Rrëzohet një aeroplan në Florida, humb jetën piloti, autoritetet nisin hetimet
Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u sëmurur më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë.
Për herë të parë një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesorja e pediatrisë, Bonnie Halpern-Felsher, nga Shkolla e Mjekësisë Standford ka arritur në këtë përfundim pas krahasimit të të dhënave të 4,351 pjesëmarrësve me moshës 13 dhe 24 vjeç nga të gjithë rajonet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studimi u botua së fundi në Journal of Adolescent Health.
Sipas studimit përdoruesit e cigareve elektronike janë pesë herë më tepër se mesatarja e popullsisë të prirur që kur infektohen me virusin SARS-CoV-2 të kenë kollë, temperaturë, të jenë të lodhur dhe të kenë probleme me frymëmarrjen. Kurse ata që 30 ditë para testit për COVID-19 kishin pirë si cigare tradicionale edhe cigare elektronike rreziku për t’u sëmurur është 6,8 përqind më i lartë.
Autorët e studimit paralajmërojnë të rinjtë ndaj sigurisë jo të vërtetë se moshat e reja nuk preken nga COVID-19. “Shumë besojnë se mosha i mbron ata nga simptomat e COVID-19. Por të dhënat tregojnë se kjo nuk vlen për ata që pinë duhan. Dhe rreziku i sëmundjes rritet jo vetëm pak, por shtohet me të vërtetë!” – thanë ata.
Top Channel