VIDEO/ Atalanta surprizon PSG-në, kalon në epërsi falë një “magjie” të Pasalic

12/08/2020 22:16

Atalanta është duke kryesuar me rezultatin 1-0 ndeshjen ndaj Paris Saint Germain, e vlefshme për çerekfinalet e “Uefa Champions League”.

Ekipi bergamask është paraqitur më mirë në këtë takim dhe në minutën e ’26 ka kaluar në epërsi me një supergol të realizuar nga mesfushori Mario Pasalic.

Kujtojmë që nëse shifrat mbeten të pandryshuara deri në përfundim të takimit, ekipi i Atalantës kalon në gjysmë-finale. Në rast të barazimit nga ekipi parisen, ndeshja do të kalojë në kohën shtesë për të arritur deri tek gjuajtja e 11-metërshave.
Më poshtë keni momentin e golit.

Top Channel