Pista “Marco Simoncelli” në Misano hap pjesërisht dyert për tifozët  në dy gara e Botërorit të motoGP që do të zhvillohen në të.

Do të jenë 10 mijë persona që do të mund të ndjekin nga tribunat secilën prej 2 garave, të cilat janë parashikuar të zhvillohen në 13 dhe 20 shtator. vendimtar  në të këtë çështje u bë urdhri i dhënë nga presidenti i rajonit të Emilia Romagnas, që bëri një modifikim në rregullin për lejimin e një numri maksimal prej 1000 personash në impiantet e hapura. Ky modifikim i rregullit u motivua nga kujdesi i shfaqur nga organizatorët në respektimin e protokollit Covid-19 dhe duke parë edhe hapësirat e nevojshme të disponueshme në ambientin e hapur.

Numrit të tifozëve në tribunë do t’u shtohet ai i mbi 3000 personave që kanë të bëjnë me organizimin e garës dhe ndihmës për skuadrat. Pista “Marco Simoncelli” në Rimini ka një kapacitet prej 110 mijë vendesh nga të cilat mbi 40 mijë janë në tribunë. Vitin e kaluar këtu u regjistrua një total prej 160 mijë personash të pranishëm gjatë gjithë fundjavës

Për dy garat e këtij viti në shtator nuk do të lejohet prania e personave në zonat me bar të pistës, ndërkohë që administratorët do të ruajnë për 14 ditë kopjen e listës së personave që kanë blerë biletat për këto gare dhe do t’i bëjnë të disponueshme në bazë të kërkesave të strukturave shëndetësore nëse do të jetë e nevojshme të kryhet gjurmimi i kontakteve.

 

Top Channel