E përmendi në këngë/ Stresi sqaron arsyen e “prezencës” së Elvana Gjatës në tekst…

12/08/2020 20:38

700 mijë klikime pa i mbushur ende 24 orë, është një rekord klikimesh ky i Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi. Ai publikoi ditën e djeshme një projekt muzikor me reperin Finem, të titulluar “gazi n’fund”.

Në tekstin e këngës përmendej dhe emri i këngëtares Elvana Gjata dhe kjo gjë nuk kaloi pa u vu re nga fansat.

“Fuck fake rapper love elvana gjata”- thuhet në këngë,

Teksa kjo shprehje shkaktoi mjaft reagime, Stresi zgjodhi të thyej heshtjen dhe të sqaroi se përse e ka përmendur këngëtaren bukuroshe në tekst.

“Më mirë ndëgjoj elvana sesa do fake”, shkroi reperi në rrjete scoiale.

Pra, Stresi ka zgjedhur këtë formë për të treguar vlerësimin për këngëtaren. Madje dhe në të kaluarën ai është shprehur se Elvana është një ndër artistet e tij më të preferuara.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel