Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Rreth orës 04:30 një i ri, i cili trajtohej në këtë spital pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 u hodh nga kati i tretë, ku për pasojë gjeti vdekjen.

Mbi ngjarjen në fjalë ka ardhur një reagim zyrtar nga spitali “Shefqet Ndroqit”, në portalin e këtij të fundit:

“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.”

 

Top Channel