Plot 26 vite pasi u shkatërrua në Luftën e Bosnjes, teleferiku i famshëm i Sarajevës është rikthyer në funksionim.

Mali Trebevic ka qenë një pikë e shfrytëzuar nga snajperistët serbë gjatë rrethimit 1.425-ditor të kryeqytetit boshnjak në vitet 1992-1996. Fushat e minuara janë pastruar vetëm në vitet e fundit.

Teleferiku i rihapur është pagëzuar tani me emrin e një ish-rojeje të tij, Ramo Biber, që u qëllua për vdekje nga serbët në vitin 1992, në fillim të luftës.

Në vitin 1984, mali ishte një nga arenat më kryesore të Lojërave Olimpike Dimërore. 32 kabina të reja të teleferikut do të ulen tani nga mali Trebevic në qendër të Sarajevës.

Teleferiku nuk ishte riparuar pas dëmtimeve gjatë luftës. Riparimi i tij ka kushtuar 8 milionë dollarë, gjysma e të cilëve janë dhuruar nga një doktor amerikan, që është i martuar me një shkencëtare boshnjake.

Top Channel