Në 23:00 mbyllet kufiri në Kakavijë/ Të inatosur qytetarët i bien borive, me mijëra do e kalojnë natën jashtë

13/08/2020 20:21

Situata nuk duket aspak e mirë në Kakavijë ku janë të shumtë qytetarët që presin në radhë për të kaluar kufirin.

Siç duket në pamjet e siguruara nga Top Channel, radha është e gjatë ndërsa qytetarët tashmë të lodhur, dhe kur mbeten edhe 3 orë nga mbyllja e kufirit, i bien borive të mërzitur.

Përveç dyndjes së njëkohshme shkaku i radhës kilometrike lidhet edhe me kufizimet në sportele që pala greke ka vendosur.

Aktualisht është duke u punuar me një deri në dy sportele, të cilat paraprihen nga një ekip shëndetësor, i cili kryen testime me përzgjedhje për qytetarët që kalojnë kufirin.

Top Channel