Fotot e rralla të luftës në Korçë/ Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol, dëshmi të vitit 1917 në Shqipëri Violinistja me famë ndërkombëtare që ka shkëlqyer në operat më të mëdha, Ina Kosturi, vjen në Teatrin e Operas dhe Baletit si kompozitore si një nga fituesit e Konkursit Kombëtar “Tish Daija”.
Violinistja Kosturi thotë: Vepra erdhi natyrshëm, unë me harqet jam më e familjarizuar. Nuk e mendoja që do të fitonte në Shqipëri, kam menduar gjithmonë që do të fitonte jashtë, këtu është pak e vështirë. Për mua është çmimi i parë që marr në Shqipëri, kam marrë shumë çmime jashtë Shqipërisë këto kohë.
Orkestra e TKOB-së do të luajë 28 veprat fituese të Konkursit, ku juria përzgjodhi 23 kompozitorë fitues nga Shqipëria dhe Kosova.
Në një takim me pjesëmarrjen e disa brezave kompozitorësh, artistët diskutuan edhe për problemet e muzikës sot. Profesor Vasil Tole kërkoi caktimin e një fondi të përvitshëm për krijuesit e rinj.
‘Çdo vit duhet të ketë në Teatrin e Operas fond të dedikuar për krijimtarinë muzikore sepse nuk mund ta lemë ne në dëshirën e krijuesve do e shkruajnë apo nuk do e shkruajnë një vepër’, u shpreh Tole.
Nga ana tjetër, drejtori i institucionit, Aulon Naçi, vetë kompozitor në profesion foli për rritjen e buxhetit që i është caktuar TKOB në buxhetin e 2027 duke thënë se janë rishikuar të gjitha tarifat e honorareve për të gjitha kategoritë.
Festivali “Netët e muzikës shqiptare” nis sonte në mbrëmje dhe do të finalizohet në 4 dhjetor duke vendosur në qendër talentin, identitetin dhe të ardhmen e muzikës shqiptare.
Top Channel