Vetëvrasësi që hidhej nga dritarja shtyp për vdekje nënën me karrocë në trotuar

13/08/2020 18:28

41 vjeçarja Erzsebet Gabor sapo kishte dalë nga shtëpia e saj në Budapest me dy fëmijët e vegjël, kur u godit për vdekje nga një burrë që ishte hedhur nga një dritare e katit të 14-të mbi të.

Incidenti shokues ndodhi në Zonën 11 të kryeqytetit hungarez Budapest dhe rezultoi në vdekjen e 42 vjeçarit vetëvrasës të paemëruar, si dhe të 41 vjeçares nëne e dy fëmijëve.

Bebja e vogël vajzë që ishte në karrocë me nënën në kohën e incidentit u dërgua në spital me plagë të lehta, sipas mediave hungareze.

Pas vdekjes tragjike të gruas të tij Erzsebet një javë më parë, Gabor Bronz tha për mediat se ajo ishte duke çuar fëmijët në një kënd lojrash aty pranë kur burri i paemëruar ra mbi të duke e vrarë.

Ai shpjegonte se ata ishin një familje e lumtur. Gabor tha se gruaja e tij kishte dalë nga shtëpia me djalin tre vjeçar Marton dhe bijën disa muajshe Boglarka, dhe se ai do të bashkohej me vonë me ta në park.

Por kur doli nga ndërtesa ai pa incidentin e tmerrshëm. E vogla Boglarka është liruar tashmë nga spitali dhe po qëndron me gjyshërit.

Gabor shtoi: “Kuptova se duhet të jem baba për fëmijët e mi dhe t’i rris me sa mundem. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi”.

Ai shton se djali tre-vjeçar ende beson se nëna është sëmurë në spital dhe se do t’i tregojë të vërtetën kur të rritet sa për të kuptuar.

Erzsebet ishte me origjinë nga rajoni rumun Transilvania, por kishte jetuar në Hungari që kur ishte 16 vjeçe.

Hetimet për incidentin vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/4
Pas vdekjes tragjike të gruas Gabor Bronz tha se ata ishin një familje e lumtur

Top Channel