Kanos me pistoletë vëllanë për pronën, arrestohet 36-vjeçari

07/04/2018 11:12

Një 36-vjeçar, banues në Baldushk të Tiranës, është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me pistoletë vëllanë e tij 48-vjeçar.

Personi i vënë në pranga është Shkëlqim Suloavdulaj. Mendohet se sherri mes vëllezërve ka lindur për motive pronësie.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, së bashku me një krehër me 6 fishekë.

Top Channel