Në Sallonin e Automobilëve në Londër, që do të mbahet nga 17-20 maj, Aston Martin do të prezantojë një ekzemplar unik të Vanquish S.

Kjo makinë quhet edhe Red10, në nder të ngjyrës së kuqe të avionëve “akrobatë” britanikë, një skuadrilje e themeluar në vitin 1965.

Aston Martin Vanquish S i bashkohet kështu serive të limituara të Vantage S Blades Edition dhe Vantage S “Spitfire 80 Edition”.
Në fillim të muajit mars Aston Martin ka prezantuar edhe Valkyrie AMR Pro, një vazhdimësi e Aston Martin Valkyrie dhe një interpretim më ekstrem i markës britanike për këtë supermakinë.

E dizenjuar me bashkëpunimin e Adrian Newey, krijuesi i Red Bullit në F1, kjo makinë Aston Martin është vetëm për pista, ku thuhet se mund të konkurrojë në mënyrë të barabartë me makinat LMP1 që garojnë në Lë Mansh.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel