Art mbi kabina/ Korçë, të rinjtë pikturojnë kabinat e telefonave dhe internetit

13/08/2020 12:28

Pushimet, plazhi, lokalet apo shëtitjet janë zgjedhjet kryesore të të rinjve për të kaluar verën, por në Korçë disa prej tyre kanë zgjedhur të përcjellin mesazhe të forta përmes pikturës.

Një ndërthurje mes artit  dhe ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut e gjithëpërfshirjen, por edhe elementë të traditës si kostumet popullore të zonës janë hedhur mbi kabinat e telefonisë dhe internetit në zona të ndryshme të qytetit. Kjo nismë e të rinjve vjen si një urë komunikimi që përdorin artin për të shprehur botën e tyre.

Këta të rinj krijuan një model të ri për bashkëmoshatarët e tyre duke treguar se si mund të sillen krijime artistike në hapësirat publike në vend të vandalizmave që shpesh shkatërrojnë atë që është ndërtuar.

Top Channel