Krahë pule me Covid/ U zbuluan në Kinë, ishin importuar nga Brazili

13/08/2020 15:06

Një kampion krahë pulash të ngrira të importuara nga Brazili, kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin e ri në qytetin kinez të Shenzhen-it, thanë autoritetet të enjten, pas një serie raportesh për produkte ushqimore të importuara, të kontaminuar.

Koronavirusi u konfirmua të mërkurën në sipërfaqen e një mostre të marrë nga një ngarkesë me krahë pule gjatë kontrollit të ushqimeve të ngrira të importuara në distriktin Long-gang të Shenzhenit.

Autoritetet e shëndetësisë menjëherë gjurmuan dhe testuan njerëzit që mund të kenë pasur kontakte me produktin dhe të gjithë rezultatet dolën negativë. Edhe të gjitha produktet e tjera në negativë ishin izoluar dhe kishin testuar negativë.

Autoritetet tani po gjurmojnë produktet të të njëjtës markë që janë shitur tashmë dhe kanë dezinfektuar zonën ku krahët e kontaminuar të pulës mbaheshin.

Brazili ka raportuar deri më tani më shumë se 3.1 milionë raste koronavirusi, shifra e dytë më e lartë në botë pas shteteve të bashkuara. Lajmi për krahët e kontaminuar të pulës, vjen pasi koronavirusi ishte gjetur më herët në një pako karkalecash të importuara nga Ekuadori, një tjetër vend amerikano jugor, në një restorant, në provincën Anhui.

Që nga korriku ka pasur shtatë raste të tilla ku virusi pikasej në ushqime të paketuara, të importuara, në kinë. E këto incidente kanë shtuar shqetësimin për sigurinë e ushqimeve të importuara. Sidoqoftë, autoritetet e shëndetësisë përfshirë OBSH dhe qendrën amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, thonë se mundësia e marrjes së virusit përmes ushqimeve është shumë e ulët.

Top Channel