Adolfi me performancën e tij në Audicionet e Fshehura, me këngën ‘That’s what I like’ pati shumë sukses. Ai arriti jo vetëm të kthente karriget e trajnerëve por dhe të ishte dëshmitar i një ‘lufte’ të vërtetë për ta bërë pjesë të skuadrës së tyre. Shumë i emocionuar ai zgjodhi Miriamin.

Në Beteja Adolfi këndoi këngën ‘Locked out of Heaven’ bashkë me Alisian dhe Erikën. Fituesi i kësaj beteja u zgjodh Adolfi i cili u kualifikua për fazën pasardhëse të ‘The Voice Kids’.

Në natën e sotme Adolfi këndoi ‘I wan’na be like you’ të marrë nga Libri i Xhunglës, e cila rezultoi një performancë shumë shumë e bukur dhe plot adrenalinë.

Top Channel