Ilustrim

Grupi operacional në policinë e Shtetit po zhvillon një operacion në zonën e Dajtit në kryeqytet, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Në operacionin që ende është në zhvillim e sipër policia ka kapur afër Freskut A.K dhe M.B. si dhe dy të tjerë. Një ndër ta është edhe shoku i Laert Haxhisë, autor i vrasjeve në Lushnjë në vitin 2017, ku mbetën të vrarë me armë zjarri Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Ai është dënuar më parë me 18 vite burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si edhe me 3 muaj burg, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

Sipas burimeve për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, 4 personat janë kapur me armë dhe municione.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/01/21/top-story-vrasjet-e-bujshme-padrino-te-rinj-po-marrin-lushnjen-nen-kontroll-flet-babai-i-laert-haxhiut/

Top Channel