Rikthehet izolimi/ Zelandë e Re, 14 raste të reja Covidi

13/08/2020 12:04

Zelanda e Re ka raportuar 14 raste të reja të Covid 19 një ditë pasi qyteti më i madh i saj, Auckland u rikthye në izolim.

Konfirmimi i katër pjesëtarëve të një familjeje të infektuar më herët këtë javë, shkoi një vend që nuk kishte regjistruar raste të transmetuara lokalisht për më shumë se tre muaj.

Nga rastet e reja, 13 janë lidhur me këtë familje ndërsa një është një i ardhur nga jashtë që ishte në karantinë. Një izolim tre ditor është shpallur në Auckland të mërkurën. “Ne mund ta kuptojmë seriozitetin e situatës”, tha kryeministrja Jacinda Ardern. “Po e përballojmë atë me një reagim urgjent, por të qetë dhe metodik”.

Të gjitha rastet e konfirmuara tani do të hyjnë në karantinë. Disa prej kontakteve të tyre po ashtu mund të karantinohen. Zelanda e re është lëvduar ndërkombëtarisht për reagimin e saj të hershëm ndaj pandemisë.

Ajo reagoi shpejt sërish për të rikthyer kufizimet strikte të lëvizjes në Auckland dhe masat e distancimit social në të gjithë vendin. Para të martës, Zelanda e Re regjistroi 102 ditë pa asnjë rast të brendshëm të transmetimit të koronavirusit, një nga të paktët vende në botë që arritën një rekord të tillë.

Top Channel