E diel, 10 Maj 2020
18:30
SHBA/ Theu karantinën dhe shkoi për të bërë sërf, 26 vjeçari vdes nga sulmi i peshkaqenit

Një 26-vjeçar nga Kalifornia e SHBA-ve, i cili theu karantinën dhe shkoi për të bërë sërf, është sulmuar nga një peshkaqen dhe si rezultat ka ndërruar jetë.

18:15
Itali/ Numri më i ulët i vdekjeve që nga 9 mars, ulje drastike edhe rastet e reja

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 30560, që do të thotë janë 165 viktima në 24 orët e fundit.

18:09
QEPAROI I VJETËR, fshati që po kthen sytë Europa

Është një nga fshatrat më të veçantë në jug të Shqipërisë, për nga vlerat historiko- natyrore, traditat, arkitekturën dhe historinë e tij.

17:50
Arbana Osmani, shtatzënë, partneri i saj Grishaj tregon planet për beben

Në “E Diell” një hapësirë të veçantë i është kushtuar sportit me rubrikën “E Diella Proces”. I ftuar, ishte regjisori i emisionit “Dua të Bëj të Lumtur”, Eduard Grishaj.

17:47
Aktorja seksi: U shtriva në shtratin e Xhodës, ishte me brekë dhe…

Teksa ishin të ftuar në një intervistë në “E Diell” me gazetarin Ervin Kurti, dyshja e njohur e aktorëve Arjola Demiri dhe Irgen Çela (Xhoda), zbuluan një episod mjaft interesant nga filmi “I Love Tropoja”.

17:43
Foto/ Nga murtaja te Koronavirusi. Çdo 100 vite bota përballet me një epidemi

Historia na dëshmon se çdo 100 vite, bota është prekur nga një pandemi, murtaja në vitin 1720, epidemia e kolerës në vitin 1820, Gripi Spanjoll në vitin 1920 dhe pandemia e Koronavirus në 2020.

17:42
E mbani mend Miss Universe Universe Albania 2017? Ja si duket ajo sot! (FOTO)

Blerta Leka “pushtoi” titujt e mediave rozë menjëherë pasi u kurorëzua “Miss Universe Albania” në vitin 2017.

17:21
Greqi/ Ndërron jetë në burgun e Trikalasë 36-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ne burgun e Trikalasë në Greqi ku mësohet se ka ndërruar jetë një 36-vjeçar shqiptar.

17:05
Arjola Demiri zgjedh Capital T si partner

Të ftuar në “E Diell”, në një intervistë me gazetarin Ervin Kurti, ishte “Çifti i Lumtur”, i intepretuar nga aktorët Arjola Demiri dhe Irgen Çela (Xhoda). Duke qenë se vetë Arjola ka deklaruar që është një mami beqare, Ervini vendosi t’i bënte një lojë.

16:59
Redon Makashi gjen zgjidhjen për të lëvizur në Tiranë, braktis BMW dhe blen biçikletë

Pandemia tregoi se biçikleta është jo vetëm një mjet ekonomik e i shëndetshëm, por edhe mjaft praktik për të qarkulluar në kryeqytet. Në një kohë që Bashkia e Tiranës po zgjeron rrjetin e korsive të dedikuara për dyrrotakët, gjithnjë e më shumë qytetarë po blejnë një të tillë.

16:56
Tayna: Jam mamadhia juaj!

Tayna është nga reperet më të mira e të përfolura në trevat shqiptare.

16:43
Përputhen/ Antoneta dhe Lulzimi në takim, një vajzë bën “lëmsh” marrëdhënien e tyre

Rubrika “PërPuthen” në “E Diell”, ka fituar zemrat e publikut dhe i ka lënë ata të mbërthyer pas ekranit të Top Channel. Një ndër dyshet më të komentuara dhe pëlqyera njëkohësisht, është Antoneta dhe Lulzimi. Këtë javë ata kishin vendosur për të bërë një takim sëbashku, por takimi i tyre nisi jo siç pritej. Antoneta i kërkoi llogari Lulzimit, se përse një shoku i tij në rrjete sociale, kishte thënë që Lulzimi ka interes për një tjetër vajzë.

16:35
Pas konflikteve, Katy Perry dhe Taylor Swift bashkëpunim me njëra-tjetrën

Si sot 2 vite më parë Katy Perry dhe Taylor Swift i kanë dhënë fund konflikteve me njëra-tjerën dhe janë bërë sërish mikesha.

16:34
Kush janë dy konkurrentët më të rinj në “PërPuthen”

Panelit të djemve në “PërPuthen”, iu shtuan dy konkurrentë të ri. Ata janë Devi Bogdo nga Saranda dhe Artenis Shaho nga Fieri. Pikërisht ky i fundit kishte ardhur me ide të qarta në emision, ishte i interesuar për të njohur vetëm Edonën.

16:20
“PërPuthen”/ Revoltohet Antoneta: Brikeno, ty me të fal ta kanë futur

“Ishim në një drekë familjare. E kishim televizorin në Top Channel dhe kthej kokën, vetëm ku shikoj një vajzë të bukur. Filloj përsëri ha dhe papritur kthej përsëri kokën. Pyes mamanë dhe i them kush është kjo, Antoneta, më përgjigjet. Është vajzë shumë e mirë. Kjo ishte arsyeja që erdha në emision”. Këto ishin deklaratat e Brikenos pak muaj më parë, në lidhje me Antonetën.

16:13
“Ti je një ndër pretendentët”/ Brikeno i dhuron puthjen e parë vajzës më të re në “PërPuthen”

“PërPuthen” në “E Diell”, ka filluar të futet në një fazë mjaft të nxehtë. Disa janë larguar nga emisioni, por edhe shumë të tjerë janë shtuar. Albani është përjashtuar nga rubrika, për shkak se ka thyer rregullat.

16:10
Emrat/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kishin heroinë me vlerë 2 milion euro

Polcia Italiane ka vënë n pranga dy shqiptarë Alfred Tusha 28 vjeç dhe Leonard Spahiu 40 vjeç, pasi në shtëpinë e tyre u janë sekuestruar 34 kilogramë heroinë.

15:51
Pamje shokuese/ Frika nga covid-19, arkivoli i të vdekurit braktiset në mes të rrugës

Pamjet e mëposhtme janë marrë nga Lima, kryeqyteti i Perusë në datë 8 maj.

15:41
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britani shënon rënien më të madhe që nga marsi

Britania e Madhe ka regjistruar 205 viktima të koronavirusit në 24 orët e kaluara ndërsa numri i vdekjeve arriti në 26.550.

15:37
Humb jetën 36-vjeçari shqiptar në burgun e Trikalas, këto janë dyshimet e para

GREQI- Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën në Greqi. Sipas mediave greke për fjalë për një person të moshës 36 vjeç i cili ka humbur jetën në burgun e Trikalas.

15:19
Covid-19/ Rektori i Universitetit të Mjekësisë jep lajmin e mirë: Jemi drejt fundit të vështirësisë, por…

Rektori i Universitetit të Mjekësisë me anë të një videoje të shpërndarë nga  Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u bën thirrje qytetarëve që të tregohen shumë të kujdesshëm.

15:08
Po bëhet ‘yll’ i rrjeteve sociale, këto foto të qenushit kurioz do ju shkrijnë së qeshuri

Gjatë bllokimit, njerëzit janë duke u përpjekur të gjejnë mënyra të ndryshme për të bërë jetën e tyre të mos bien në monotoni. Interneti është shpesh zgjedhja e drejt për të gjetur perla argëtuese.

14:50
Kinë, dasmë online! Efekte speciale dhe miq virtualë

Si shumë çifte në erën e distancimit social, Ma Jialun dhe Zhang Yitong e zhvilluan ceremoninë e tyre të dasmës, online, por ata shtuan edhe një element tjetër, atë të transmetimit live të eventit për më shumë se 100 mijë të panjohur.

14:32
Petrit Vasili: 5 shqiptarë rezultuan pozitivë me koronavirus që në janar, ja fakti

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, me anë të një statusi në facebook ka deklaruar se në Shqipëri koronavirusi ka qarkulluar më herët, ku sipas tij në këtë muaj ka pasur 5 të prekur.

14:21
Shpërthen Etna! Re hiri në formë zemre

Ka marrë fund izolimi, edhe pse nuk kishte hyrë kurrë në fuqi, edhe për Etnën.

14:13
Modë apo çmenduri? Foto që tregojnë dështimet spektakolare

Veshja është thellësisht personale, por që duhet t’i përmbahemi një kodi etik, sidomos në hapësirat publike.

14:03
Për të gjurmuar virusin! Prezantohet në Angli sistemi paralajmërues Covid-19

Një sistem paralajmërues për Covid-19 do të lancohet nga qeveria në Angli për të gjurmuar virusin.

13:59
Dita e Drejtësisë/ Ministrja Gjonaj për Top Channel: Reforma në Drejtësi po rikthen besimin e qytetarëve, kush bën korrupsion do ta pësojë…

Në ditën kombëtare të drejtësisë, ministrja Etilda Gjonaj ka folur për të gjithë proceset që po shoqërojnë reformimin e sistemit dhe ngritjen e drejtësisë së re.

13:58
Punonjësit e spitalit në SHBA surprizohen me pushime falas!

Mijëra punonjës të një spitali në qendër të betejës së Amerikës me koronavirusin, po shpërblehen për punën e tyre të vështirë.

13:48
Maskat po bëhen normë! Ekspertët: Ndihmë për botën e krimit

Ndërsa vendet perëndimore fillojnë të zbusin gradualisht izolimin, po bëhet gjithnjë e më e qartë se shoqëritë nuk do të mund të kthehen në asgjë që i ngjason jetës para Covid-it.

13:41
Negative pas 75 ditësh! Modelja italiane shërohet nga Covid-19

Pozitive me koronavirusin prej 75 ditësh, Bianca Dobroiu, modelja 23-vjeçare që u infektua e para në Bolonja nga Covid-19, më në fund është shëruar.

13:13
Fantastike! Fotografi të natyrës që duken porsi piktura

Nëna Natyrë është aq mbresëlënëse saqë shumë peizazhe, kafshë dhe struktura natyrore duken surrealiste – pothuajse si piktura.

13:05
‘Dragoi i Kavos’, ky është greku që rrëmbeu dhe përdhunoi të renë shqiptare (FOTO)

Një ngjarje e rëndë u raportua të ketë ndodhur në Agio Petro Lefkim të Greqisë, ku një e re shqiptare u përdhunuar nga një grek. Së fundmi në mediat greke është publikuar edhe emri i përdhunuesit ai është 47-vjeçari Dhimitri Aspioti, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34-vjeçareje shqiptare për 48 orë.

12:54
SHBA, vetëkarantinohen 3 anëtarë të Task Forcës

Tre pjesëtarë të Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin janë në vetëkarantinim për dy javë pasi janë ekspozuar me gjasë ndaj sëmundjes.

12:45
Atletico Madrid nis stërvitjen me maska e doreza!

Në Spanjë, skuadrat e La Liga kanë nisur stërvitjet në përgatitje për rifillimin e kampionatit që parashikohet për në muajin qershor.

12:37
Qershitë e Lushnjes në treg/ Fermerët ankohen se nuk po nxjerrin paratë e shpenzuara

Fermerët e zonës së Darsisë në Lushnje prej 5 ditësh kanë nxjerrë në treg prodhimin e tyre të qershisë.

12:32
Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet PD-së: Nuk ka rënë zjarr në Institucion, akuza qesharake

Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se nuk ka rënë zjarr në institucion.

12:24
Në Kallm, larg kufizimeve! Durrsakët shijojnë natyrën në fundjavë

Të stresuar nga javët e gjata të karantinimit, njerëzit kanë kërkuar të jenë më pranë natyrës.

12:24
Vetting në kohë pandemie/ KPK publikon protokollin se si do të zhvillohen seancat

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se së shpejti do të rinisë punën me seancat, por ende nuk është paraqitur një datë fikse se kur gjyqtarët dhe prokurorët të kthehen në ambient e Pallatit të Kongreseve ku mbahen edhe seancat.

12:18
E diela e gjyshërve! Shëtitje dhe takime me miqtë e tyre

Edhe mëngjesi i kësaj të diele në të gjithë Shqipërinë i përket të moshuarve, të cilët kanë përfituar nga liridalja e tyre për të shëtitur, me qëllim që të marrin ajër apo edhe për të takuar miq të tyre.

11:57
Situata nga Covid-19/ Athina anulon gjithë stërvitjet ushtarake deri në fund të majit

Situata e krijuar nga Covid-19 dhe masat drastike që janë marrë në Greqi e ka detyruar Ministrinë greke të Mbrojtjes të anulojë të gjitha stërvitjet ushtarake dhe manovrat në shkallë të gjerë për të mos rrezikuar rektrutet prej Covid.

11:47
‘SPAK të hetojë’ PD: Në Ministrinë e Shëndetësisë u dogjën dokumente pas denoncimit të tenderave sekret

Partia Demokratike ma anë të ish-deputetit Bardh Spahia ka reaguar sërish në lidhje me tenderat e bërë nga ministria e Shëndetësisë. Sipas Spahisë në Ministrinë e Shëndetësisë u dogjën dokumente pas denoncimit të tenderave sekret.

11:37
‘Të reflektojmë me forcë’, Meta: Gëzuar Ditën e Drejtësisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka kujtuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë.

11:29
Covid-19/ Nga nesër listës së zonave të gjelbërta i shtohen 14 bashki, MSH: Të respektohen rregulluat

Duke filluar nga dita e hënë, 11 Maj listës së zonave të gjelbërta do t’i shtohen edhe 14 bashki të tjera: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë.

11:27
Brenda dhjetë ditëve/ Kina raporton sot rritjen e saj të parë dyshifrore të rasteve të reja

Kina sot raportoi rritjen e saj të parë dyshifrore të rasteve të reja brenda dhjetë ditëve, duke thënë se janë zbuluar 14 raste të reja, prej të cilave 12 infeksione ishin të brendshme dhe dy nga jashtë.

11:25
Covid-19 në Brazil! Sa të vdekur u regjistruan në 24 orët e fundit

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Brazil u rrit në 10.627, me 730 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit, njoftuan zyrtarët shëndetësorë të vendit.

11:17
Covid-19/ Lajmi i mirë nga Ministria e Shëndetësisë: Ja sa persona janë shëruar

TIRANË- 75% e të prekurve me Covid-19 në Shqipëri janë shëruar. Lajmin e mirë e ka dhënë ministria e Shëndetësisë gjatë komunikimit të përditësimit të të dhënave, ku ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shëruar 23 persona.

11:07
Fabrikë droge 825 mijë paundëshe/ Kush janë 3 shqiptarët e burgosur në Angli

Një fermë e madhe kanabisi, që kapte vlerën e 825 mijë paundëve është zbuluar nga policia angleze, ndërkohë që raportohet se për të kujdeseshin tre shqiptarë, të cilët banonin atje në mënyrë të paligjshme.

11:04
Bilanci/ 12 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, ja ku zgjerohet harta

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë janë infektuar me Covid-19, 12 persona.

10:59
Hetimet e SPAK për tenderat sekret, reagon ministria e Shëndetësisë: Dosjet janë në dritën e diellit…

SPAK se kjo prokurori të premten ka ridërguar sërish një shkresë në ministrinë e shëndetësisë për marrje informacioni për tenderat sekret

10:50
Foto e kafshëve që na tregojnë se familja është gjëja më e rëndësishme në botë

Kafshët ndonjëherë janë prova më e mirë se dashuria për familjen është gjëja më e madhe.

10:45
Shkrumbohet nga flakët një makinë në aksin Elbasan-Tiranë, reagon policia

Elbasan-   Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë,  në fshatin Gracen, ka marrë flakë një  makinë tip “Pezho”, me drejtues K.B., i cili ka qenë në lëvizje e sipër.

10:43
Covid-19! Koreja e Jugut paralajmëron për një valë të re infektimesh

Raste të reja me koronavirus në Korenë e Jugut kanë detyruar autoritetet që të mbyllin kafiteritë dhe klubet e natës në kryeqytetin jugkorean, nga frika se një valë e dytë e infektimeve mund ta godasë vendin, i cili ka nisur të lehtësojë masat e izolimit.

10:38
6 gjëra befasuese që njerëzit kanë bërë në gjumë!

Përgatitja e një vakti gjatë natës dhe harresa e tij në mëngjes nuk është e vetmja gjë e çuditshme që mund të jeni duke bërë teksa flini.

10:28
Conte jep lajmin e lumtur për italianët: Vera do të jetë ndryshe…

ITALI- “Këtë verë nuk do të qëndrojmë në ballkon dhe bukuria e Italisë nuk do të jetë në karantinë. Po, mund të shkojmë në det, në mal, mund të shijojmë qytet tona edhe pse këtë vit do të jetë ndryshe me rregulla dhe me shumë kujdes.” kështu është shprehur kryeministri italian Giuseppe Conte.

10:21
Bukuria e natyrës/ Fotot e veçanta të botës së egër

Njeriu është shumë i lidhur me natyrën dhe gjithmonë do të mahnitet me atë që ajo ofron.

10:12
“Shi gjaku apo qumësht makiatoje”/ 10 gjërat më të çuditshme që kanë rënë ndonjëherë nga qielli

Nëse mendoni që veshët ju kanë dëgjuar mjaftueshëm kuriozitete kohët e fundit, përgatituni për t’u habitur sërish.

10:08
Nga iftari në rrënoja tek maska speciale…fotot më të mira të javës

E gjithë bota po futet në një fazë tjetër që pas izolimit total për shkak të shpërthimit të pandemisë.

09:59
Polemika ndaj OBSH-së, testimet për koronavirusin sëmurin vullnetarët

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se procesi i testimit gjatë të cilit vullnetarët infektohen qëllimisht me Covid-19, mund të përshpejtojë zhvillimin e vaksinave.

09:47
22 vite nga beteja e Llapushnikut, ndër më të ashprat mes forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë

22 vite më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.

09:46
Nga “Darka e Fundit” te “Puthja”/ Këto janë 10 pikturat më të kërkuara në botë!

Çdo vit, vepra arti që së bashku vlejnë miliarda dollarë “enden” nëpër shtëpitë e ankandeve në mbarë botën, ndërsa muzetë më të rëndësishëm mbajnë dhjetëra mijëra – madje qindra mijëra – vepra arti në koleksionet e tyre.

09:32
Zyrtari kinez bën deklaratën e papritur: Koronavirusi ekspozoi mangësi, shpërthimi i tij ishte një provë e madhe…

“Koronavirusi ekspozoi mangësi në sistemin e kujdesit publik shëndetësor në Kinë”, deklaroi të shtunën, një zyrtar i lartë shëndetësor.

09:28
Kur shpërtheu Covid-19 në Wuhan? Pacienti në aeroport kishte vështirësi në frymëmarrje për shkak të një koronavirusi të ri…

Pasditen e 18 shtatorit të vitit të kaluar, zyra e doganave në aeroportin Wuhan Tianhe mori një mesazh urgjent se një pasagjer në një fluturim hyrëse ishte i sëmurë rëndë nga vështirësia në frymëmarrje.

09:13
Kontakt me një të infektuar në Shtëpinë e Bardhë/ Doktori i mirënjohur amerikan vetëkarantinohet!

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe anëtar i grupit të Task Force për koronavirusin i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci deklaroi për CNN se do të nisë një “karantinim të modifikuar”, pasi pati kontakte “të rrezikut të ulët” me një person, pjesë e stafit të Shtëpisë së Bardhë, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.

09:00
Kohë pandemie! Dita e sotme vetëm për pensionistët dhe prindërit me fëmijë nën 14 vjeç

Ashtu si edhe javën e shkuar, e diela do t’u përkasë pensionistëve dhe prindërve me fëmijë nën 14 vjeç, të cilët do të mund të lëvizin me fasha të caktuara orari.

08:50
“Akuza politikës, kundërshtim të vaksinës”/ Demonstrata në Gjermani kundër kufizimeve nga Covid-19

“Rezistencë” – me një parullë të tillë e të tjera, mijëra demonstrues në Gjermani kanë protestuar kundër rregullave e kufizimeve të Coronës, megjithëse lehtësimet e para kanë filluar.

08:41
“Pas Covid-19 fshihen fuqi të errëta ose Bill Gates”/ Teoritë konspirative kapin qendrën e shoqërisë

Disa politikanë gjermanë kanë paralajmëruar në fundjavë nga shtimi i teorive konspirative në kohët e Coronës.

08:35
Rrezik i mundshëm! Bota kalon shifrën e 4 mln të prekurve nga Covid-19, BBC: Liria mund të shpjerë në…

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 4 milionë persona janë infektuar nga koronavirusi në mbarë botën, ndërkohë që numri global i vdekjeve ka shkuar në mbi 277,000.

08:26
Problemi i radhës! Testimet për COVID-19 po infektojnë vullnetarë të shëndetshëm, por po nëse gjërat shkojnë keq?

Sa u takon testimeve për Covid-19, vullnetarë të shumtë kontribuan për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit, pasi u ishte thënë se nuk do të kishte asnjë rrezik për shëndetin e tyre.

08:15
Shkon në 4 milion e 100 mijë numri i të infektuarve me Covid-19, mbi 280 mijë të vdekur

Vazhdon të rritet numri i rasteve dhe viktimave nga koronavirusi. Sipas raportimeve të fundit numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 milion e 101 mijë e 974. Numri i të vdekurve ka shkuar në 280 mijë e 451 persona.

08:12
Deklarata shokuese e aktores së “Harry Potter”: Doja që Boris Johnson të vdiste nga COVID-19

Miriam Margolyes, aktorja angleze e njohur për rolin e saj si Profesor Sprout në produktin kinematografik “Harry Potter” ka shokuar me një deklaratë të sajën sa i takon Covid-19 dhe saktesisht kryeministrit Boris Johson.

07:52
Cannavaro ëndrron Premier League-n: Adhuroj mentalitetin e Kloppit dhe filozofinë e Pepit

Fabio Cannavaro, trajner i Guangzhou Evergrandre, e tregoi hapur ambicien e tij për “Sky Sports Uk”. Kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 e sheh të ardhmen e tij në krye të një klubi të rëndësishëm në Europë, pse jo në Premier League.

07:42
Vazhdon rritja e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.

07:25
Van Der Sar e pranon: van de Beek pritet të largohet këtë verë

E ardhmja e Donny Van De Beek duket se është larg Ajaxit. Diçka e tillë duket se përforcon edhe me shumë deklarata e Van der Sar, drejtorit të përgjithshëm të klubit holandez, i cili është shprehur se mesfushori me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën klubit nga Amsterdami këtë verë. Ndërkohë Van Der Sar e ka bërë të qartë se çdo klub që interesohet për Van De Beek duhet të paguajë një shumë të lartë për të siguruar shërbimet e tij.

07:12
Britania vendos rregullin e fortë: Kush hyn në vend, 14 ditë karantinë

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Britani do të karantinohen për dy javë për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve me koronavirus. Një masë e tillë duket se do të jetë pjesë e planit të Boris Johnson për hapjen e vendit, të cilin do ta njoftojë në fundjavë. Kryeministri pritet të thotë se pasagjerët, përfshirë britanikët që mbërrijnë në porte dhe aeroporte të Mbretërisë së Bashkuar nga të gjitha vendet, përveç Irlandës, duhet të vetëizolohen për 14 ditë, sipas The Times.

06:55
Lëngjet e gjelbra më të shëndetshme, ja disa receta

Lëngjet më të shëndetshme janë ato që kombinojnë perimet dhe frutat. Në këtë mënyrë ofrohet një ekuilibër shumë i nevojshëm mes fibrës, proteinave, vitaminave dhe sheqerit që gjendet tek frutat. Këto lëngje përmbajnë pak sheqer dhe janë ideale për shëndetin.

06:38
Konsumoni karrota çdo ditë, njihuni me vlerat për organizmin

Në fillimet e kultivimit të saj, njerëzit e përdornin karrotën për kura mjekësore. Më vonë e kuptuan se ajo kishte një potencial të shkëlqyer në kuzhinë. Karrota ka të paktën 5000 vjet që rritet mbi këtë tokë, por asnjë nuk e di kohën e saktë se kur kjo perime u shfaq për herë të parë.

06:22
Kurat natyrale kundër humbjes së oreksit

Oreksi ikën për arsye nga më të ndryshmet siç mund të jenë sëmundjet apo stresi. Nëse dëshira për ushqim shuhet për një kohë të gjatë, atëherë mund të përballeni jo vetëm me rënie jo normale në peshë por edhe sëmundje të ndryshme, disa prej të cilave janë kronike.

06:06
Elon Musk zotohet për bartje të selisë së kompanisë Tesla

Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk ka thënë se do të bartë selinë e fabrikës së prodhimit të makinave jashtë Kalifornisë, pasi i është kërkuar që të mbyllë atë.

05:47
Një sëmundje e rrallë prek disa fëmijë me COVID-19

Një pesë vjeçar vdiq në Nju Jork nga një sëmundje e rrallë që po haset tek disa fëmijë, që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut dhe besohet të ketë lidhje me koronavirusin. Është një rrezik i ri i mundshëm për fëmijët në këtë situatë pandemie. Një fëmijë tjetër shtatë vjeçar gjithashtu vdiq në Nju Jork, por autoritetet spitalore thonë se është herët të arrihet në përfundimin se shkaku ishte koronavirusi. Njoftimin për pesëvjeçarin nga sëmundja e rrallë e quajtur Kavasaki, e dha Guvernatori Andrew Cuomo të premten në konferencën e përditshme për shtyp.

05:30
Ndërsa Kalifornia fillon të hapet, hapa për shtimin e testeve

Në Kaliforni, shteti më i populluar amerikan, masat e qëndrimit në shtëpi i kanë mbajtur rastet e COVID-19 relativisht të ulëta, por testimi për sëmundjen ka mbetur prapa.Nismat e reja nga guvernatori dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor synojnë ta ndryshojnë me shpejtësi këtë gjendje. Matt Dibble njofton.

05:02
Obama: Përgjigjja amerikane ndaj koronavirusit, katastrofë kaotike

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij, Donald Trump për përgjigjjen ndaj krizës me koronavirus.Në një bisedë private, ai e ka konsideruar përgjigjen amerikane ndaj pandemisë si “një katastrofë kaotike”.

04:31
Dalja nga izolimi në Britani do të jetë “graduale”

Qeveria britanike do të vëzhgojë me “vëmendje ekstreme” procesin e daljes nga izolimi, ka thënë Sekretari për Transport Grant Shapps, derisa ka bërë të ditura planet për “rikthim të lëvizjes në Britani”.

04:00
Pavarësisht pandemisë, Bjellorusia mban paradë ushtarake

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko ka injoruar këshillat për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe ka organizuar sot një paradë ushtarake.

03:34
SHBA/ Në javën e fundit të mandatit, Gjykata e Lartë do të vendosë për çështje kyçe

Pasi filloi të përdorë teknologjinë dixhitale për shqyrtimin e disa rasteve për shkak të koronavirusit, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara do të vendosë javën që vjen, në fund të mandatit të këtij sezoni, për disa çështje të rëndësishme. Nga e hëna deri të mërkurën, anëtarët e gjykatës do të dëgjojnë argumenta që kanë të bëjnë me tre tema të gjera: lirinë fetare, kërkesat që Presidenti Donald Trump të lëshojë dokumente për financat e tij dhe nëse anëtarët e kolegjit electoral duhet të votojnë për kandidatin që fiton votën popullore në shtetin e tyre.

03:01
SHBA/ Merret vendimi për shmangien e paisjeve kineze nga rrjeti i energjisë elektrike

Presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv javën e kaluar, ku propozohet “vëzhgimi dhe zëvendësimi” i çdo paisjeje të rrjetit energjitik amerikan, që është i prodhuar nga kundërshtarët e huaj, duke përmendur si arsye shqetësimet e sigurisë.

02:43
Mjekët nën presionin e krijuar nga pandemia

Vetëvrasja kohët e fundit e një mjekeje në Nju Jork ka rikthyer vëmendjen tek vështirësitë që ka sjellë pandemia tek personeli mjekësor. Ndërsa po tregojnë vendosmërinë e tyre në detyrë, dy mjeke ndanë me Zërin e Amerikës barrën e paimagjinueshme që kanë mbi supet etyre në përballjen me koronavirusin dhe vdekjet që ato nuk kanë qënë në gjendje të parandalojnë. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti sjell më shumë hollësi.

02:19
SHBA, komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave në vetëizolim

Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn është futur në vetëizolim për dy javë pasi ka pasur kontakte me një person që është testuar pozitiv me COVID-19. Lajmi u konfirmua për agjencinë “Reuters” nga një zëdhënës i këtij institucioni, të premten në mbrëmje.

01:56
Testet sëmurin me Covid-19 vullnetarët, shpërthejnë polemikat

Procesi i testimit gjatë të cilit vullnetarët infektohen qëllimisht me Covid-19 mund të përshpejtojë zhvillimin e vaksinave, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila ka nxjerrë udhëzime të reja se si kjo qasje mund të justifikohet nga pikëpamja etike, pavarësisht rreziqeve të mundshme për pjesëmarrësit.

01:40
Strakosha: Lazio familje e madhe, ndihma modeste e Shqipërisë më bëri krenar

Lojtarët e Lazios në Serinë A vazhdojnë të komunikojnë me tifozët nëpërmjet kanaleve zyrtare të bardhekaltërve. Sot ishte e radha e portierit shqiptar, Thomas Strakosha. Ja se si u shpreh ai për karantinën dhe për rifillimin e stërvitjes.

01:22
Lajme të mira për trajnerin Setien, gjendja fizike e lojtarëve më e mirë se pritshmëritë

Gjendja fizike e futbollistëve të Barcelonës është që tani në 40–45% të kapacitetit ideal dhe duke patur parasysh pritshmëritë e trajnerëve, që i prisnin lojtarët në momentin e grumbullimit pranë një rendimenti afërsisht 30 apo 35%, natyrisht situata në horizont duket shpresëdhënëse. Shumë gëzim dhe kënaqësi në ambientin “blaugrana”, në stafin e përgatitësve fizikë, pasi verifikuan gjendjen e futbollistëve dhe panë rezultatet e testeve të lojtarëve.

01:07
BE nuk i hap kufijtë/ Situata, e paqëndrueshme

Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Europian janë të mbyllura në shkallë të gjerë; për shkak të krizës së koronavirusit vetëm pak njerëzve u lejohet të qarkullojnë nga një vend në tjetrin. Brukseli nuk dëshiron të ndryshojë gjë tani për tani, sepse situata është “e paqëndrueshme”, thotë DW.

00:45
Si do të luhet futboll? FSHF dhe Ministria e Shëndetësisë diskutojnë projektin

Pas mëse 2 javësh kërkesash dhe dy letrave dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, FSHF më në fund është ulur përballë drejtuesve të komitetit teknik të MSH e kryesuar nga Mira Rakacolli dhe ku ishin edhe përfaqësues të FSHF, ndërkohë që në të mori pjesë edhe Presidenti i Ligës, Edvin Libohova, ku u diskutuan për rregullat e reja dhe mënyrën sesi do të kthehet futbolli në fushë.

00:11
Parashikimi i Ricciardos: Starti i Botërorit, me emocione dhe gabime

Daniel Ricciardo beson se gara e parë e Formulës 1, që do të zhvillohet pas krizës së Koronavirusit, do të jetë një kaos i vërtetë. Sipas 30-vjeçarit Australian, koha e gjatë pa gara dhe periudha e tejzgjatur e izolimit do të influencojnë ndjeshëm që sezoni të nisë në mënyrë kaotike, me një garë të vrullshme dhe plot të papritura.

E shtunë, 09 Maj 2020
23:54
Efektet e karantinës, dëmtohet sërish Samuel Umtiti

Vijon kalvari i dëmtimeve për mbrojtësin e Barcelonës Samuel Umtiti, i cili prej pak ditësh kishte nisur stërvitjen pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të COVID-19. Periudhë pa aktivitet të fortë fizik duket se ka ndikuar për keq te francezi, i cili është ndalur për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës së djathtë.

23:38
Flet trajneri legjendar: Epokës së Messit dhe Ronaldos po i vjen fundi

Arsène Wenger, trajneri legjendar i Arsenalit dhe një personazh tepër i respektuar në botën e futbollit , foli në radion britanike “Talksport” mbi mbizotërimin e Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos në futboll në dekadën e fundit dhe paralajmëroi se fundi i mbretërimit të tyre është afër.

23:02
Mayweather e thotë troç: Luftoj nëse argëtohem dhe fitoj 600 milionë

Floyd Mayweather, tashmëi 43 vjeç, mbetet i përqendruar në rolin e tij të ri si trajner, megjithëse ai pranon se vazhdon të shkojë në palestër për të ruajtur formë. “Money” ka sqaruar edhe një here spekulimet në lidhje me një rikthim të mundshëm, të cilin e njoftoi vitin e kaluar, por ai ka dashur të bëjë të qartë se ai do të kthehet vetëm nëse ka një mundësi të mirë pë të fituar para dhe jo për ta ekspozuar veten ndaj boksierëve të rinj.

22:43
E trishtë/ 40-vjeçari ther gruan para fëmijëve

Një burrë 40-vjeçar nga Milano i Italisë ka therur gruan e tij me thikë para fëmijëve, 2 dhe 15 vjeç në shtëpi.

22:35
Kosovë/ 31 të shëruar dhe 8 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me koronavirus në vend.

22:10
Masat kundër CoVid-19/ Përleshje të dhunshme në Greqi, sulmohet policia…

Përleshje midis një grupi anarkistesh dhe policisë janë shënuar mbrëmjen e së shtunës në lagjen Kipseli të Athinës. Sipas burimeve policore, grupe ekstremistësh të majtë që kundërshtojnë masat e qeverisë për kufizimin e pranisë së banoreve në sheshe, si masë parandaluese nga CoVid 19, kanë sulmuar forcat e policisë në zonë.