Dezinformimi për Covid-in/ Të paktën 800 viktima në gjithë botën

13/08/2020 12:24

Në tre muajt e parë të këtij viti, në të gjithë botën, të paktën 800 njerëz kanë vdekur për shkak të dezinformimit për koronavirusin e ri, thonë studiuesit.

Një studim i botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë Tropikale dhe Higjienës thotë se rreth 5.800 njerëz u pranuan në spital si rezultat i informacionit të rremë në mediat sociale, raporton BBC.

Shumë vdiqën nga pirja e metanolit ose produkteve të pastrimit të bazuar në alkool. Ata gabimisht besuan se produktet ishin një ilaç për virusin. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë më parë se lajmet e rreme për COVID-19 po përhapen po aq shpejt sa vetë virusi, me teori konspirative, thashetheme dhe stigma kulturore, që të gjitha duke kontribuar në vdekje dhe lëndime.

Dezinformimet sipas studimit janë përhapur në 87 shtete të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas studiuesve pjesa më e madhe e këtyre informacioneve janë identifikuar në Indi, SHBA Kinë, Spanjë, Indonezi dhe Brazil.

 

Top Channel