Një automjet është shkrumbuar në aksin nacional Pogradec-Tiranë, në afërsi të fshatit Hudenisht.

Mjeti ka qenë në ecje, në momentin që ka marrë flakë. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, veçse dëme materiale.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dale në kohë nga mjeti, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije së makina ka marrë flakë aksidentalisht. Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka shuar flakët.

Nisur nga fakti që ngjarja ndodhi në një aks nacional, trafiku i mjeteve pësoi rëndim.

Top Channel