Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i ka dhënë një muaj kohë klubit të Tiranës që të shlyejë të gjitha detyrimet që ka ndaj ish-futbollistit të saj, Gjergji Muzaka.

Komisioni i Disiplinës ka pranuar kërkesën e lojtarit që aktualisht luan me Skënderbeun dhe që ka fituar gjyqin me KF Tiranën, klub që tashmë duhet ta shlyejë brenda 30 ditësh futbollistin 33-vjeçar.

“Nënshkrova një kontratë me Tiranën me mendje dhe dëshirë për ta mbyllur karrierën time aty. Por, kalova një periudhë tepër të vështirë dhe të sikletshme. Si përfundim, më vjen mirë që e gjeta të drejtën time, si nga aspekti institucional, ashtu edhe nga mbështetja e opinionit sportiv”, deklaronte një vit më parë Gjergji Muzaka në emisionin “Wake Up”.

Tirana duhet t’i paguajë 106 milionë lekë të vjetra mesfushorit Muzaka.

Top Channel