“Shkolla Qendër Komunitare”, aplikim për të shfrytëzuar ambientet sportive

07/04/2018 11:33

Bashkia e Tiranës ka nisur projektin “Shkolla qendër komunitare”, ku kushdo mund të aplikojë për të shfrytëzuar pasdite ambientet sportive.

Projekti i Bashkisë së Tiranës “Shkolla Qendër Komunitare” nis me shfrytëzimin ambienteve sportive te shkollave 9- vjeçare e të mesme të qytetit të Tiranës nga Federatat Sportive/Shoqatat sportive/Klubet sportive, për edukimin dhe masivizimin e shumë sportit në Tiranë.

Bashkia e Tiranës, synon të nxisë të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme si dhe të evidentojë fëmijët që mund të kenë talente në sporte specifike, me fokus, formimin e fëmijëve në aspektin fizik dhe mendor, si mjet për të luftuar sedentarizmin dhe për të shmangur çdo formë të shfaqjeve negative të kohës, obezitetin dhe zhvillimin e miqësive ndërmjet nxënësve duke u përfshirë në aktivitete sportive.

Ky projekt parashikon shtrirjen në të gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme publike në territorin administrativ të Bashkisë Tiranë.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

1. Federatat Sportive/Shoqatat Sportive/Klubet Sportive, aplikojnë pranë Bashkisë së Tiranës me anë të “Formularit të Aplikimit” ku shprehin interesin e tyre për të ushtruar aktivitetin e tyre , ne sportin specifik, në palestrën e shkollës ose ambjenteve sportive, pas orëve të mësimit.

2. Federatat Sportive/Shoqatat sportive/Klubet sportive duhet të jenë subjekte të regjistruara sipas parashikimeve të legjislacionit që normon kuadrin ligjor në këtë fushë dhe të paraqesin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që e vërteton ketë si:

Vendim gjykate, Statut, Akt Themelimi, NIUS, Vërtetim për statusin e aplikuesit te e Albania

3. Projekt propozimi.

4. CV të Federatës Sportive/Shoqatës sportive/Klubit sportiv

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda javës së tretë kalendarike të çdo muaji, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës. Në faqen web të Bashkisë Tiranë do të afishohen njoftimet mujore me datat përfundimtare të dorëzimit.

Top Channel