Policia e Elbasanit ka arrestuar personin që plagosi me thikë 4 persona në qendër të qytetit.

Efektivët e policisë arritën që të kapnin disa minuta pas ngjarjes 39-vjeçarin Gëzim Shabani, banues në Elbasan. Ky person, pasi ka dalë nga një lokal, është konfliktuar në rrugë dhe ka goditur me thikë në lagjen “Sul Paprri” 44-vjeçarin E.Ç, 19-vjeçarin Z.Ç, 42-vjeçarin A.S dhe 18-vjeçarin U.S.

Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm që Gëzim Shabani ka pasur me vëllain e shtetasit me iniciale U.S.

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel