Pas skandalit intim me spiunen e dyshuar kineze, Jensen Huang qëndroi vetëm 11 ditë larg NVIDIA-s, rimerr postin e CEO-s 23/11 15:27
Zëvendës-presidenti i Venezuelës, Jorge Rodriguez ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).
Rodriguez, që është zëvendës-president për sferën e komunikimit, kulturës dhe turizmit, përmes profilit në rrjetet sociale konfirmoi se është pozitiv me koronavirusin.
Ai theksoi se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se në periudhën e ardhshme do të ndjek udhëzimet e mjekëve për të tejkaluar virusin.
Sipas të dhënave të platformës “Worldometer”, e cila publikon informacione mbi situatën epidemiologjike në botë, 29.088 persona janë prekur nga COVID-19 në Venezuelë ndërsa 247 kanë humbur jetën.
Top Channel