Clarence Seedorf nuk është kurrë banal në deklaratat e tij. Trajneri aktual i Deportivo la Coruna është shprehur se Jose Mourinho u bë trajner i madh falë Milanit.

“Duhet të na falenderojë pasi Milani i vitit 2004 ishte i pabesueshëm”, tha Seedorf.

Ish-mesfushori i referohet Ligës së Kampioneve të vitit 2004, që u fitua nga Porto i Jose Mourinhos. Kuqezinjtë u mundën 4-0 në Spanjë nga Deportivo, ndërsa ndeshjen e parë Milani e kishte fituar 4-1.

“Ajo ndeshje 4-0 ka qenë më e keqja e karrierës sime. Edhe më e keqe sesa finalja e Stambollit. E kishim të hapur rrugën për ta fituar atë Champions, por nuk e di çfarë ndodhi”, nënvizoi holandezi.

Atë vit, Porto mundi në finale Monacon për të ngritur trofeun më të rëndësishëm për klube.

Top Channel