Torino, mbyllet çati i Telegram pro ISIS. Në krye të tij një minoren algjerian

07/04/2018 08:44

Një minoren italian me origjinë algjeriane ishte pas dy çateve të mbyllura në kanale të ndryshme të Telegram, ku shpërndaheshin mesazhe propagande të ISIS të përkthyera në italisht.

Hetimet e policisë italiane nisën në Torino në dhjetor të 2016, me objektivin gjetjen e anëtarëve të kanalit “Khalifah News Italy”. Minoreni është denoncuar.

Në lidhje me të miturin që menaxhonte çatin dhe kanalet e Telegram me propagandë xhihadiste, për herë të parë në Itali ka nisur dhe rruga e deradikalizimit. Pasi ka pranuar përgjegjësitë e veta, policia dhe prokuroria e të miturve në Trieste, kanë nisur procesin e rehabilitimit falë mjeteve të vëna në dispozicion nga sistemi ligjor, duke larguar të riun nga ‘cyber jihad’. I riu do të asistohet nga një imam, për një vizion më të qartë të Islamit.

Top Channel