Një aksident i rëndë ka ndodhur në Xhenova të Italisë, saktësisht në autostradën Genova – Sestri Levanter, në të cilën është përfshirë një familje shqiptare.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat fqinje, gjashtë makina janë përplasur me një kamion. Për pasojë 5 persona kanë përfunduar në spital, ku tre prej tyre janë shqiptarë, anëtarë të një familjeje.

Mësohet se falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur nxjerrja nga makina e nënës shqiptare 22 vjeçe dhe vajzës 2-vjeçare. Teksa ato u transportuan menjëherë në spital, kryefamiljari u mor me helikopter.

E mitura u dërgua në spital në gjendje të mirë shëndetësore, kurse prindërit e saj ndodhen në gjendje kritike për jetën.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel