Një 5-vjeçar ka vendosur që t’i jap mjekut që i kuroi mamanë nga tumori të gjithë pasurinë e tij. Paratë nuk ishin për mjekun, por për luftën kundër kancerin. Një gjest për t’u vlerësuar pavarësisht shumës që ai kishte mbledhur.

45 qindarka kanë qenë kursimet e tij në total, jashtëzakonisht pak në luftën kundër kancerit, por që merr vlerë shumë më të madhe kur vijnë nga pastërtia e një fëmije.

Zarfi me paratë është postuar nga mjeku italian Pietro Caldarella dhe ka marrë mijëra like dhe komente brenda një kohe të shkurtër.

“Në mëngjes djali 5-vjeçar i një pacienteje më dha një zarf për të më falenderuar për kurën e nënës së tij, e brenda ishin kursimet e tij që ka dashur të më japë mbi kërkimet për kancerin…. Më vjen për të qarë!”, ka shkruar në facebook doktori.

Top Channel