Homazh për Ibrahim Tukiçin, 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh, artistët dhe publiku këndojnë “Luleborë”

13/11/2026 16:54

Shkodra i kushtoi një mbrëmje të veçantë kujtimit të tenorit të madh Ibrahim Tukiçi, në 100-vjetorin e lindjes së tij.

Artistë të njohur u ngjitën në skenën e Teatrit “Migjeni” për të nderuar jetën dhe kontributin e një prej zërave më të spikatur të muzikës shqiptare.

Koncerti, i titulluar “Tukiçi i Madh”, solli emocione të veçanta edhe për dy djemtë e tenorit, David dhe Genc Tukiçi.

Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte rikthimi i baritonit Gëzim Myshketa në skenën e Teatrit “Migjeni”, pas 32 vitesh mungesë.

Emocionet arritën kulmin në fund të koncertit, kur teksa Gëzim Myshketa po interpretonte këngën e njohur shkodrane “Luleborë”, i gjithë publiku në sallë iu bashkua artistit, duke e kthyer finalen në një interpretim të përbashkët dhe në një homazh të veçantë për tenorin Ibrahim Tukiçi.

 

Top Channel