Manchester United, vjen fitorja e parë në Premier League, ‘Djajtë e Kuq’ mposhtin me manita Ipswich 30/08 19:44
Paris Saint Germain do të duhet të presë javën e ardhshme për të festuar titullin kampion në Francë.
Mbrëmjen e së premtes, parizienët arritën të fitonin vetëm një pikë në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Saint Etienne, të përfunduar në barazim 1-1. Ishte vetëm autogoli i Gabriel Silvës ai që shpëtoi kryeqytetasit nga humbja.
Në pjesën e parë, Cabella kishte kaluar në avantazh Saint Etienne, skuadër që meritoi më shumë në këtë takim.
Për t’u shënuar edhe një gabim i pafalshëm i sulmuesit të PSG, Edinson Cavani, i cili me portën bosh nuk arriti dot të shënonte.
Top Channel