Champions League/ Leipzig eleminon Atletico Madrid-in, njihuni notat e lojtarëve

13/08/2020 23:56

Leipzig vazhdon të surprizojë në Uefa Champions League. Skuadra gjermane arriti të fitojë 2-1 ndaj Atletiko Madrid duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.

Të tre golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 51 është Olmo i cili shënon për Leipzig. 20 minuta më vonë talenti portugez Joao Felix shënoi golin e barazimin me një penallti. Adams shënon golin e fitores për Leipzig 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall mbrojtësi i Leipzig, Upamecano i cili u vlerësua me notën 8.1, ndërsa lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Oblak i cili mori notën 5.7. Në foton e mëposhtme do gjeni notat për secilin lojtar.

Top Channel