Në konferencën për shtyp në prag të derbit, Pep Guardiola zbuloi se agjenti Mino Raiola i kishte ofruar Cityt blerjen e Pogbasë dhe Mkhitaryanit.

Kjo sipas spanjollit, ishte një gjest i papritur, pas atyre ofendimeve që Raiola ka bërë për teknikun e Cityt.

“Dy muaj më parë, Raiola më ofroi të blej Pogba dhe Mkhitaryan. Ai është agjent dhe kërkon më të mirën për futbollistët e tij, ndaj nuk mund të mi ofrojë mua, sepse jam një qen”, tha Guardiola, duke ironizuar me fjalët që Raiola ka thënë për të.

Më tej tekniku i Cityt zbuloi se e kishte refuzuar ofertën, duke thënë se nuk kishte mjaftueshëm para për të paguar kartonin e mesfushorit francez.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më pas ka ardhur edhe replika e Mino Raiolës, që ka thënë se nuk ka folur kurrë me Guardiolën për klientët etij, por vetëm me klubin e Manchester Cityt.

Top Channel