Një peshëngritës rus ka thyer të dyja gjunjët në një përpjekje të dështuar për të ngritur 400 kg.

“Tani do t’i duhet të mësojë të ecë sërish”, shprehen mjekët pas incidentit shokues.

Alexandër Sedykh po konkurronte në Federatën Botërore Europiane që zhvillohej në Moskë, kur i ndodhi ky moment aspak i dëshirueshëm. Kampioni i peshëngritjes shihet teksa vuan poshtë hekurit, ndërkohë që persona të tjerë përpiqen ta ndihmojnë.

Në fillim duket sikur çdo gjë po shkon mirë, më pas pasha e rëndë bëri që Alexandër të këputej.

Top Channel