TikTok/ Aktvistja me aftësi ndryshe, dënon përdorimin e fotos së saj “për të trembur fëmijët”

13/08/2020 19:37

Mediat sociale thuhet se afrojnë njerëzit, por mund të bëhen dhe burim i disa tendencave mizore.

Një prej këtyre është dhe loja e fundit në rrjetin TikTok, e quajtur ‘FaceTime Prank’ ku bashkëbiseduesit pretendojnë se flasin me dikë duke përdorur “foto të çuditshme apo zbavitëse” të profilit.

Një nga anët e errëta të kësaj tendence është dhe përdorimi i fotove të njerëzve me paaftësi ose deformime.

Viktimë e tendencës është dhe aktivistja e njerëzve me paaftësi Lizzie Velásquez, fotoja e së cilës po përdoret si objekt zbavitjeje nga përdoruesit.

Ajo i shkruan një letër të hapur rrjetit: “TikTok kam nevojë për ndihmën tuaj. Kjo shakaja juaj në ‘FaceTime’ ku përdoren fotot e personave me paaftësi, të fytyrave joreale ose të bebeve të vogla për të parë reagimin e të tjerëve, nuk është një shaka”.

Velásquez shoqëronte ankesën e saj me një video ku dikush përdorte foton e saj në FaceTime.

“Një nënë e tregon të birit foton time duke i thënë se ‘kjo do të jetë mësuesja jote për vitin e ri shkollor’ vetëm për të parë reagimin e tij”, shpjegon ajo.

“Nëse je një i rritur që kujdesesh për një të ri, të lutem mos u mësoni atyre se nëse shikon dikë që duket ndryshe, duhet të frikësohesh prej tyre. Fëmijët duhet të mësohet të simpatizojnë me të tjerët dhe njëri-tjetrin”.

“Kjo tendencë duhet të marrë fund. ne jemi njerëz dhe kemi ndjenja. Kijeni parasysh këtë”.

Velásquez jeton me sindromën e njohur si Marfanoid–progeroid–lipodistrofi, një gjendje e lindur që i ndalon të shtojë në peshë, mes të tjerave.
Lutja e saj kishte tërhequr 150,000 komente dhe shpërndarje.

FOTO GALERI
1/3
Tendenca eshte denuar nga prinderit dhe aktivistet

Top Channel