Afrika po ndahet në dysh, kenianët largohen nga shtëpitë (Foto)

07/04/2018 13:03

Një e çarë e madhe është krijuar në Kenia, 48 km larg kryeqytetit Nairobi. Kjo ka bërë që banorët e fshatit Mai Mahiu të largohen e të braktisin shtëpitë e tyre.

Mendohet se e çara është krijuar nga aktiviteti sizmik dhe erozioni i shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.

Gjithashtu, e çara e madhe ka shkaktuar shëmbjen e një pjese të autostradës Nairobi-Narok dhe shkaktoi lëkundje të mëdha në zonë.

Shkencëtarët thonë se pas një milion vitesh, Afrika mund të ndahet në dysh.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel