Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Nëpërmjet kësaj letre, ai thotë sërish se vendimi për të dërguar në burgun e sigurisë së lartë klientin e tij, është i padrejtë.

“Padrejtësia që është bërë, është shumë e madhe. Ligji 108/2018 paraqet një sërë problemesh,” shkruan ai.  Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi, ka ankimuar edhe më herët vendimin për izolimin e klientit të tij në qelitë e posaçme të regjimit “41-bis”.

Sipas kërkesës, e cila është depozituar në Gjykatën e Posaçme, avokati Meçi ka listuar arsyet se përse nuk është dakord me vendimin e marrë nga Ministria e Drejtësisë, sipas të cilit ka një sërë shkeljesh.

Avokati Vladimir Meçi argumenton se Shullazi nuk ka statusin e të dënuarit, e për pasojë nuk mund të izolohet në burgjet e sigurisë së lartë. Ndalur në një paragraf të këtij dokumenti, avokati citon Ministrinë e Drejtësisë, ku thotë se “Emiljano Shullazi mban kontakte me organizatën kriminale ku ai bën pjesë”.

Një gjë e tillë sipas Meçit është e paplotësuar, pasi ato që Ministria i quan organizatë kriminale janë kushërinj dhe të afërm të Shullazit. “Ajo që thuhet në urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin, se “subjekti mban komunikime me organizatën kriminale ku bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup me të cilin bashkëpunojnë”, është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve.

 

 

Top Channel