i Champions League do të jetë deciziv për planet e skuadrës në merkaton e verës.

13:11
140 pemë në përkujtim të oficerit të RENEA-s, Elham Elezi

Elham Elezi, oficer i RENEA-s, humbi jetën në moshën 29-vjeçare në vitin 1998, gjatë një operaconi pengmarrjeje.

13:05
Në pranga shpërndarësi i kokainës, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni

Policia e Tiranës ka sekuestruar 70 doza kokaine në zonën e Freskut, duke vënë në pranga dhe poseduesin e tyre.

13:03
Afrika po ndahet në dysh, kenianët largohen nga shtëpitë (Foto)

Një e çarë e madhe është krijuar në Kenia, 48 km larg kryeqytetit Nairobi. Kjo ka bërë që banorët e fshatit Mai Mahiu të largohen e të braktisin shtëpitë e tyre.

12:43
Shteti i Teksasit, nis Rojen Kombëtare në kufi

Shteti Amerikan i Teksasit po dislokon pjesëtarët e Rojës Kombëtare në kufirin me Meksikën, pas një apeli të presidentit Donald Trump. Një zëdhënës i Rojës Kombëtare tha se një personel prej 25 personash do të dërgohet të patrullojë në zonë brenda 72 orëve në vijim.

12:41
Shoqëria civile, protestë para kryeministrisë: Kundër arrogancës, dhunës dhe koncesioneve

Gjithmonë e më shumë rrjetet sociale po kthehen në kanalin kryesor dhe të vetëm që paralajmërojnë protestat qytetare.

12:32
“Mos i fut delet në tokën time”, plagoset rëndë 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri në oborin e shtëpisë së tij, teksa autori është vënë në pranga menjëherë.

12:28
Tragjedi në Kanada, shuhet skuadra e hokejit

Policia në Kanada ka konfirmuar se 14 persona kanë humbur jetën kur një kamion dhe një autobus, në të cilin ndodhej një skuadër kanadeze e hokejit u përplasën mbrëmjen e të premtes.

12:27
Lezhë, rreziku në rrugën e kalasë. Bashkia premtoi zgjidhje, por nënkryetari u arrestua

Banorët në rrugën e kalasë në Lezhë vijojnë të kenë shqetësimin e rrëshqitjeve. Një muaj më parë, nënkryetari i bashkisë premtoi zgjidhje, por as 24 orë nga ajo deklaratë ai u arrestua për çështjen e bujshme të tjetërsimit të tokave në bregdet. Situata nuk ka ndryshuar dhe banorët apo drejtuesit e mjeteve çdo ditë jetojnë me rrezikun.

12:23
PD kundër prishjes së teatrit, Basha: Rama po bën një akt leninist

Ndërsa vijon takimet organizative për shtrijen protestave kundër taksave të reja, Lulzim Basha priti në zyrën e tij edhe komunitetin e artistëve që kundërshtojnë projektin e teatrit të ri kombëtar.

12:14
Durrës, sorollatje në Hipotekë. Qytetarët nuk regjistrojnë dot tokën e marrë me ligjin 7501

Në Hipotekën e Durrësit prej vitesh sorollaten banorët, të cilët nuk mund të regjistrojnë pronën e tokës së fituar nga ligji 7501. Gazetarja Vali Qyrfyçi tregon ecejaket e dy banorëve të qytetit bregdetar, të cilët duhet të rifillojnë procedurat sërish nga e para, edhe pse kanë kaluar vite të tëra në dyert e gjykatave.

12:14
Brad Pitt ‘dashurohet’ me profesoreshën që ngjan me Angelina Jolie

Ndërsa duhen edhe pak ditë nga zyrtarizimi i divorcit me ish-bashkëshorten Angelina Jolie, Brad Bitt duket se ka gjetur ngushëllim me profesorëshën Neri Oxman.

12:09
Lufta kundër demokracisë në Hungari është kundër demokracisë së çdo vendi

Ndërkohë që hungarezët pritet të votojnë këtë të diel, qeveria britanike po i “vardiset” Orbanit për një marrëveshje të mirë tregtare pas Brexit-it.

12:08
Po bënte dru në mal, humb aksidentalisht jetën duke rënë nga shkëmbi

Ka humbur jetën aksidentalisht teksa tentonte të bëntë dru në mal. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e të premtes në fshatin Lemnush të Gramshit.

12:03
“Plas” te Sportingu, Presidenti pezullon të gjithë lojtarët

Pas humbjes me Atletico Madrid, te Sportingu i Lisbonës situata ka degjeneruar. Pasi Presidenti i klubit, Bruno de Carvalho i kritikoi lojtarët në Facebook, ata nuk kanë pranuar të stërviten ditën tjetër pa u sqaruar më parë me të.

12:03
Dimri i mori çizmet me vete, këto këpucë janë për pranverën

Janë këpucë të stilit mashkullor, por prej disa sezonesh këpucët me lidhëse, që ndryshe quhen dhe “frenchie”, janë moda e femrës së kësaj pranvere dhe vazhdojnë të propozohen dhe në koleksione të reja në shumë variante.

11:57
Trafikoi si prostitutë në Kosovë 24-vjeçaren, arrestohet e dënuara me 15 vite burg

Policia e Tropojës ka arrestuar një 57-vjeçare të dënuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me 15 vjet burg, për trafikim të personave.

11:45
Golfistet më seksi në planet

Golfi njihet si sporti i të pasurve në të gjithë botën, por kohët e fundit ky sport po cilësohet edhe si femrave më seksi në botë.

11:36
Video-lojrat më të bukura të PlayStation 3 (Foto)

Pas suksesit të pabesueshëm të PlayStation 2, një kompjuter lojrash që ka regjistruar shitje rekord, Sony vonoi pak për të nxjerrë në treg PlayStation 3.

11:33
“Shkolla Qendër Komunitare”, aplikim për të shfrytëzuar ambientet sportive

Bashkia e Tiranës ka nisur projektin “Shkolla qendër komunitare”, ku kushdo mund të aplikojë për të shfrytëzuar pasdite ambientet sportive.

11:29
“Mosbindja civile”, Balla: Luli i pari që e ka nisur, s’ka paguar faturat e ujit

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një takim me strukturat e partisë në Elbasan ka ironizuar mosbindjen civile të opozitës, ku tha se vetë Lulzim Basha nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017.

11:26
MotoGP, Marquez dominon provat e lira

Provat e lira të së premtes në Çmimin e Madh të Argjentinës në MotoGP u mbyllën nën shenjën e Marc Marquez.

11:18
Pashkët, Janullatos: Në epoka të vështira si kjo e sotmja, të marrim mesazhin e gëzimit

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka uruar festën e Pashkës duke u lutur për më shumë paqe e dashuri.

11:12
Kanos me pistoletë vëllanë për pronën, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar, banues në Baldushk të Tiranës, është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me pistoletë vëllanë e tij 48-vjeçar.

10:55
Ahmetaj urdhëron tatimet: Mos gjobisni biznesin e vogël

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka urdhëruar administratën tatimore të mos gjobisë bizneset e vogla që hyjnë për herë të parë në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar.

10:49
Vrau ish-kryeplakun, 58-vjeçari i penduar në gjykatë

Gjykata e Beratit ka vendosur masën e arrestit me burg për Fatmir Cenajn, autorin e vrasjes së ish kryeplakut të fshatit Rehovë në Skrapar.

10:48
Një bikini V vetëm për guximtaret (Foto)

Një model i ri bikinish po “pushton” Instagramin kohët e fundit dhe pritet që të jetë trendi i verës.

10:36
I denoncojnë në portal se shpërndanin drogë në lokal, por u gjenden vetëm 8 gr kanabis

Ka mjaftuar një raportim në portalin e komisariatit dixhital që policia e Shkodrës të vihej në lëvizje për të të arrestuar dy të rinj që shpërndanin drogë në një lokal.

10:30
Sherr i momentit, bën të atin për spital

Biseda mes Oliver Z, 24 vjeç dhe babait të tij M.Z, 67 vjeç është tensionuar dhe ka degjeneruar në përdorim dhune, ku 67-vjeçari përfundoi me fraktura të rënda në spital.

10:27
“E ndyrë dhe e thjeshtë”. Brenda banesës ku fshihej El Chapo (Foto)

E ndyrë, e shkretuar, me karrige të thjeshta plastike, divanë të dalë boje dhe korridore plot me kokainë. Po flasim për banesën ku fshihej El Chapo, bosi meksikan i drogës, i cili tashmë po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Nju Jork.

10:17
Përkujtohen pilotët dëshmorë, Xhaçka: Edhe forca ajrore në proces reformimi

Më 6 prill të dy viteve më parë një aksident ajror i mori jetën dy pilotëve të shpallur “Dëshmor të Atdheut”, kapiteni Florian Delia dhe togeri Donald Hoxha.

10:08
Harrojeni hapësirën! Duhet të eksplorojmë oqeanet

Oqeani është një kufi shkencor, teknologjik, ekonomik dhe gjeopolitik. Nga 2015 deri në 2030 ekonomia detare botërore do të rritet nga 1.5 në 3 trilionë dollarë, sipas OECD, falë mundësive në rritje të burimeve të ripërtëritshme në det, bioteknologjisë detare, akuakulturës, naftës thellë në det shtratit detar.

09:47
Probleme për Hamilton, dënohet me 5 pozicione në nisje

Nis keq fundjava e Bahreinit për kampionin e Botës, Lewis Hamilton.

09:41
Surprizë! Kate Hudson në pritje të nr. 3

Kate Hudson bëri të ditur të premten në Instagram se ëshë shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me të dashurin Danny Fujikawa, dhe është në pritjen e ëmbël të një vajze.

09:41
Ronaldo shpjegon pse la Barcelonën për Interin

Ronaldo shpërtheu si futbollist te Barcelona, gjatë sezonit 1996-1997, duke shënuar 34 gola në 37 ndeshje.

09:35
Mediat braziliane: Ish presidenti Lula da Silva do arrestohet pas meshës së të shoqes

Ish presidenti brazilian Lula da Silva mund të arrestoheth pas meshës që do të mbahet këtë mëngjes (me orën shqiptare 14.30) në nder të të shoqes që ndërroi jetë shkurtin e vitit të kaluar dhe që sot do të mbushte 67 vjeçe.

09:21
“Pistë garash” në rrugët e Tiranës, pezullohen 22 patenta

Pavarësisht kontrolleve të vazhdueshme të policisë së Tiranës ka ende makina lukzose që rrugët i përdorin si “pistë makinash”.

09:14
“Ta bëj dhe njëherë testin se nuk kam frymë”, policia arreston 6 shoferë të dehur

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollin gjatë orëve të mbrëmjes në akset rrugore të Tiranës, ku nga Drageri janë pezulluar 18 leje drejtimi për shkak se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

09:04
Anomali e motit, temperaturat e prillit 3 °C mbi mesataren mujore

Temperaturat e prillit parashikohen të jetën mesatarisht 3 gradë Celcius mbi mesataren mujore.

08:59
Fundjavë me diell, temperaturat mbi 28 gradë Celcius

Fundjava do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në gjithë vendin, ndërsa shira të përkohshëm mbeten prezent kryesisht në zonat lindore.

08:51
Facebook, kontrolle të reja për lajmet politike në rrjet

Facebook ka bërë të ditur se shumë shpejt do të merren masa që parashikojnë verifikime të mëtejshme tëatyre që kanë qëllim të publikojnë postime me natyrë politike në rrjetin social.

08:44
Torino, mbyllet çati i Telegram pro ISIS. Në krye të tij një minoren algjerian

Një minoren italian me origjinë algjeriane ishte pas dy çateve të mbyllura në kanale të ndryshme të Telegram, ku shpërndaheshin mesazhe propagande të ISIS të përkthyera në italisht.

08:18
Aksident i frikshëm në Kanada, 14 të vdekur nga përplasja e kamionit me autobusin

Policia ka konfirmuar 14 të vdekur pasi një kamion dhe një autobus ku ndodhej skuadra kanadeze e Hockey për të rinj, u përplasën të premten në mbrëmje.

08:11
Joseph: Kosova nuk duhet të përkulet para presionit turk

Mënyra e deportimit të gjashtë shtetasve turq, të cilët nuk kanë shkelur ligjet e vendit, tregon në mënyrë të qartë pozitën e pambrojtur gjeopolitike të Kosovës në mes të Turqisë, në njërën anë, dhe të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, në anën tjetër, thotë Edward Joseph, ekspert i çështjeve të Ballkanit në Universitetin Johns Hopkins.

08:07
Bricjapi, shenja e ditës

Me Hënën në shenjën tuaj sot nndjeheni e veçantë dhe nuk ke dyshime app pendime mbi zgjedhjet e tya te fundit në fushën e ndjenjave.

05:01
Karamoh: Interi beson te unë, Spalletti është fantastik

Yann Karamoh ka dhënë një intervistë për mediat e vendit të tij, ku ka folur për eksperiencën e tij si zikaltër. Sulmuesi anësor ka treguar se nuk është menduar dy herë për t’iu përgjigjur pozitivisht Interit, ndërsa thotë se zikaltrit besojnë shumë te ai.

02:04
Dorëhiqet ambasadori serb në UNESCO, pengoi anëtarësimin e Kosovës

Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviç, ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion, duke theksuar se vendimi i tij është i pakthyeshëm.

00:58
Orban përshëndet euro-skepticizmin e Polonisë: Mund të mbështeten te ne

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, teksa bëhet gati për të garuar për mandatin e tretë qeverisës, ka përshëndetur linjën euro-skeptike të Polonisë fqinje.

00:23
Guardiola: Raiola i ofroi Pogba e Mkhitaryan një ‘qeni’

Në konferencën për shtyp në prag të derbit, Pep Guardiola zbuloi se agjenti Mino Raiola i kishte ofruar Cityt blerjen e Pogbasë dhe Mkhitaryanit.

E premte, 06 Prill 2018
23:40
Plotësohen 12 gjysmëfinalistët, Stina dhe Danjela shpëtohen nga publiku

Janë përmbyllur tre Netët e para Live, ku 3 skuadrat kanë dhënë më të mirën e tyre dhe nga 18 konkurrentë janë përzgjedhur 12 gjysmëfinalistët, nga 4 për çdo skuadër.

23:23
Ylli Limani rikthehet për të magjepsur publikun në “The Voice”

Nuk janë të paktë ata këngëtarë që rrugën e tyre drejt suksesit e kanë nisur pikërisht nga skena e “The Voice” dhe Ylli Limani është njëri prej tyre.

23:14
Miriam Cani çon në gjysmëfinale Anën dhe Denisin

Ana dhe Denisi i janë bashkuar grupit të 8 gjysmëfinalistëve të përzgjedhur dy javët e kaluara.

22:47
PSG shtyn festën e titullit kampion në Francë

Paris Saint Germain do të duhet të presë javën e ardhshme për të festuar titullin kampion në Francë.

22:37
Adolfi sjell xhunglën në “The Voice”

Adolfi me performancën e tij në Audicionet e Fshehura, me këngën ‘That’s what I like’ pati shumë sukses. Ai arriti jo vetëm të kthente karriget e trajnerëve por dhe të ishte dëshmitar i një ‘lufte’ të vërtetë për ta bërë pjesë të skuadrës së tyre. Shumë i emocionuar ai zgjodhi Miriamin.

21:58
Elbasan, arrestohet autori i plagosjes së 4 personave

Policia e Elbasanit ka arrestuar personin që plagosi me thikë 4 persona në qendër të qytetit.

21:58
Ana “tund” skenën e “The Voice”

Ana, një nga talentet më të spikatura në këtë edicion të The Voice Kids u bë e dashur për publikun pas performancës së saj në Audicionet e Fshehura ku këndoi ‘Evil Like me’. Një performancë nga më të klikuarat në yotube.

21:54
Denisi energji dhe potencë në “The Voice”

Denisi, një artist i kompletuar, balerin dhe këngëtar erdhi në The Voice Kids enkas nga Italia për të bërë të njohur talentin e tij në vendin e origjinës.

21:46
Arseldi, një tenor i vërtetë

Arseldi, ‘bilbili’ i vogël nga Shkodra u bë pjesë e skuadrës së Miriam Canit pas interpretimit të tij të suksesshëm, në Audicionet e Fshehura të këngës ‘Treasure’.

21:38
Ushtria greke zmbraps avionin spiun turk

Ministria greke e Mbrojtjes ka bërë me dije se për herë të parë, forcat ushtarake të saj kanë ndërhyrë për të penguar fluturimin mbi ishujt grekë të Egjeut të një avioni turk pa pilot, të ashtëquajtur dron spiun.

21:35
Stina performancë të përkryer

Stina, flautistja e vogël nga Kosova mahniti publikun dhe trajnerët me performancën e saj në Audicionet e Fshehura. Ajo këndoi ‘Mamma Knows best’ duke bërë kështu të tre trajnerët të kthehen për të. Ajo zgjodhi si trajnere Miriam Canin.

21:20
Gaza, 8 palestinezë të vrarë gjatë protestave në kufi

Të paktën 8 palestinezë u vranë dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur nga plumbat izraelitë në kufirin me Gazën, një javë pasi 18 palestinezë të tjerë u vranë gjatë protestave të ngjashme.

21:00
“Grusht shteti” në The Voice Kids

“Makthi” i moderatorit Ledion Liço, është bërë realitetit para fillimit të spektaklit të kësaj të premte, teksa 4 “çamarrokët” kanë uzurpuar për herë të dytë karriget e trajnerëve të “The Voice Kids”.

21:00
Gjysmë shekulli të ndarë nga qyteti për një…urë

Fshati Gjeroven në Bashkinë Berat është mbi 50 vjet i ndarë nga qyteti i Beratit, prej mungesës së një ure. 800 banorët e këtij fshati të vetmen mënyrë për t’u lidhur me pjesën tjeter të qytetërimit, kanë rimorkiot e traktorëve.

20:51
Tropojë, vritet me automatik bariu 25-vjeçar

Një 25-vjeçar është vrarë me armë zjarri në malin e fshatit Luzhë të Tropojës.

20:34
Kinë, dhuruesit e spermës duhet të jenë komunistë

Të jesh nga 20 deri në 45 vjeç, të kesh shëndet të mirë, të bësh analiza periodike për të garantuar mungesën e infeksioneve e të tjera si këto, janë mes kushteve të shumta për të qenë një dhurues sperme.

20:06
Plagosen me thikë 4 persona në qendër të Elbasanit

Një person ka goditur me thikë 4 persona, e më pas është larguar nga vendngjarja për t’i shpëtuar Policisë së Elbasanit.

19:55
“Nostalgjia” e Kastriot Tushës, më 14 prill

Kastriot Tusha i ka lënë pas 35 vite karrierë. Në romancë, në kanconetë italiane apo shqiptare, ashtu edhe në këngët popullore, qytetare apo serenatën korçare, zëri i tij i pastër ka lënë gjurmë.

19:48
Brazil, ish-Presidenti Lula nuk dorëzohet në polici

Ish-Presidenti i Brazilit, Luis Inacio Lula da Silva nuk do t’i dorëzohet Policisë Federale në selinë jugore të këtij institucioni, pavarësisht se kështu urdhëroi një gjykatës.

19:41
“Pastrimi” 3 mln euro; sita e Vettingut nis në Polici

Vettingu në polici ka nisur zyrtarisht. 11 mijë efektivët duhet të dorëzojnë vetëdeklarimet brenda afatit 30-ditor.

19:37
Seedorf: Mourinho u bë trajner i madh falë Milanit

Clarence Seedorf nuk është kurrë banal në deklaratat e tij. Trajneri aktual i Deportivo la Coruna është shprehur se Jose Mourinho u bë trajner i madh falë Milanit.

19:28
Taksat dhe Vettingu largojnë paratë nga bankat; jashtë sistemit 2 mld euro

Paraja jashtë sistemit bankar shqiptar arriti kulmin në fund të 2017 duke regjistruar një shifër rekord prej 265 miliardë lekësh, sipas bankës qendore, ose rreth 2 miliardë euro.

19:16
Tirana, 30 ditë kohë për të shlyer borxhin ndaj Muzakës

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i ka dhënë një muaj kohë klubit të Tiranës që të shlyejë të gjitha detyrimet që ka ndaj ish-futbollistit të saj, Gjergji Muzaka.

19:02
Basha: Protesta vazhdon! Meta: Opozita në Kuvend, qytetarët të dëgjohen

Në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike erdhën prindërit e protestuesve të Kukësit që gjykata vendosi t’i mbante në qeli. Pas takimit Basha rezervoi një mesazh me ta në krah

18:52
Ferrari merr komandën në Bahrein me Raikkonen

Ferrari merr komandën në Çmimin e Madh të Bahreinit, duke dominuar tërësisht sesionin e dytë të provave të lira. Raikkonen udhëhoqi sesionin, ndërsa Vettel i mbrojti krahët.

18:40
Pa Stephen Hawking, Elon Musk paralajmëron: Mund të shtypemi nga një robot diktator

Së bashku Bill Gates dhe të ndjerin Stephen Hawking është një nga zërat më të fortë që bën thirrje për kujdes me zhvillimin e inteligjencës artificiale, njohur gjerësisht si robotët.

18:39
Vijon “lufta”, SHBA shënjestron oligarkët rusë

SHBA ka vendosur sanksione mbi shtatë oligarkë rusë dhe 17 zyrtarë të lartë qeveritarë, duke i akuzuar ata për aktivitete keqdashëse në të gjithë botën. 12 kompani në pronësitë e oligarkëve, një kompani armësh në pronësi të shtetit dhe një bankë, janë po ashtu objekt sanksionesh.

18:34
Brigitte Nilsen përfundon në karrige me rrota

Brigitte Nilsen ka qenë padyshim një nga ikonat e kinemasë në vitet ’80, por duket se nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm, madje duket në gjendje të dëshpëruar.

18:15
Champions-i zgjedh egjiptianin Salah para Cristianos

Kur të gjithë prisnin që Cristiano Ronaldo të zgjidhej si lojtari më i mirë i javës në Champions League, pasi “pushtoi” faqet e para të gazetave me roveshatën e tij kundër Juventusit, turneu zgjodhi egjiptianin Mohammed Salah.

18:14
Rama pret në fshehtësi biznesmenët kuksianë: Reduktim i tarifës, jo heqje

Në heshtje të plotë mediatike dhe larg kamerave, Kryeministri Rama ka zhvilluar mbrëmjen e së enjtes një darkë pune me 20 biznesmenë kuksianë në selinë e Qeverisë.

17:59
“Skripal”, Lavrov: Pretekst për të dëbuar rusët! Disa vendeve iu shtrëngua rripi

Rusia i quan provokime flagrante të Perëndimit çështjen Skripal dhe gjithë ato që ndodhen pas helmimit të agjentit të dyfishtë në Britaninë e Madhe.

17:50
PDIU kundër taksës së “Kombit”: Edhe Rruga e Arbrit të jetë pa pagesë

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet është rreshtuar kundër taksës së vendosur në “Rrugën e Kombit”.

17:49
Marrëveshja, arbitra edhe nga Finlanda në Shqipëri

Pas Luksemburgut dhe Maltës, së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me homologen e saj në Finlandë në lidhje me shkëmbimin e arbitrave në ndeshjet respektive.

17:41
Prekëse, kursimet e 5 vjeçarit për luftën kundër kancerit

Një 5-vjeçar ka vendosur që t’i jap mjekut që i kuroi mamanë nga tumori të gjithë pasurinë e tij. Paratë nuk ishin për mjekun, por për luftën kundër kancerin. Një gjest për t’u vlerësuar pavarësisht shumës që ai kishte mbledhur.

17:16
Rebelimi lindor që kërcënon BE më shumë se Brexit

Griff Witte dhe Michael Birnbaum – “Ndasitë e Luftës së Ftohtë janë zhdukur njëherë e përgjithmonë”. Kjo ishte deklarata e atëherë Presidentit të Komisionit Europian, Romano Prodi teksa u uronte mirëseardhjen 10 anëtareve të reja të Bashkimit Europian, tetë prej të cilave nga ish-blloku komunist.

17:07
Allegri: E ardhmja ime varet nga motivimi

Massimiliano Allegri dështoi për të disatën herë ta çojë Juventusin në fitoren e trofeut më të rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League. Por duket se edhe pas këtij dëshitmi trajneri italian nuk është dorëzuar ende.

16:53
Basha akuzon Prokurorinë: Palë me Ramën! Po terrorizon qytetarët

Lulzim Basha takoi një grup të protestuesve kuksianë që më 31 mars protestuan në Rrugën e Kombit dhe në përfundim të këtij takimi akuzoi prokurorinë se është bërë palë me Edi Ramën.

16:40
Aston Martin prezanton ekzemplarin e mrekullueshëm unik (Foto)

Në Sallonin e Automobilëve në Londër, që do të mbahet nga 17-20 maj, Aston Martin do të prezantojë një ekzemplar unik të Vanquish S.

16:30
Nuk ka pendesë as 20 vjet më pas: Ishte faull i Ronaldos

Nuk ka dyshim që është një nga rastet më të diskutueshme të histotisë së futbollit: daton më 26 prill 1998, kur Marc Iuliano pengoi në zonë Ronaldon, por arbitri Piero Ceccarini lejoi vazhdimin e lojës.