E shtunë, 09 Maj 2020
22:07
Vrasja pa shkak e zezakut në SHBA, regjistruesi i skenës kërcënohet për vdekje

Njeriu që xhiroi skenën e vrasjes së Ahmaud Arbery nga një baba e bir para një muaji në SHBA, tashmë po merr kërcënime për vdekje.

21:59
Studimi i ri: Virusi u përhap që në tetor

Një studim gjenetik i mostrave nga më shumë se 7.500 njerëz të infektuar sugjeron që virusi u përhap shumë shpejt në të gjithë botën, pasi ai u shfaq në Kinë diku midis tetorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.

21:34
Ndalohen protestuesit në Berlin për shkelje të rregullave të distancimit

Policia gjermane ndaloi sot për pak kohë 30 protestues në Berlin për shkeljen e rregullave të distancimit shoqëror gjatë izolimit të koronavirusit, tha një zëdhënëse.

21:27
Georgina, në “ballë të luftës”, organizon ankand për të ndihmuar spitalet në Spanjë

Georgina Rodriguez “zbret në fushë” për të ndihmuar Spanjën në betejën kundër Koronavirusit. Partnerja e Cristiano Ronaldos ka lajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale nisjen e një ankandi bamirësie, ku do të nxjerrë në shitje mes veshjeve dhe produkteve të tjera edhe një fanellë të Juvetusit të firmosur nga “ylli” portugez, për t’u ardhur në ndihmë personelit shëndetësor spanjoll në luftën ndaj COVID-19. Ja thirrja e Georginas:

21:26
Milani del i pastër, asnjë tampon nuk nxori të infektuar me COVID-19

Milani përgënjeshtron raportimet se pjesëtarë të tjerë të klubit kuqezi, përveç Paolo Maldinit dhe djalit të tij, Daniele, janë prekur nga COVID-19. Në komunikatën zyrtare të “Djallit” shkruhet:

21:10
Tre fëmijë në New York vdesin nga sëmundja e rrallë e lidhur me Covid-19

Tre fëmijë, mes të ciëlve një pesë-vjeçar, kanë vdekur nga një sëmundje misterioze inflamatore e ngjashme me sindromën Kavasaki ose nga një atak toksik, tha sot guvernatori i New York, Andrew Cuomo teksa autoritetet kanë nisur hetimet.

21:03
620 km në ditë për të siguruar punën vitet e para, dhe viktimë e kuesturës së Firences

Nikolin Gjeloshi është një rast unik i një emigranti shqiprtar në Itali në vitit 1993, sot në cilësinë e një sipërmarrësi shqiptar në Toskana. Ai është subjekt i një libri ku rrëfehet historia e tij nga fëmijëria deri më sot, me titullin: “Niko, Nikolin Gjeloshi, cittadino del mondo”.

20:57
Asistentja personale e Ivanka Trump rezulton pozitive me koronavirus…

Ndihmësja e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me coronavirus, mes stafit tjetër të Shtëpisë së Bardhë.

20:26
Bjellorusia injoron koronavirusin, tregon “muskujt” me bukuroshet e ushtrisë

Bjellorusia është i vetmi vend në Europë dhe ndër të paktët në botë që ka sfiduar pandeminë e koronavirusit dhe këtë 9 maj, ditën e fitores mbi nazistët e përkujtoi si çdo vit tjetër; me një paradë ushtarake.

20:23
Pamje spektakolare të paradës ajrore ruse të Ditës së Fitores

Duke sfiduar motin me re dhe pandeminë e Covid-19 në tokë, avionët gjuajtës, bombardues e transportuesit gjigandë rusë fluturuan sot në një paradë spektakolare ajrore mbi Moskë në celebrim të fitores ndaj Gjermaninsë Naziste, 75 vjet më parë.

19:55
Ministri japonez i Mbrojtjes: Po përgatitemi për një sulm të mundshëm nga jashtëtokësorët

Ministri japonez i Mbrojtjes, Taro Kono konfirmoi se vendi i tij po përgatit protokollet për një sulm të mundshëm jashtëtokësor.

19:48
Pse nuk vuri maskë në takimin me veteranët, arsyeja e çuditshme e Trump

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se nuk kishte nevojë për maskë në takimin me shtatë veteranë mbi 90-vjeçarë të Luftës së Dytë Botërore, pasi “jashtë frynte erë”.

19:42
Maturantët do kthehen në klasa/ Në klasë jo më shumë se 15 nxënës

Klasat e 12 do të kthehen në shkollë për konsultime nga 18 maji deri në 5 qershor në masa mbrojtëse. Si në këto ambjente që shikoni, ku janë vendosur sinjalizues për distancën e në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës, të pajisur me maska dhe doreza.  Nga 8 qershori deri në 18, maturantët do të testohen. Tani më janë njohur me programet orientuese të maturës si dhe ndryshimet e tezave.

19:40
Surprizë për gjyshen/ Mbesa nga Tirana uron të moshuarën në Korçë

Sot ka ditëlindjen gjyshja e Kesjonës. Për 8 vite mbesa nuk ka mundur të festojë pranë saj, sepse nënë  Zyriko jetonte në Greqi. 9 majin e këtij viti Kesjona kishte planifikuar të shkonte te gjyshja që është zhvendosur e vetme në Korçë .

19:38
Debati për teatrin kombëtar/ Në ndërtesën e bllokuar rrezikohen të shkatërrohen vlera kulturore

Vendimi qeverisë për tja kaluar në pronësi Teatrin Kombëtar, Bashkisë së Tiranës, e riaktualizoi edhe njëherë tjetër këtë çështje kaq të debatuar.  E ndërsa palët janë pozicionuar pro dhe kundër shembjes, askush nuk po shqetësohet se në këtë godinë që  mbahet e bllokuar prej 3 vitesh,  po degradojnë materialet me vlerë të shfaqjeve në Teatrin Kombëtar.

19:31
Në restorant me protokoll/ Distancim fizik dhe kontroll për temperaturën në hyrje

Nga 18 maji do të hapen mjediset e brendshme të bar restoranteve. Sipërmarrësit e tyre duhet të ndjekin një udhëzues të përkohshëm deri në përfundim të kësaj faze dinamike të covid-19. Një nga kriteret kryesore është matja e temperaturës. Asnjë person nuk do të lejohet të hyjë në subjekt nëse ka temperaturën 37.5.

19:31
I panjohuri përdhunon për një muaj në shtëpinë e saj minorenen që joshi në rrjetet sociale

Një i huaj futej fshehurazi në dhomën e një 12 vjeçareje, fshihej poshtë krevatit të saj dhe e përdhunoi vazhdimisht për gati një muaj, tha policia e Oregon në SHBA.

19:14
40 vjet pas zhdukjes së lisë, paralelet me pandeminë e COVID-it

Ndërkohë që bota shënon një arritje të madhe të shkencës dhe shëndetit publik me zhdukjen e lisë së dhenve 40 vjet më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se metoda që u përdor për të zhdukur këtë sëmundje vdekjeprurëse mund të shërbejë sot për të luftuar koronavirusin.

19:10
Sekrete dhe të pathëna, dokumentari për Dianën godet familjen mbretërore

Për familjen mbretërore britanike, këto ditë thjesht nuk ka qetësi. Ende pa u fashitur mirë tronditja që shkaktoi shkëputja e princit Harry dhe bashkëshortes së tij, Meghan Markle, për “mbretërorët” mbërrin një shqetësim tjeter: një dokumentar që thuhet se po përgatitet nga Netflix në lidhje me Princeshën Diana, e që duket se do të zbulojë pjesët më të errëta të jetës së saj. Si Harry, ashtu edhe William janë acaruar shumë nga kjo ide.

19:09
Një rrugë në Uashington me emrin e doktorit që sinjalizoi rreth COVID-19

Ligjvënësit amerikanë kanë paraqitur për miratim një projektligj që synon të ndryshojë emrin e rrugës përpara ambasadës kineze në Uashington me qëllimin për të nderuar doktor Li Wenliang, njeriun që sinjalizoi rreth përhapjes së COVID-19, por që u pengua nga Pekini për ta përhapur lajmin në masë. Pak kohë më pas vetë doktor Li vdiq nga kjo sëmundje.

19:07
COVID-19, raste të reja në Rusi, Gjermani dhe Korenë e Jugut

Kryeqyteti i Koresë së Jugut vendosi të mbyllë të shtunën më shumë se 2.100 lokale si dhe pika të tjera të jetës së natës, për shkak të një numri të ri infeksionesh me koronavirus.

19:07
Barack Obama thotë se menaxhimi nga Trump i krizës së koronavirusit është një “katastrofë”

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar rëndë menaxhimin e krizës së koronavirusit nga pasuesi i tij Donald Trump, duke e quajtur “katastrofë kaotike”.

19:04
I lanë të vdisnin në shtëpi/ Spitali i telefonoi për tamponin, 30 ditë pasi pacientët me Covid-19 kishin vdekur

Mes 30 mijë viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali  ka plot histori të dhimbshme e prekëse sesi janë ndarë nga jeta qytetarët italianë.  Dy ngjarje mjaft tronditëse janë bërë publike ditën e sotme nga gazeta italiane “Corriere della Sera”. Janë dëshmi të dy banorëve  nga zonat më të goditura nga virusi.

19:01
Media amerikane: Shtëpia e Bardhë bllokoi udhëzimet e CDC-së

Sipas një korrespondence elektronike të siguruar nga agjencia e lajmeve “Associated Press” vendimi për të mos zbatuar këshillat e hollësishme të ekspertëve kryesorë të vendit për rihapjen e ekonomisë gjatë pandemisë së koronavirusit, erdhi nga nivelet më të larta të Shtëpisë së Bardhë.

18:58
Sëmundja që po vret fëmijët, si i dëmton enët e gjakut dhe lidhja me koronavirusin

Një pesë vjeçar vdiq në Nju Jork nga një sëmundje e rrallë që po haset tek disa fëmijë, që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut dhe besohet të ketë lidhje me koronavirusin. Është një rrezik i ri i mundshëm për fëmijët në këtë situatë pandemie. Një fëmijë tjetër shtatë vjeçar gjithashtu vdiq në Nju Jork, por autoritetet spitalore thonë se është herët të arrihet në përfundimin se shkaku ishte koronavirusi. Njoftimin për pesëvjeçarin nga sëmundja e rrallë e quajtur Kavasaki, e dha Guvernatori Andrew Cuomo të premten në konferencën e përditshme për shtyp.

18:41
Putin thotë në fjalimin e Ditës së Fitores se rusët janë ‘të pamposhtur’

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot në 75-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore se rusët janë “të pamposhtur” kur janë të bashkuar, gjatë ceremonisë së reduktuar prej epidemisë së koronavirusit.

18:36
Policia e re, Voda: Jo të gjithë ata që mbushin moshën 55 vjeç do të largohen

Polici më e re në moshë. Këtë parashikon projektligji i ri që synon të ul moshën mesatare të uniformave blu me rreth dy vite brenda një periudhë tre vjeçare, por Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda, thotë se jo të gjithë ata që mbushin moshën 55 vjeç do të largohen menjëherë nga radhët e policise.

18:23
Ulet numri i rasteve aktive edhe viktimave në Itali

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 30395, që do të thotë janë 194 (ishte 243 dje) viktima në 24 orët e fundit.

18:18
I riu gjen qesen me 135,000 dollarë, ja çfarë bën me të …

Një adoleshent është vlerësuar për ndershmërinë e tij pasi ka gjetur në tokë një qese me 135,000 dhe më pas e ka dorëzuar te autoritetet.

18:01
Vlorë/ Vetëvaret 80 vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Vlorë, ku mësohet se një 80 vjeçar ka varur veten.

17:55
68 vjeçari australian vdes para gruas 29 vjeçare, piu kanaçe me ujë tonik të skaduara

Një ish-kërkues floriri që piu dy kanaçe me ujë tonik pas datës së skadencës, ka vdekur papritur në një çështje të dyshuar si helmim.

17:52
Përfundon me sukses misioni i 60 infermirëve në Itali, rikthehen në atdhe

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se ka përfunduar me sukses misioni i 60 infermirëve në Itali dhe janë rikthyer në atdhe shëndosh e mirë.

17:32
20 mijë dollarë nata/ Çfarë fshihet brenda hotelit me 7 yje në Dubai

Kushton 20 mijë dollarë nata në hotelit me 7 yje në Dubai.Hoteli i vetëm në botë me 7 yje është në Dubai. Ai është i vendosur brenda një kulle 321 metra.

17:16
Antoneta Koçi rrëfen historinë e frikshme që ka përjetuat në Serbi: Mendova se do përfundoja prostitutë

Protagonistja e “Përputhen”, Antoneta Koçi ka qenë e ftuar në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture.

17:08
Nga bad boy në baba shembullor, Reperi shqiptar: Duhet të isha bërë baba më parë

Këtë të shtunë, reperi i njohur Lazy ka qenë i ftuari i Kilda Hysenbegasit në Pop Culture. Ai ka rrëfyer se përveç të qenit një”bad Boy” di të jetë edhe një baba shembullor.

17:05
Leopardi dembel që fle në pemë, habit gjyqtarët e kompeticionit të fotove

Një leopard që merr një gjumë të vogël mbi një degë peme, ishte fituesi i kompeticionit të fotove të botës së egër në rrjetin ViewBug.

16:58
Nga makinat luksoze në tren, Trejsi Sejdini rrëfen jetën e re në Amerikë

Prej disa kohësh ish miss Universi, Trejsi Sejdini është zhvendosur në Amerikë.

16:54
Ndryshimi i madh/ Si duken yjet në Instagram dhe në jetën reale

Cila femër nuk e admiron makijazhin e yjeve të famshëm në fotografitë që ato publikojnë në rrjetin social Instagram?

16:48
Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, BE: Nuk jemi të përfshirë në hartimin ose konsultimin e projekt-raporteve

Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian thotë se nuk është e përfshirë në hartimin e projekt raporteve për legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.

16:44
Tritan Kalo: Nuk jemi shërbetorë, ja provat…

Mjeku i njohur, Tritan Kalo i është përgjigjur akuzave të hedhura ndaj Komitetit të Ekspertëve për kohën se kur është shfaqur Covid-19 në Shqipëri. Mjeku Kalo publikon edhe ca foto të grafike mbi mushkëritë. Sipas tij, deri në shkurt të 2020 ka qarkulluar gripi A dhe se imazhet e publikuara nuk kanë asnjë lidhje me Covid-19.

16:40
Vritet macja që kishte koronavirus, i zoti vdiq nga sëmundja

Një mace është vrarë nga veterinerët në Spanjë pasi u bë e para që infektohet me koronavirus në vend.

16:38
Linjë e re transmetimi dhe impiant i ri për trajtimin e ujit të pijshëm në Bovillë

Qytetarët e Bashkisë së Tiranës do të kenë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm. Në sajë të investimit të Bashkisë së Tiranës dhe të qeverisë shqiptare, është mundësuar ndërtimi i linjës së re të transmetimit, që përmirëson kapacitetin e furnizimit me ujë për qytetin e Tiranës dhe zonave përreth, si dhe janë shtuar kapacitetet e impiantit të filtrimit.

16:34
Basha: Rama përdori dhunë fashiste

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar me anë të një statusi në Twitter në lidhje me shoqërimet që janë bërë ditën e sotme nga policia, pasi një sheshin Skënderbej po zhvillohej një protestë.

16:27
E rëndë në Vlorë/ 57 vjeçari i vë flakën vetes, në gjendje të rëndë

Një 57 vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën vetes në lagjen Hajro Çakërri” Vlorë.

16:19
Balotelli i kundërpërgjigjet Chiellinit: Nuk je sjellë si burrë i vërtetë

“Mario Balotelli është një njeri negativ, që nuk ka respekt për grupin. Në një ndeshje të Kupës së Konfederatave në 2013-ën, nuk bënte asgjë për të na ndihmuar”, ka shkruar Giorgio Chiellini në biografinë e tij dhe i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i sulmuesit italian.

15:53
Protesta te sheshi “Skënderbej” dhe Teatri/ Basha: Rama akt lufte ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në Twitter sërish për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës si edhe për protestën e sotme në Sheshin Skënderbej.

15:36
Rama e emëroi si kryenegociator/ Kush ësht Zef Mazi, kandidoi për president në vitin 2002

“Kemi ngritur grupin negociator ku them se është momenti ta zbulojmë se kush e drejton, që dhe na kritikuar dhe ne si qeveri, por ai është një personalitet i mirënjohur, i respektuar, i gjithëpranuar për dijen dhe aftësitë e tij. Zef Mazi do jetë kryenegociatori , me një grup të mirëpërzgjedhur do jenë regjia e betejës për negociatat, për të çuar para procesin në shumë drejtime”, kështu njoftoi sot kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp.

15:20
U gjet e lidhur në një barakë në Korfuz/ Shqiptarja: Më rrëmbyen dhe përdhunuan për dy ditë

Një 34 vjeçare shqiptare ka denoncuar se është rrëmbyer dhe përdhunuar prej më shumë se 48 orë, prej një personi, që sipas policisë është një 47 vjeçar grek, i dënuar më parë për përdhunime.

15:09
Vrapi për maturantët: Në Këndin e Maturantit, e afishuar e gjithë procedura e Maturës Shtetërore

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi, nëpërmjet një video-mesazhi ka informuar këtë herë maturantët në lidhje me “Këndin e Maturantit”, në të cilin do të afishohen të gjitha ndryshimet që vijnë në Maturën Shtetërore 2020.

15:06
Protesta te sheshi “Skënderbej”/ Meta: Dhuna e papranueshme, kremtimi më i shëmtuar i Ditës së Europës

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për protestën e sotme të shoqërisë civile në Sheshin Skëndërbej.

15:05
Kitet e koronavirusit të ardhura në Tanzani nxjerrin pozitiv dhitë dhe ‘pau-pau’

Kitet testuese të Covid-19 në Tanzani kanë ngritur dyshime pasi mostrat e marra nga dhitë dhe fruti tradicional vendas pau-pau, kanë rezultuar pozitive me virusin.

14:48
E “nxehtë” me bikini të vogla, vajza e ish-deputetes “tërbon” fansat (FOTO)

Tashmë prej disa kohësh, Ada Deda është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në showbiz-in shqiptar.

14:46
Veliaj: Normalisht që gazetarë, nuk do marrim veterinerë për të shpjeguar se si funksionon ujësjellësi

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ishte në ujësjellin e Bovillës ku po po bëhet një investim që dyfishon prurjet e ujit.

14:46
Lajme të mira për trajnerin Setien, gjendja fizike e lojtarëve më e mirë se pritshmëritë

Gjendja fizike e futbollistëve të Barcelonës është që tani në 40–45% të kapacitetit ideal dhe duke patur parasysh pritshmëritë e trajnerëve, që i prisnin lojtarët në momentin e grumbullimit pranë një rendimenti afërsisht 30 apo 35%, natyrisht situata në horizont duket shpresëdhënëse.

14:33
Shokon ylli i Harry Potter: Doja që Boris Johnson të vdiste!

Miriam Margolyes i la pa fjalë ndjekësit e talk show-t “The Lest Leg” që tani transmetohet online me deklaratën e saj se kishte dashur që kryeministri britanik, Boris Johnson të vdiste nga koronavirusi gjatë betejës së tij më sëmundjen vdekjeprurëse.

14:22
Fotot nga protesta sot te sheshi “Skënderbej”/ Momentet e tensionimit të Shoqërisë Civile, një grua transportohet me ambulancë

Protesta e dytë e shoqërisë civile në Sheshin “Skëndërbej” është shoqëruar sot me tensione dhe me ndalime në Polici.

14:17
Meta takim me Ambasadorin Soreca: Shqipëria, një vend kandidat i BE, thirrje të gjithë aktorëve të përmbushin detyrimet e tyre!

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca, në ditën e sotme, që është Dita e Europës.

14:11
​COVID-19 ka prekur edhe mediat, kërkohet mbështetje nga Qeveria

Rreth 98 për qind e mediave në Kosovë kanë deklaruar se pandemia COVID19 kanë ndikuar në funksionimin e tyre si biznes, kurse rreth 3 përqind prej tyre thonë se koronavirusi nuk ka ndikuar deri tani në funksionimin e tyre.

14:05
Veliaj reagon pas qëndrimit të Metës: Po për kostumet e Ndrek Lucës dhë bobinat me zërin e Kadri Roshit që po mbahen peng, do reagoni?

Qëndrimi i Presidentit Meta pas vendimit të Qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës, ka sjellë edhe reagimin e kryebashkiakut Veliaj.

14:03
Rama për tonet mes kundërshtarëve në takimet e mbyllura: Do thoshit uau, politika shqiptare të arrijë deri këtu?

Kryeministri Edi Rama, pyetur për klimën politike në vend mes kundërshtarëve, ka përsëritur sot se sikur tonet dhe cilësia e dëgjueshmërisë edhe për të mos rënë dakord në takimet e mbyllura të ishte ashtu edhe në publik, njërezit do të habiteshin.

14:02
Sëmundjes po i bie fuqia? Itali, të infektuarit nuk vijnë më…

“Të sëmurët tani janë shumë ndryshe nga ata të tre apo javëve më parë, vazhdojnë të zvogëlohen shifrat në terapitë intensive dhe po mbërrijnë gjithmonë e më pak njerëz në gjendje të rëndë me vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Situata ka ndryshuar kudo, jo vetëm në Bergamo e Milano, por edhe në Romë e Napoli”.

13:57
“Do ishte vetëvrasje”/ Rama: Nëse mbase 18 majit…

Kryeministri Edi Rama tha se nga e hëna karantinimi i të riatdhesuarve nuk do kryhet më në hotele por në shtëpi, duke zbatuar në mënyrë strikte rregullat.

13:52
Zemëron “mbretërorët”/ Dokumentari i Princeshë Dianës zbulon sekrete të mëdha …

Për familjen mbretërore britanike, këto ditë thjesht nuk ka qetësi.

13:43
Ministri gjerman e pranon: Europa nuk ishte e përgatitur për epideminë!

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se duhet pranuar se Europa nuk ishte “e përgatitur mirë” për pandeminë e koronavirusit.

13:42
Integrimi/ Rama: Gati të ulem në tryezë me Metën dhe Bashën

Kryeministri Edi Rama tha se për të vijuar në rrugën e anëtarësimit në BE, ai është i gatshëm t’i çojë një mesazh uniteti kombëtar Brukselit dhe të ulet me palët politike në vend.

13:38
“Muri shqiptar”/ Vlerësime spanjolle për futbollistin Marash Kumbulla

Marash Kumbulla ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në futbollin italian teksa disa klube me në krye Interin kërkojnë mbrojtësin shqiptar.

13:32
“Për ata që thonë se paratë e BE janë vjedhur”/ Rama: S’janë para që vijnë me valixhe, por…

Kryeministri Edi Rama mbajti në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE për ditën e Europës.

13:30
Veliaj reagon pas qëndrimit të Metës duke cituar një shprehje tironce: “Graj gamorin tat”

Qëndrimi i Presidentit të Republikës pas vendimit të Qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kultures te Bashkia e Tiranës, ka sjellë edhe reagimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

13:24
Rruga drejt BE/ Rama zbulon emrin: Ja kush do jetë kreu i grupit negociator

Zef Mazi do jetë krye negociatori që do udhëheqë procesin për integrimin e vendit në BE.

13:23
Qentë po bëheshin ushqim për njerëzit, ja si u zbuluan (FOTO)

Me dhjetëra qen, të rritur për t’u kthyer në ushqim për njerëzit, janë shpëtuar nga një fermë në Hongseong, në Korenë e Jugut, nga shoqata Humane Society International.

13:09
FOTO/ Artistja e paralizuar pikturon imazhet e Messit dhe të Ronaldos

Quhet Fateme Hamami dhe është një artiste iraniane e paralizuar, por kjo nuk e ka penguar atë që të realizojë portrete fantastike dhe mes tyre përfshihen ato të 2 yjeve të futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, vepra të cilat ajo i postoi në Instagram dhe që shumë shpejt bënë xhiron e botës.

13:04
Basha: Rama vendos interesat e 5 oligarkëve, me të cilët mbush xhepat, para interest të shqiptarëve

“Jemi në këtë situatë të pandemisë ekonomike, sepse gjatë këtyre 7 viteve, buxheti i shqiptarëve, taksat e shqiptarëve, të cilat janë rritur nga viti në vit nuk kanë shkuar as për të stimuluar ekonominë, as për të mbështetur biznesin, as për të mbështetur eksportin apo teknologjinë e informacionit, apo teknologjitë e reja që stimulojnë vende pune, as për të stimuluar investimet e huaja në vend, por kanë shkuar për një grusht oligarkësh dhe PPP-rash”, kështu u shpreh kreu i PD Lulzim Basha në diskutimin e sotëm me gazetarët.

12:58
“Jemi në pandemi ekonomike”, Basha: Qeveria varfëroi edhe më shumë njerëzit

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët u fokusua në ekonominë e vendit.

12:50
Presidenti Meta për çështjen e “Teatrit Kombëtar”: Nëse nuk ka reflektim, padi tjetër në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar sërish për çështjen e “Teatrit Kombëtar”.

12:39
Godina mbahet e bllokuar prej 3 vitesh, degradojnë materialet me vlerë të shfaqjeve në Teatrin Kombëtar

Prej tre vitesh, Teatri Kombëtar është bllokuar nga një grupim aktivistësh, të njohur si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët janë kundër ndërtimit të një Teatri të ri. Gjatë kësaj kohe, institucioni i teatrit dhe aktorët e tij janë zhvendosur tek ArTurbina për vënien në skenë të shfaqjeve, por pa mundur të marrin në dorëzim inventarin e materialeve me vlerë historike për Teatrin Kombëtar.

12:31
Çifti australian po e kalon izolimin nga pandemia, në Shqipëri

Australianët Kim dhe Steve, po e kalojnë pandeminë në ujërat shqiptare.

12:30
“Teatri Kombëtar”/ Basha: Kur vjen puna për të grabitur bëhet brenda natës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ka bërë disa akuza kundër qeverisë për menaxhimin e situatës.

12:26
Mbledhja mes përfaqësuesve të FSHF dhe Komitetit Teknik, dalin detajet

Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë në mbledhjen e zhvilluar me përfaqësuesit e FSHF e ka pasur në vëmendje të diskutimeve strategjinë e lehtësimit të masave, për aktivitetet sportive, jo vetëm futbollin, si një element shumë i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe mendor.

12:17
Sezoni veror po afron! Një tjetër shëtitore do të ndërtohet në Shëngjin, ja projekti i Bashkisë së Lezhës

Këtë verë Shëngjini do të ketë edhe një tjetër shëtitore që do të zgjatet në drejtim të Kunes.

12:14
Punëtorin e një firme interneti e zë korenti gjatë punës dhe humb jetën/ Kolegu përpiqet ta dërgojë në spital, por rrugës…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë.

12:05
Po ndodh!/ Qytetarët protestojnë sërish kundër masave të qeverisë në sheshin “Skënderbej”

Sërish protesta në sheshin “Skënderbej”.

12:04
Kina ofron mbështetje për Korenë e Veriut, në parandalimin e pandemisë

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi një letër udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke ofruar mbështetje për të forcuar reagimin e vendit ndaj pandemisë së koronavirusit, njoftojnë mediat kineze.

11:51
Video/ Policia u prish ‘festën’ plazhistëve në Shëngjin

Bregdeti i Shëngjinit u mbush me pushues këtë të shtunë duke përfituar nga koha me diell.

11:50
Basha bashkëbisedim me ambasadorin Soreca: Mbështetja e BE, jetike për popullin shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkë-bisedim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, nëpërmjet një video konferencë.

11:26
Kaos në Shtëpinë e Bardhë, Ivanka Trump merr lajmin se…(FOTO)

Asistentja personale e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me koronavirus. Megjithatë, mendohet se ky rast nuk ka rrezik për vajzën e presidentit Donald Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh.

11:22
Fotot/ Nis puna për të miratuar protokollin e stërvitjeve dhe të ndeshjeve

Grupi i punës nga Ministria e Shëndetësisë dhe Federatës së Futbollit ka nisur mbledhjen për të miratuar protokollin e stërvitjeve dhe të ndeshjeve.

11:19
OBSH: Covid-19 mund të luftohet si lija para 40 vjetësh!

Ndërkohë që bota shënon një arritje të madhe të shkencës dhe shëndetit publik me zhdukjen e lijës 40 vjet më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se metoda që u përdor për të zhdukur këtë sëmundje vdekjeprurëse mund të shërbejë sot për të luftuar koronavirusin.

11:15
Tmerri në Brescia, burri vret gruan para fëmijëve të vegjël

Një burrë 40 vjeçar vrau gruan e tij me thikë në shtëpi para tre fëmijëve të tij, të cilët janë midis dy dhe 15 vjeç, në Milzano (Brescia).

11:03
Covid-19/ Vetëm 6 raste të reja, mbi 70 për qind të shëruar

Vetëm 6 raste të reja janë konfirmuar me covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

11:00
Organizoi grumbullim fermerësh në kohë pandemie, procedohet penalisht Ervin Salianji dhe 5 të tjerë

Në kundërshtim me masat e vendosura nga organet shtetërore në parandalimin e përhapjes së Covid-19, janë proceduar penalisht 6 shtetas të cilët kanë organizuar grumbullime të jashtëligjshme.

10:51
Covid-19 krijoi përçarje midis SHBA dhe Kinës/ Mund të duhet një gjeneratë e tërë për ta rregulluar…

Koronavirusi ka marrë jetë njerëzish si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Kinë.

10:48
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet 54-vjeçari nga Kukësi

Policia e Kukësit ka vënë nën pranga një 54 vjeçar, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

10:32
Testet sëmurin me Covid vullnetarët, shpërthejnë polemikat!

Procesi i testimit gjatë të cilit vullnetarët infektohen qëllimisht me Covid-19 mund të përshpejtojë zhvillimin e vaksinave, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, e cila ka nxjerrë udhëzime të reja se si kjo qasje mund të justifikohet nga pikëpamja etike, pavarësisht rreziqeve të mundshme për pjesëmarrësit.

10:28
Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ Meta: Çdo vendim, jashtë çdo logjike të funksionimit të shtetit të së drejtës

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me çështjen e “Teatrit Kombëtar”, trualli i të cilit i ka kaloi me një vendim qeverie Bashkisë së Tiranës.

10:27
Konfirmohet, disa lojtarë të Milanit me koronavirus

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ka dhënë një intervistë të gjatë për VarRoom.

10:23
Aty ku e bëjnë ligjin gratë… Ka festë në fshatin e vajzave, pas 10 vitesh vjen në jetë një djalë

Kishte 10 vite që në fshatin Miejsce Odrzańskie në jug të Polonisë lindnin vetëm foshnje të gjinisë femërore, por më në fund banorët e fshatit janë gëzuar pas lindjes së një djali.

10:20
Manastirliu publikon planin e masave pas 11 Majit: Çerdhet dhe kopshtet hapen nga 1 Qershori

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar planin e masave lehtësuese nga data11 maj deri në 1 qershor.

10:08
Momentet që u “fshehën”/ Gruaja e Erdogan xheloze për Merkel (FOTO)

Angela Merkel është padyshim një prej lidereve më të sukseshme dhe të dashura në Europë. Pëkushtimi i saj dhe zhvillimi i fuqishëm i ekonomisë gjermane janë meritë e gruas së hekurt të Europës.

10:07
Imazhet e papërsëritshme/ Në ‘zemër’ të stuhive të Jupiterit

Jupiteri është i njohur për stuhitë e tij masive, por të përpiqesh të shohësh brenda tyre kërkon punë ekipi nga anija kozmike Juno, Teleskopi Hapësinor Hubble dhe teleskopi Binjakët e Veriut me bazë tokësore në Hawai.

10:02
Arrin majat! Loredana shënon super sukses me këngën e fundit dedikuar… ish-partnerit

“Nicht verdient” titullohet kënga më e re e artistes Loredana, në bashkëpunim me Capital Bra, e lancuar vetëm pak ditë më parë dhe mesa duket ky produksion muzikor është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar, por jo vetëm.